Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Alfred Papuçiu: Si na përfaqëson shkrimtari Ismail Kadaré në botë

Shko poshtë

Alfred Papuçiu: Si na përfaqëson shkrimtari Ismail Kadaré në botë Empty Alfred Papuçiu: Si na përfaqëson shkrimtari Ismail Kadaré në botë

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 3:27 am

Alfred Papuçiu: Si na përfaqëson shkrimtari Ismail Kadaré në botë U1_Alfred_PapuciuSi na përfaqëson shkrimtari Ismail Kadaré në botë
Nga Alfred Papuçiu
Personalisht nuk dua të futem aspak në polemikën qe ka lindur në disa organe të shtypit shqiptar lidhur me ndonjë shkrim apo poemë të Ismail Kadaresë të periudhës së diktaturës komuniste. Nuk arrij të kuptoj se ku është qëllimi i një sulmi të tillë pa skrupull, sidomos nga ana e ndonjë përfaqësuesi të asaj diktature ogurzezë që kishte hipnotizuar atë popull të mirë, të urtë, por që diti të ruajë gjuhën e zakonet e veta, shekuj të tërë, që diti të përballojë sulme nga më të kobshmet në historine e njerëzimit: disa invazione të huaja. Atij regjimi si kudo në botë tashmë i ka kaluar koha, megjithë disa të mira që u dha njerëzve: shkollimin, mësimin e gjuhëve të huaja edhe nga ata të rinj që ishin mësues në fshatrat më të largëta të vendit, por që u la edhe gjurmë të thella të rënda të paskrupullta tek mijra familje shqiptare që nuk dua t'i kujtoj, dua t'i harroj njëherë e përgjithmonë!!!
Më kujtohet si sot kur takova vite më parë një ish komandantin tim të mirë dhe të përgatitur, pasi kreva shërbimin ushtarak, të pezmatuar, pasi e kishin liruar, meqënëse një kushëri i tij kishte "dashur të arratisej". Dhe ai vazhdoi: "Po të shohim Shqipërinë me dy milionë e gjysëm banorë, të gjithë do dalim kushërinj". A mendon ai dikushi që përdor për qëllimet e veta dokumenta qesharake të asaj periudhe të "ngurtë", se është më mirë që t'i fusë ato në sirtar dhe të përfitojë nga të mirat që i dha demokracia qoftë edhe e brishtë në Shqipëri, pas viteve 90-të, pasi një ditë nipat dhe mbesat e tij ose të saj do ta kujtojnë jo për mirë. Jam i mendimit se figura e Ismail Kadaresë, këtij shkrimtari të shquar të kombit tonë, por edhe të botës moderne, të shekullit të njëzetë, nuk duhet të përlyhet, as nuk duhet të denigrohet, pasi nëpërmjet tij dhe veprave të tij, shumë qytetarë të botës, zviceranë, amerikanë, francezë, anglezë, afrikanë, të Amerikës Latine, australianë, kanë mundur të njohin edhe Shqipërinë e vogël, me njerëz të mirë, mikpritës, me karakter, luftëtarë trima, por edhe që e kanë dashur dhe e duan paqen dhe fqinjësinë e mirë. Anatemat kundër Kadaresë godasin indirekt dhe çdo shqiptar të ndershëm kudo qoftë. Kadareja nuk i përket vetem kombit tonë, por edhe kombeve të tjerë ku ai ka fituar zemrat e miliona njerëzve me shkrimet e tij për Shqiperinë dhe shqiptarët. Nuk dua të përmend titujt që ka marrë Kadareja në Francë apo gjetiu, apo sa kryetarë shteti njohin më mirë Ismail Kadarene dhe veprën e tij se sa një president republike të çdo vendi qoftë. Duam a nuk duam ne, ai nuk ka nevojë për ne, ne kemi nevojë për të, për gjithçka ai do të shkruajë edhe tani edhe në të ardhmen për kombin e tij të lashtë, për Gjirokastrën e tij, apo për Tiranën, Shkodrën loce, Lezhën e Krujën e Skënderbeut, Kosovën, Fierin e myzeqarëve punëtorë e të ndershëm, Pogradecin e njerëzve mikpritës.
Pra të nderuar zonja e zotërinj, lëreni Kadarenë të qetë, të lirë të punojë e të shkruajë për të mirën e të ardhmen e Shqipërisë- që para më pak se një dhjetëvjeçari nuk njihej as nga popuj të Evropës. Lëreni atë të shkruajë, siç duhet të lini të qetë të punojë tokën e tij atë fshatar që do të mbjellë grurin dhe ta korrë atë, atë bukëpjekës që na përgatit bukën e përditshme, ata që kujdesen për shëndetin tonë, ata që duan të këndojnë, ata që falen para Zotit, ata që pikturojnë, ata që qëndisin, ata që ndërtojnë, ata që mendojnë, ata që.... Duke respektuar punën e tjetrit, mijra e mijra njerëz të kësaj toke jetojnë në harmoni, respektojnë njeri tjetrin, janë solidarë! Më kujtohet se kam lexuar diku se Adami vetëm, në kopshtin e Parajsës, para se Zoti të krijonte Evën, mund të kishte bërë të gjitha marrëzitë që i kalonin në kokë. Ai do të kishte mundur të kalonte natën të gjitha shtigjet e tokës shkretëtirë, dhe të këndonte këngët më të zhurmëshme. Kjo nuk do te kishte shqetësuar asnjeri. Asnjë fëmijë nuk do të zgjohej, asnjë i sëmurë nuk do të trembej, sepse Adami ishte vetëm. Por tani në botë ka me miliona njerëz që jetojnë pranë njerit tjetrit: pra ta respektojmë njeri tjetrin, punën e tij, pasionet e tij, pasi kështu respektojmë veten dhe njerëzit tanë të afërm apo të largët!
Shkrimtarë të shquar zviceranë si Marie-Luce Dayer, gazetari i televizionit zviceran Pierre Barde, Antoine Bordier etj etj, e kane njohur fillimisht Shqipërine nëpërmjet veprave të Kadaresë. Di që zvicerani Marcel Cellier, një nga njohësit më të mirë në botë per muzikën popullore të kombeve të ndryshëm dhe i njohur në Francë, Zvicër, Amerikë e kudo për disqet me muzikë popullore shqiptare, bullgare etj.,në emisionet e tij të përkryera për Festivalin e Gjirokastrës, dhënë tek "Radio Suisse Romandë", përmend disa herë me respekt birin e shquar të atij qyteti: Ismail Kadarenë. Di që profesori zviceran Jean Philippe Assal, mik i shqiptarëve , i apasionuar pas profesionit të tij fisnik por edhe letersisë ka pranë tavolinës së tij të punës diskun me muzikë popullore të Laver Bariut që e dëgjon here pas here, si edhe veprat e Kadaresë, të cilat i citon në seminaret e Grimenzit, ku vijnë mjekë nga gjithë bota. Di që shkrimtarja e paharruar zvicerane Lilianë Perrin e ka pasur për nder që parathënien e librit të saj e ka nënshkruar Ismail Kadare, ku ndër të tjera shprehet: „Në rast se këto faqe të larta janë larg cdo ambicjeje apo zhargoni politik, ato shkojnë më larg se një sajim i thjeshtë, më larg se një takim pa të nesërme".
Di që emri dhe vepra e Ismail Kadaresë zënë një vend të nderuar në letersinë evropiane dhe atë botërore të shekullit të XX-të, paçka se ai nuk ka marre çmimin Nobel në letersi që e ka merituar në fakt nga lexuesit e shumtë. Di që nga udhëtimet që kam pasur fat të bëj në botë, si rezultat i punës me organizatat ndërkombëtare si në Nju Jork, Paris, Vjenë, Kajro, Nairobi, Rhodes, Bazel, Budapest, Majami , Palma de Majorka etj., nuk kam gjetur asnjë libër te Kadaresë në kioskat e shumta të librave tashmë të lexuar e stërlexuar, pasi ato ruhen në bibliotekat e njerëzve të thjeshtë, të atyre të kulturës, të artit. ..
Të gjitha këto nuk janë pak për të respektuar këtë figurë.

Marrë nga libri „Meditim për shqiptarët, Europën dhe Kombet e Bashkuara“ (Toena), dygjuhësh shqip dhe frëngjisht
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi