Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Genc Llakaj:Ortodoksia shqiptare “flet” greqisht!

Shko poshtë

Genc Llakaj:Ortodoksia shqiptare “flet” greqisht! Empty Genc Llakaj:Ortodoksia shqiptare “flet” greqisht!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Mar 04, 2009 11:29 pm

Ortodoksia shqiptare “flet” greqisht!


Genc Llakaj:Ortodoksia shqiptare “flet” greqisht! 20080310193103Shkruan: Genc LLAKAJ
Prej më shumë se një dekadë e gjysmë, në Shqipëri mbretëron opinioni i instiktit të një inferioriteti artificial ndaj çdo fenomeni. Do të ishte naivitet lënia jashtë këtij konstatimi e çështjes ortodokse. Lidhur me këtë besim shtrojmë këtë pyetje:Si është e mundur që ortodoksia shqiptare të flas në shqip nëpërmjet ortodoksisë greke? Le të përmendim disa nga faktorët më negativ që e favorizojnë këtë “pushtim” apo tjetërsim vlerash të këtij besimi fetar:politika jonë naive, Akademia e Shkencave e cila deri dje qeshte e qante greqisht (z. Popa, ish- drejtuesi i Akademisë së Shkencave e di se çfarë dua të them) dhe disa media kombëtare që kinse papagallojnë realitetin.

Atëherë, duke parë se Ortodoksia Shqiptare ndodhet brenda mureve të mësipërm, të cilët mbrojnë me fanatizëm këtë mohim vlerash, vlerësoj normal faktin që shqiptarët ndihen inferiorë, të çarmatosur dhe si rrjedhim të paaftë përballë kësaj tragjedie. Siç rezulton, shohim se ortodoksia de jure apo klinikisht jeton në Tiranë nën përfaqësinë e Janullatosit, ndërsa de fakto apo natyrisht ky besim fetar mbijeton diku gjetkë, ndoshta në Elbasan nën përfaqësinë e një kleriku të thjeshtë - At Nikolla Markut. Mesa duket, vërejmë dy standarde të trajtimit të saj: Standardin që justifikon mungesën e legjitimitetit të aspiratave shpirtërore të një populli dhe standardin që përjashton aftësitë menaxhuese të ndjenjave të tij, në lidhje me besimin ortodoks nga një klerik shqiptar. Ky handikap artificial dhe rrezikshmërisht i qëllimshëm, pikë së pari, merr kurajo nga neglizhenca e politikës sonë e rrjedhimisht pasqyrohet te shqiptarët që vetëviktimizohen, në rastin konkret të mos jenë në gjendje ta udhërrëfejnë Autoqefalinë Ortodokse. Këtë mangësi po e shfrytëzojnë me dhelpëri disa struktura shoviniste greke të cilat duke e mbështetur jo vetëm moralisht, por dhe financiarisht Autoqefalinë Shqiptare për qëllime që tashmë dihen, po e dirigjojnë atë, nëpërmjet një pasaportë shqiptare-false dhe një vize po të tillë nga Athina, drejt një rruge parrugë. Ky kah lëvizës i stimuluar sforcërisht që, së pari synon largimin e shqiptarëve nga vetvetja apo nga origjinaliteti shqiptar i kësaj feje, po rishpluhuros ëndrrën e sëmurë të megali-idesë, pra të të ashtuquajturit “Vorio-Epir.” Ja pra pse shqetësohet At Nikolla, në lidhje me prezencën e Janullatosit dhe kinse ortodoksinë mëmë të importuar nga Greqia. Ai dhe shumë shqiptarë të ndershëm janë “kurioz” të dinë përgjigjet e pyetjeve të mëposhtme: Cili është qëllimi real i Janullatosit këtu dhe përse një “klerik” grek duhet medoemos të vazhdojë të jetë në krye të Autoqefalisë Shqiptare dhe jo një shqiptar në krye të saj?
-Çfarë lidhje ka përfaqësuesi i Ortodoksisë së një shteti laik si ky yni me politikën greke dhe me antishqiptarin e tërbuar Nikolas Geixh?
- Ku qëndron qëllimi i Janullatosit në ndërtimin e kaq shumë kishave (flitet për miliona dollarë) saqë së shpejti numri i tyre do të kalojë edhe vetë numrin e besimtarëve ortodoksë? Duke marrë në konsideratë se, një përfaqësues i çfarëdolloj bindje fetare qoftë, duhet të “notoj” në të njëjtën gjatësi vale me ndjenjat, aspiratat apo dëshirat e besimtarëve të vet dhe realitetin e ortodoksisë sonë, konkludojmë se: Autoqefalia Shqiptare dhe kreu i saj jo vetëm nuk përfaqësojnë shpirtërisht besimtarët shqiptarë, por më e keqja është se s’kanë as plan afatshkurtër e aq më pak, afatgjatë ta nisin një gjë të tillë.
Fakte për indiferentizmin, përçmimin dhe qëllimet antishqiptare të Janit e të KOASH ndaj ortodoksëve shqiptarë ka me bollëk, si më poshtë: Në vitin 1997 kur në vendin e shqiponjave, ndër gjithë shqiptarët (sigurisht edhe ata të fesë ortodokse) kishte shpërthyer epidemia e vëllavrasjes, prezenca private e Janullatosit në Athinën zyrtare, ishte çuditërisht e shpeshtë. Qëllimi i atyre takimeve tashmë dihet: Rimonti i motorit të vjetruar të “megaliidesë” dhe vënia në lëvizje e tij nëpërmjet karburantit që historikisht ka prodhuar përçarja e shqiptarëve. Më 4 tetor të 1998-ës, kur në qendër të Evropës (në Kosovë) masakroheshin barbarisht qytetarë të moshave dhe gjinive të ndryshme, në skajin tjetër të saj (në qendër të Moskës) Janullatosi deklaron: “Bombardimet amerikane ndaj makinës ushtarake serbe në Dardani duhet të parandalohen.” Sipas tij, gjenocidbërësit milosheviçian nuk duhet të ndëshkoheshin, përkundrazi, të kritikoheshin. Teori kjo, që me siguri Janullatosi e ka përvetësuar nga interpretimi katolik i Biblës që thotë: “Kur të qëllojnë në njërën faqe, mos kundërvepro, por kthehu tjetrën.” Në qershorin e 2007-ës, edhe pse Kryepeshkopi Anastas ishte i ftuar nderi në Qafë Bot (një dëshirë e mirë kjo e deputetit Shpëtim Idrizi për ruajtjen e bashkëjetesës fetare) të mbante meshën e radhës për respekt të popullatës çame të masakruar barbarisht nga makina fashiste e N. Zervës, ai nuk denjoi të shkonte as si Janullatos (gjë që pritej), por as si kre i Autoqefalisë Shqiptare. Ishte po ky përfaqësues i fesë Ortodokse Shqiptare me origjinë, kombësi dhe nënshtetësi greke, që nuk mori në konsideratë respektin ndaj shqiptarëve të zhvarrosur në Kosinë të Përmetit (dy vjet më parë) dhe aq më pak dhimbjen e familjarëve të tyre. Zhvarrime këto nën pretekstin se aty gjendeshin eshtrat e ushtarëve të origjinës së tij. Edhe këtë herë ai vet dhe institucioni që drejton, treguan se jo vetëm nuk përfaqësojnë besimtarët ortodoks të mbidheshëm, përkundrazi, janë të aftë (siç edhe vepruan) të zhvarrosin e të rivrasin ata të nëndheshëm. Metoda fashiste greke të llojit të mësipërm, ndoshta më të hidhura, janë aplikuar edhe me heronjtë ortodoks të viteve 1821 (në revolucionin modern grek) si Theodhori Bythguri (apo Kollokotroni në greqisht), Laskarina Bubulina, Odise Andruçi, Gjergj Karaiskaqi etj, të cilët edhe pse luftuan për Greqinë (si nënshtetas të saj), u vranë pabesisht nga vet ortodoksët e sëmurë grekë, vetëm se ishin të një kombësie tjetër, asaj shqiptare.
Pra, kjo është njëra anë e medaljes. Tjetra anë e saj përfaqësohet me figurën më të shkathët që po barazpeshon të keqen Janullatos, klerikun patriot At Nikolla Markun. Këtë hero të shqiptarizmës mund ta krahasoj pa hezituar me dy figura të mëdha të kombit tonë: Papa Kristo Negovanin (që u masakrua barbarisht në 12 shkurt të 1905-ës nga tipa si idhulli i Janullatosit, Kozma Etoli) dhe Baba Ali Tomorrin (që u pushkatua nga antishqiptarët në 14 janar të 1948-ës). Të dy këta klerik, ashtu si dhe At Nikolla sot, u sakrifikuan për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe të besimit shqiptar. (Edhe pse i pari ortodoks e i dyti bektashian). Më fundi, mendoj se nuk duken aq të rastësishme lidhjet shpirtërore të “Janit” me armikun më të madh të gjuhës shqipe Kozma Etolin, dashuriçkat “Vorio-Epirote” ndërmjet tij dhe antishqiptarit Nikolas Geixh dhe ardhja e katapultuar e këtij zotërie në krye të Autoqefalisë Ortodokse Shqiptare, kur fare mirë dihet se shteti i tij i origjinës është në gjendje lufte me shtetin ku ai “punon.” E megjithë këto fakte të mësipërme që flasin me gjuhën e realitetit dhe që nuk ka logjik të dëgjohen në greqisht, vazhdon ende të himnizohet përralla e Janullatosit (si përfaqësues i KOASH) nga shteti Shqiptar dhe nuk merret në konsideratë puna sublime e klerikut shqiptar At Nikolla Marku, i cili kërkon nëpërmjet rrugës morale dhe logjike përfaqësimin e Ortodoksisë nga vet shqiptarët. Pra, për çka u tha më sipër, kujt duhet ti ngelet qejfi: ortodoksëve shqiptarë e At Nikollës apo A. Janullatosit e ortodoksëve grekë? Nuk më ngelet gjë tjetër veç t’u rikutoj “Kozma-Janëve” në fjalë Fishmanin që thotë:”Kush fyhet, me kë, kur dhe për çfarë?
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi