Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vatra do te nderoje Peter Priftin

Shko poshtë

Vatra do te nderoje Peter Priftin  Empty Vatra do te nderoje Peter Priftin

Mesazh nga Agim Gashi Mon Oct 25, 2010 8:21 pm

“VATRA” do të nderojë kujtimin e Prof. Peter Prifti

Vatra do te nderoje Peter Priftin  Gjeke_marinaj_peter_prifti_san_diego_2007-212x300

Profesor Peter Prifti , publicist, studiues, perkthyes dhe personalitet i
bashkësisë shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndër të fundit dishepuj
të Nolit, ndërroi jetë me 17gusht 2010, duke lënduar zemrat e të afërmve, dhe
miqëve. Me 28 gusht u organizua ceremonia funebre në Funeral Home
Merkley-Mitchel Mortunary në San Diego, Ca, ndërsa këto ditë tetori në Shqipëri,
vëllai i i të ndjerit, shkrimtari i njohur Naum Prifti, sekretar i Vatrës, coi
në vend amanetin e të ndjerit, hiri i trupit të tij, u shpërnda në Lumin Erzen.
Për ta nderuar kujtimin e të ndjerit Peter Prifti, që dikur ishte sekretar i
Federatës Vatra dhe ndihmës editor i gazetës Dielli, Federata “Vatra” ka
vendosur që të organizojë një veprimtari-In Memoriam, ku do të sillen mbresa
nga ata që e njohën, studime për fushat kur Peter Prifti kontribuoi, roli i tij
në mbrojtjen e cështjes së Kosovës etj.
Veprimtaria do të organizohet në datën 13 nëntor, duke filluar nga ora 3.00 pm.
Adresa ku do të zhvillohet veprimtaria është:

CCM
2401 White Plains Road
Bronx, NY 10467

Për ata që udhëtojnë nga Manhattan-i, mund të përdoret treni 2 dhe zbritet në
Pelham Pkwy S.
Vatra fton komunitetin shqiptar që t’i bashkëngjitet në këtë veprimtari.


Merrë nga Albemigrant
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi