Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Enver SULAJ

Shko poshtë

Poezi nga Enver SULAJ Empty Poezi nga Enver SULAJ

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 29, 2010 1:12 am


Poezi nga Enver SULAJ 73414_160869387280272_100000716346990_348365_1768980_n
Poezi nga Enver SULAJ

NJË PIKË LOTI NË PETALET E VJESHTËS

Kam nevojë për një buzëqeshje sot
Jo asi që ngrijnë në buzë e tradhtojnë shpirtin
e mbeten prapa në hijen e dyshimit
Por buzëqeshje të ngrohta shpirti
Që e largojnë mërzinë, e dëbojnë pikëllimin.

Në net të gjata e të zymta si harrimi
Në ditë të shkurtra si agmia e jetës
Mungon diçka në këtë stinë
-një ngjyrë, një pikë loti në petalet e vjeshtës

Si një rreze drite që davarit natën pa hënë
Si një fije drithëruese që kapërthen horizonte pritjeje
Ashtu është ky mëngjes i vranët vjeshte
dhe më besoni miq
i mungon një e sinqertë buzëqeshje.


TI I JEP KUPTIM VETMISË

Mbi shkrptimë të zjarrtë të qiellit, sipër yjeve të praruar,
farfurin një ndjenjë e zjarrtë, në një shpirt të shqetësuar.
A është natë nuk mund ta them, në pikë vape pranë liqenit,
drithërimë e shpirtit t’gjorë se ç’i jep hijeshi tmerrit.

Mes dy zjarresh, mes dy lotësh ti i jep kuptim vetmisë,
thash të thur ca vargje zemre për pasion të bukurisë.
Vjen mëngjesi, nis një ditë, engjëllore me plot shpresë,
jam te pritja, jam te zjarri, ndjenjë e shenjtë asesi t’vdesë.

HESHTJE
Fare s’u përpoqa ta shihja syrin tënd në dritën e hënës
As fjalët e lëna peng ditën e martë te kalaja
Ti nuk fole gjë për qiellin me shi

Gjatë qëndrova para altarit të zhgënjimit
Fola me mikun për bestytnitë
Për besimtarët e denjë nga malësia

Ç’të them për ty as ti s’di për vete
A e lëmë me kaq që të mos e shqetësojme vetminë
Unë thur vargje për dashurinë
Ti lexon vargje për dashurinë

Sa fort e kemi përqafuar, o zot, vetminë!

________________
Z. Haxhi, bashke me deshiren time per shendetin tuaj dhe mbaresi ne familje, deshiroj t'ju falenderoj per mundesine qe t'i postoj disa poezi ne facebook.Perndrsshe keto jane tri poezi te pabotuar deri me tani, nga nje permbledhje me poeziqe pret botimin.

Me respekt,Enver Sulaj.
Falenderojme krijuesin Enver Sulaj per dergimin e poezive per SOFRA POETIKE. Uroj qe tash e tutje ta kemi me shpesh prezent me krijimet e veta letrare...(h.m)


Sofra poetike
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi