Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së
Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së
Thaçi u rizgjodh kryetar i PDK-së
(E plotësuar) Në kongresin e 5-të zgjedhor të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), i cili zhvilloi të dielën punimet, pa asnjë kundërkandidatë, Hashim Thaçi është rizgjedhur kryetar i PDK-së.
Pas marrjes së besimit për të parin e partisë, Thaçi ka akuzuar LDK-në për krizën institucionale, duke thënë se me rastin e marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës Kushtetuese, se Fatmir Sejdiu ka shkel Kushtetutën, ish-presidenti i vendit i kishte kërkuar Thaçit ta refuzojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Thaçi ka theksuar ky ka qenë momenti që ka ardhur deri te prishja e koalicionit, ndërsa momenti tjetër ka qenë dalja e LDK-së nga institucionet në mënyrë siç tha ai tinëzare, duke lënë bosh ministritë.
Po sot, është zgjedhur edhe Këshilli Drejtues i PDK-së, nga i cili pritet të zgjidhet dhe kryesia e re e saj.
Duke pretenduar se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme, lideri i saj dhe kryeministri aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se “gjatë mandatit të parë shpallëm Kosovën shtet të pavarur e sovran, kurse në mandatin e dytë do të anëtarësojmë Kosovën në Bashkimin Evropian dhe në NATO”.
I ballafaquar me një qeveri që tashmë ka humbur mbështetjen e shumicës në Kuvendin e Kosovës, me daljen e LDK-së nga koalicioni, Thaçi tha se vendi do të shkojë shumë shpejt në zgjedhje të lira për t’i rikonsoliduar institucionet, të cilat, siç tha ai, janë futur në një krizë të thellë.
* * * * * * *
“Kuvendi i 5-të zgjedhor paraqet kapitull të ri për partinë tonë, për qytetarët dhe shtetin e Kosovës, për partnerët tanë ndërkombëtarë. Ky kuvend paraqet shpresën, besimin dhe vizionin tonë për të ardhmen, paraqet vullnetin e qytetarëve të Kosovës. Ky kuvend është besimi, vullneti dhe vullneti qytetar dhe i PDK-së për fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi në fjalën e tij në Kuvendin e 5-të zgjedhor të PDK-së, që po zhvillon sot punimet në Sallën e Kuqe në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
* * * * * * *
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) po mban sot kongresin e pestë zgjedhor, në të cilin do zgjidhet kryetari i ri i partisë, këshilli drejtues dhe do të miratohet statuti dhe një deklaratë politike.
Deri më tani nuk dihet nëse Hashim Thaçi do të ketë kundërkandidat për kryetar të partisë.
“I takon Kongresit dhe delegatëve që nëse ka kandidatë të tjerë të kandidohen dhe propozohen në përputhje me statutin e PDK-së, i cili parasheh që duhet të ketë 30 nënshkrime për ndonjë kandidat të ri”, tha sekretari për marrëdhënie me publikun i PDK-së, Enver Hoxhaj, njëherësh ministër i arsimit.
Në konferencën e djeshme për gazetarë, Hoxhaj i hodhi poshtë kritikat se Kongresi i partisë është një farsë, duke thënë se PDK para pesë muajve ka marrë vendim që të mbahet ky kongres i rregullt.
Drejtuesit e PDK-së, kanë thënë se kryetari aktual Hashim Thaçi deri më tash nuk ka ndonjë kundër kandidat për postin e të parit të partisë, ndërsa burimet e medieve bëjnë të ditur se kundër kandidat do të jetë Jakup Krasniqi, sekretar i përgjithshëm i PDK-së, i cili ushtron detyrën e presidentit të vendit dhe kryeparlamentarit.
Subjektet politike në bazë të legjislacionit janë të obliguara t’i mbajnë kuvendet e tyre zgjedhore, nëse duan të çertifkohen për të marrë pjesë në zgjedhje.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Daci u rizgjodh kryetar i LDD-së
» Hashim Thaçi-kryetar ilegjitim i PDK-së
» Tre kandidatë për kryetar të LDK-së
» Isa Mustafa kandidon për kryetar të LDK-së
» Kadri Veseli kryetar i PDK-së!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi