Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Halil Xani:FUSHATA SHAMATA FJALËTHATA

Shko poshtë

Halil Xani:FUSHATA SHAMATA FJALËTHATA  Empty Halil Xani:FUSHATA SHAMATA FJALËTHATA

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 25, 2010 7:45 pm

Halil Xani:FUSHATA SHAMATA FJALËTHATA  66694_1671015339329_1355732799_31753191_485142_n


Halil Xani:FUSHATA SHAMATA FJALËTHATA


Ah sikur të kishim fushatë çdo ditë
Oh lum Kosova, i lumi ti e i lumi unë
Liderët na kënaqën me plot gojën dritë
Me plot gojën bukë, plot gojën punë.

Tash nuk përmendin më pavarësinë
As Mitrovicën nuk po e përmendin
Njëri- tjetrin n`tubime e akuzojnë.
Se nuk kanë ditur ta drejtojnë vendin.

Nuk di a do të kemi mjaftë tokë
Për aq shumë shkolla e spitale
Nuk di a do të kemi aq siperfaqe
Për rrugë asfalti në fusha e male.

O Zot të lutem të ma shtosh jetën
Edhe një palë sy i kisha kërkuar
Që Kosovën pas këtyre zgjedhjeve
Ta shoh si kanë për ta lulëzuar.

Unë për vete shumë po kam frikë
Se këto premtime i bëjnë për adet
Votuesin shpejt do ta harrojnë
Ditën e parë që hipin në pushtet.

Ta merr mendja kanë tjera punë
Poshtë e përpjetët me xhipa të zi
S`kanë kohë t`merren me probleme
E as të përmendin më pavarësi.

Polac, 31.10.2007
(edhe më 2009, edhe më 2010, edhe...)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi