Alfred Papuçiu: I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë por dhe mbarë njerëzimit
Faqja 1 e 1

Ismail Kadare - Alfred Papuçiu |
I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë por dhe mbarë njerëzimit
Përgatitur nga Alfred Papuçiu
Prof. Jean-Philippe Assal dhe Alfredi |
Isha para një njeriu të madh dhe të them të drejtën e ndjeja veten pak ngushtë, pasi më dukej se po i merrja nga koha e tij e çmuar. Por ai me fjalët e tij të përzemërta më bënte të përgjigjesha, pak me ndrojtje. Me autografin e tij karakteristik, mora dy libra të tij të rinj. I dhashë edhe unë dy librat e mij të fundit, në të cilat kam shkruar edhe për të dhe më falenderoi. Por duke i parë ato në dy gjuhë, m’u drejtua ashtu thjesht : « Është punë e madhe, Alfred, të shkruash në dy gjuhë ». Nuk po zgjatem në hollësitë e bisedës sonë, pasi ajo lidhet me botimet, botuesit, vendin e letërsisë sonë në Shqipëri por dhe jashtë saj. Me dashamirësi për shkrimtarët bashkëkohës të vendit të tij, por edhe të huaj. Cdo gjë që shprehte për mua mbetet postulatë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm. Përpara kisha Ismail Kadarenë që konsiderohet me të drejtë si shkrimtari më i madh shqiptar dhe një nga shkrimtarët më të mëdhenj të gjallë të botës.
Ismail Kadare në studio |
Selia e Bashkimit Europian |
E bëra këtë hyrje, të dashur lexues, jo për t’ju përgjigjur polemikës boshe të ndonjë pene shqiptare që “do të vrasë larg”. Duam a s’duam ne, Ismail Kadare nuk i përket vetëm Kombit tonë, por botës letrare europiane dhe ndërkombëtare. Ai i përket mbarë njerëzimit. Është pararendës i njohjes së letërsisë shqiptare në botë. “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe veprat e tjera të tij, hyjnë në fondin e artë të letërsisë botërore. Qysh i ri ishte ambicioz dhe energjik dhe me penën e tij shumë shpejt u imponua për të rezatuar letërsia shqiptare në Europë, megjithë censurën e diktaturës enveriane. Gazetarë të shquar, veteranë të televizionit zviceran, si Pjer Bardë, që ka realizuar me qindra e qindra emisione përfshirë edhe për etruskët, në bibliotekën e tij të pasur, ka radhitur në një vend ballor, të gjitha veprat e Ismail Kadaresë, të botuara në frëngjisht, por gjithashtu edhe në gjuhë të tjera të huaja. Ai flet gjithmonë me respekt të veçantë për figurën dhe talentin e veçantë të shkrimtarit tonë mbarëkombëtar. Flet me respekt edhe për Gjirokastrën e Ismail Kadaresë, kur vite më pare ishte i ftuar në Festivalin Folklorik Mbarëkombëtar, bashkë me muzikologun Marcel Cellier.
Enkas, në udhëtimet që kam patur fat të bëj në botë, si rezultat kryesisht i punës me organizatat ndërkombëtare, si në Nju Jork, Nju Xhersi, Paris, Vjenë, Kajro, Nairobi, Athinë, Limasol, Rhodes, Romë, Bazel, Dubai, Singapur, Budapest, Florida, Palma de Majorka etj., “gërmoj” në libraritë dhe bibliotekat e këtyre vendeve dhe shoh se librat e Ismail Kadaresë zenë një vend nderi në raftet e tyre. Shpesh pyes për aksh libër të Ismailit që nuk ndodhet aty dhe librashitësja thotë me dashamirësi se tanimë është blerë.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Alfred Papuçiu: I madhi Ismail Kadare i përket jo vetëm Shqipërisë por dhe mbarë njerëzimit
Deri më sot nuk kam gjetur asnjë libër te Kadaresë në kioskat apo tezgat e shumta të librave tashmë të lexuar e stërlexuar, pasi ato ruhen në bibliotekat e njerëzve të thjeshtë, të atyre të kulturës, të artit, por edhe të personaliteteve më të larta të vendeve të botës.
Nuk dua të bëj polemikë këtu në këtë shkrim të shkurtër me ndonjë bashkëkombas, apo edhe ndonjë “qoftëlarg”, pasi nuk ja vlen të merresh me ta. Askush nuk mund ta përlyejë figurën madhore të Ismail Kadaresë dhe të letërsisë shqiptare. Për Ismail Kadarenë nuk mjaftojnë as disa qindra faqe të tëra për të shkruar për veprën e tij, për jetën e vrullshme, për karakterin tepër njerëzor, maturinë, pjekurinë, inteligjencën dhe bonsensin e tij. Ato i gjen të shkruara në qindra e qindra botime kudo në botë. Kemi fat që një "Doctor honoris causa" është shqiptar, kemi fat që vepra e tij ndodhet kudo: në Kongresin amerikan, në Bibliotekën më të vjetër të botës, themeluar në shekullin e XII-të në Oksford të Anglisë, në Universitetin Jale (SHBA), tek "Payot", "FNAC". Një akademik francez ka thënë për Ismailin tonë: "Toujours vous porterez l'Albanie et toujours l'Albanie vous portera" (Ju do të mbani gjithmonë Shqipërinë dhe Shqipëria do t'u mbajë). Shqiptarët, siç është shprehur vetë shkrimtari ynë, "e humbën Europën" dy herë, në radhë të parë në shekullin e XV-të, si popujt e tjerë nga zgjedha otomane; radhën e dytë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur ranë nën thundrën komuniste; herën e tretë, megjithëse jetojnë akoma nën "ankthin" se mos e shohin akoma veten jashtë Europës, Ismail Kadare, ithtar europian i shqiptarëve dhe ata që e pasojnë, do ta vënë në jetë aspiratën e bashkëkombasve të tyre, me veprat e tyre, për ta parë edhe Kombin tonë në Brukselin e të 27-tëve. Japonezët, Norvegjezët, Baskët, Italianët, Britanikët, Grekët, Amerikanët, Portugezët, Zviceranët dhe natyrisht Francezët kanë qënë lexuesit e parë të Ismailit tonë dhe janë besnikë ndaj tij, do apo s'do ndonjë Akademik shqiptarofolës, apo ata që për dy kacidhe hedhin anatema ndaj tij. Lexuesit e shumtë të veprës së Ismailit në botë janë mësuar të deshifrojnë qysh në kohën e diktaturës së E.H., mesazhet që përmbanin veprat madhore të Ismail Kadaresë. Francezi i shquar Moris Dryon (Maurice Druon) ka deklaruar për Ismailin fisnik: "dëshmitar i Shqipërisë për Shqipërinë, ju u kthyet në universal" (botëror). Përsëris: jam i mendimit se figura e Ismail Kadaresë, këtij shkrimtari të shquar të kombit tonë, por edhe të botës moderne, të shekullit të njëzetë, nuk duhet të përlyhet, as nuk duhet të denigrohet, pasi nëpërmjet tij dhe veprave të tij, shumë qytetarë të botës, zviceranë, amerikanë, francezë, anglezë, afrikanë, të Amerikës Latine, australianë, kanë mundur të njohin edhe Shqipërinë e vogël, me njerëz të mirë, mikpritës, me karakter, luftëtarë trima, por edhe që e kanë dashur dhe e duan paqen dhe fqinjësinë e mirë. Ismail Kadareja ka bërë shumë edhe për Kosovën. Mjafton të përmendim letrën që i ka dërguar para disa vitesh ish Presidentit Francez lidhur me masakrat e serbomëdhenjve. Ai shkroi aq bukur parathënien e librit të Ibrahim Rugovës “Ceshtja e Kosovës” që u botua nga shtëpia botuese me prestigj “Fayard”. Anatemat kundër Ismail Kadaresë godasin indirekt dhe çdo shqiptar të ndershëm kudo qoftë. Kadareja nuk i përket vetem kombit tonë, por edhe kombeve të tjerë, ku ai ka fituar zemrat e miliona njerëzve me shkrimet e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët. Midis të tjerëve mund të përmendim lexuesit e veprës së Kadaresë, etnologët e huaj, veçanërisht francezë, të cilët janë magjepsur nga romanet e tij, në të cilat ata kanë gjetur tema që për ta janë të shtrenjta: nderi dhe fjala e dhënë, mikriptja, martesa, por gjithashtu identiteti kombëtar, transmetimi gojor, epopeja. Vepra e tij shpesh duket, për këtë arsye, si një dritare mbi një shoqëri dhe një kulture që më parë ishin të mbyllura për etnologët e huaj, deri në 1990 dhe që për shkak të “hermetizmit” të shoqërisë shqiptare deri atëhere, ishin të panjohura në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ismail Kadare është cilësuar me të drejtë nga studjuesit e letërsisë botërore si “antikonformist”, “rezistues i heshtur”, “një kundërshtar i heshtur i regjimit”, deri sa u kthye në një aktivist i palodhur kundër tiranisë. Ai është një shkrimtar gjeni, vepra e të cilit u kthye në një simbol shprese. Le të kujtojmë, të dashur lexues, se gjatë lëvizjes së studentëve dhe manifestimeve të mëdha antikomuniste të viteve 1990-91, demostruesit mbanin në duar pankarta, me portretet e patriotit të shquar shqiptar Fan S. Noli dhe të Ismail Kadaresë, si dhe të dy personalitete që simbolizonin Europën, humanizmin dhe një kulturë të vërtetë kombëtare. Veprat e Kadaresë tanimë ishin bërë pjesë përbërëse e shpirtit të të rinjve, të atyre mësuesve atje në fshatrat e thella dhe në malet tona që lexonin veprat e tij dhe mësonin gjuhë të huaj, në vend që të ktheheshin në saharoshë kafenesh. Ismaili ishte simbol i emancipimit dhe formimit të tyre kulturor. Ai u kthye në një idhull për një numër krijuesish të rinj që guxonin të shprehnin disa mendime antikonformiste në veprat e tyre. Ismail Kadaresë ju desh të përballojë me dinjitet thëniet kërcënuese: “Dëgjo Ismail! Partia dhe populli të ngritën në Olimp. Në rast se ti nuk qëndron besnik idealeve tona, ata do të të hedhin në humnerë”. Kërcënim i hapur në praninë e gruas së Diktatorit. Por Ismail Kadare nuk ishte më një shkrimtar modest i viteve 60-të dhe veprat e tij tanimë ishin botuar jo vetëm në Francë, por edhe në vende të tjera. Inteligjenca dhe pena e tij e mprehtë ishin mbi diktaturën, o ju kritizerë qaramanë që shpini pa dashur ujë tek mulliri i serbomëdhenjve dhe atyre që duan të na denigrojnë me “mashat” tona mjerane!
Akuzuesit pseudo-intelektualë të sotëm dhe të djeshëm, nuk kanë të drejtë morale ta gjykojnë Ismail Kadarenë dhe letërsinë shqipe që ai përfaqëson sot në botë, bashkë me pasardhës të tij të denjë që po shtohen në numër, pasi ata në fakt me heshtjen e tyre ose me entuziazmin e tyre finok, i kanë shtuar jetën regjimit diktatorial në Shqipëri. Vepra e tij gjigande, siç është shprehur shkrimtari dhe miku i mirë Vasil Qezari, do të kishte humbur po të përfundonte Ismail Kadare në “gulaget” shqiptare, siç deshën ta linçonin nostalgjikët atë, pas botimit të “Dimrit të vetmisë së Madhe”, apo të poemës “Pashallarët e Kuq”. Pra ne duhet të krenohemi nga prania e një gjeniu si Ismail Kadare, talenti i të cilit është një thesar në serinë e veprave të tij, të cilat konsiderohen me të drejtë, jo vetëm “krenaria e kultures shqiptare, por edhe e kultures europiane dhe si pasojë e gjithë botës”.
Nuk dua të përmend akoma më tepër titujt që ka marrë Kadareja në Francë apo gjetiu, përveç atyre që përmendëm më sipër, apo sa kryetarë shtetesh njohin më mirë Ismail Kadarene dhe veprën e tij, se sa një president republike të çdo vendi qoftë. Duam a nuk duam ne, ai nuk ka nevojë per ne, ne kemi nevojë për të, për gjithçka ai do të shkruajë edhe tani edhe në të ardhmen për kombin e tij të lashtë, për Gjirokastrën e tij, apo për Tiranën, Shkodrën loce, Durrësin, Lezhën e Krujën e Skënderbeut, Tropojën dhe Valbonën, Sarandën, Vlorën, Fierin e myzeqarëve punëtorë e të ndershëm, Korçën, Pogradecin e njerëzve mikpritës, Prishtinën e Gjakovën.
Për respekt të atyre që e vlerësojnë letërsinë shqipe dhe Ismail Kadarenë, po ju jap lexuesve vetëm disa pasazhe të vlerësimeve që ju bënë atij, më 28 tetor 1996, trembëdhjetë përpara, kur ai u pranua si anëtar bashkëpunëtor i huaj i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ismail Kadare zuri atëhere vendin e filozofit dhe moralistit të madh Karl Popper. Presidenti i asaj Akademie Zoti Alain Plantey, ndër të tjera u shpreh atë ditë:
“Zoti President i nderuar i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, e konsideron pranimin e shkrimtarit të madh Kadare në Akademinë e Shkencave Morale dhe Politike, si një ngjarje të një rëndësie të veçantë për gjithë kulturën shqiptare dhe si një dëshmi e përpjekjeve fisnike që bën Franca për të bërë të njohur kulturën dhe historinë shqiptare. Shqipëria do t’i jetë atij gjithmonë mirënjohëse”.
Dhe Presidenti i Akademisë, lidhur me këtë vlerësim të Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha tha: “Duke e vlerësuar autorin e shquar të këtyre fjalëve, Akademia është e ndjeshme ndaj kësaj dëshmie“.
Pastaj Zoti Alain Plantey përmendi tiparet kryesore të personalitetit të Ismail Kadaresë dhe të veprës së tij, cilësitë e të cilave vlerësohen kudo. “Në rast se ju jeni në mënyrë të pakundërshtueshme një shkrimtar, tha ai, veprat tuaja kanë, në gjithë botën, një kuptim të fuqishëm…Duke ju zgjedhur juve, ne caktojmë natyrisht një Europian të një soji të veçantë, një Ballkanik, që për më tepër është shqiptar, përfaqësues i shquar i një prej Kombeve dhe prej kulturave më autentike ballkanike. Në rast se sot, si për shumë në Europën Qëndrore dhe Ballkanike, Shqipëria sheh drejt Perëndimit liberal, ky Perëndim, nga i cili në të vërtetë komunizmi kishte frikë, kjo është pikërisht në sajë tuajën. Ju keni treguar fuqinë etike dhe politike të mesazhit letrar, kur ai mbështetet në kurajon dhe talentin. Vendi juaj është ashtu si duket midis nesh.
Pastaj, ai ja dha fjalën anëtarit tëi Akademisë, Zotit Henri Amouroux, i cili ndër të tjera theksoi:
“Cilin po pranojmë ne sot: romancierin Ismail Kadare, njërin nga më të mëdhejtë të kohës sonë…Por në 1989, Ismail Kadare ka qënë zgjedhur anëtar korespondent i seksionit të histories dhe gjeografisë të Akademisë sonë. Një romancier në seksionin tone të histories dhe gjeografisë? Më kujtohet atëhere, Ismail, se u thashë kolegëve të mij, i bindur menjëherë se e gjithë vepra juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një vendi që Ptolemeu, i pari, e quajti Albanoï, emër që mendohet se ai i referohej në këtë mënyrë maleve, këtyre maleve, që zënë dy të tretat e territorit, që ishin strehë jo vetëm e të gjitha rezistencave ndaj të gjithë pushtuesve, por gjithashtu e muzikës, valleve, kostumeve, dhe ajo që është kryesorja e gjuhës shqipe”.
Mariam M’Raihi, në studimin e vet „Ismail Kadare apo frymëzimi prometheian“, ndër të tjera shkruan: „Ismail Kadare, shkrimtar humanist dhe progresist, ka zgjedhur për të ilustruar mendimin e tij, për të rilindur një zot më njerëzor se sa njerëzit: Prometheun“.
Ismail Kadare, më tepër se kushdo, në çdo rast, ka mbrojtur çështjen e ligjshme të Kosovës dhe s’ka shumë kohë, në një intervistë në emisionin „Rubikon“, më 8 qershor 2009, kur vizitoi për herë të parë, Kosovën, shtetin më të ri në Europë, pas shpalljes së Pavarësisë e ka cilësuar atë „luani“ i Europës. „Shqipëria dhe Kosova, theksoi ai me forcë, duhet të ndjehen mirë në këtë kohë. Europa ka bërë luftë për ta, ata e merituan plotësisht, ata tërhoqën vëmendjen e këtij kontinenti dhe ata duhet ta ruajnë këtë simpati. Këtë simpati duhet ta ruajnë mbi të gjitha për veten e tyre, sepse jetojnë në këtë kontinent, në këtë familje dhe duhet të jemi mirë me ta“.
Mjafton kaq për të respektuar Ismail Kadarenë, i cilësuar „fenonem“, një shqiptar bashkëbesëlidhës i yni, pasi duam as nuk duam, ai është i respektuar nga njerëz modestë, letrarë, shkrimtarë, historianë, shkencëtarë, por edhe Presidentë të botës mbarë.
Të heq Kapelen miku im i mirë, modest, por penë artë, Ismail dhe ty Helenë që ke qëndruar gjithmonë pranë tij në Shqipëri, Francë e gjetiu, ku ju kanë shpënë rrugët e jetës, si në Guernessey për Hygoin ka qënë Zhulieta dhe për Soljeniçinin ka qënë Matriona. Ju keni qënë për të "një mbështetje edhe në çastet më të errëta të vetmisë dhe të braktisjes" por edhe në çastet dhuratë të lavdisë së tij të merituar të sotme. Së bashku ne do bëjmë çmos dhe do ndikojmë që Njeriu ynë i Madh, Ismail Kadare të marrë faktikisht çmimin "Nobël" që e ka merituar prej kohësh.
Nuk dua të bëj polemikë këtu në këtë shkrim të shkurtër me ndonjë bashkëkombas, apo edhe ndonjë “qoftëlarg”, pasi nuk ja vlen të merresh me ta. Askush nuk mund ta përlyejë figurën madhore të Ismail Kadaresë dhe të letërsisë shqiptare. Për Ismail Kadarenë nuk mjaftojnë as disa qindra faqe të tëra për të shkruar për veprën e tij, për jetën e vrullshme, për karakterin tepër njerëzor, maturinë, pjekurinë, inteligjencën dhe bonsensin e tij. Ato i gjen të shkruara në qindra e qindra botime kudo në botë. Kemi fat që një "Doctor honoris causa" është shqiptar, kemi fat që vepra e tij ndodhet kudo: në Kongresin amerikan, në Bibliotekën më të vjetër të botës, themeluar në shekullin e XII-të në Oksford të Anglisë, në Universitetin Jale (SHBA), tek "Payot", "FNAC". Një akademik francez ka thënë për Ismailin tonë: "Toujours vous porterez l'Albanie et toujours l'Albanie vous portera" (Ju do të mbani gjithmonë Shqipërinë dhe Shqipëria do t'u mbajë). Shqiptarët, siç është shprehur vetë shkrimtari ynë, "e humbën Europën" dy herë, në radhë të parë në shekullin e XV-të, si popujt e tjerë nga zgjedha otomane; radhën e dytë, pas Luftës së Dytë Botërore, kur ranë nën thundrën komuniste; herën e tretë, megjithëse jetojnë akoma nën "ankthin" se mos e shohin akoma veten jashtë Europës, Ismail Kadare, ithtar europian i shqiptarëve dhe ata që e pasojnë, do ta vënë në jetë aspiratën e bashkëkombasve të tyre, me veprat e tyre, për ta parë edhe Kombin tonë në Brukselin e të 27-tëve. Japonezët, Norvegjezët, Baskët, Italianët, Britanikët, Grekët, Amerikanët, Portugezët, Zviceranët dhe natyrisht Francezët kanë qënë lexuesit e parë të Ismailit tonë dhe janë besnikë ndaj tij, do apo s'do ndonjë Akademik shqiptarofolës, apo ata që për dy kacidhe hedhin anatema ndaj tij. Lexuesit e shumtë të veprës së Ismailit në botë janë mësuar të deshifrojnë qysh në kohën e diktaturës së E.H., mesazhet që përmbanin veprat madhore të Ismail Kadaresë. Francezi i shquar Moris Dryon (Maurice Druon) ka deklaruar për Ismailin fisnik: "dëshmitar i Shqipërisë për Shqipërinë, ju u kthyet në universal" (botëror). Përsëris: jam i mendimit se figura e Ismail Kadaresë, këtij shkrimtari të shquar të kombit tonë, por edhe të botës moderne, të shekullit të njëzetë, nuk duhet të përlyhet, as nuk duhet të denigrohet, pasi nëpërmjet tij dhe veprave të tij, shumë qytetarë të botës, zviceranë, amerikanë, francezë, anglezë, afrikanë, të Amerikës Latine, australianë, kanë mundur të njohin edhe Shqipërinë e vogël, me njerëz të mirë, mikpritës, me karakter, luftëtarë trima, por edhe që e kanë dashur dhe e duan paqen dhe fqinjësinë e mirë. Ismail Kadareja ka bërë shumë edhe për Kosovën. Mjafton të përmendim letrën që i ka dërguar para disa vitesh ish Presidentit Francez lidhur me masakrat e serbomëdhenjve. Ai shkroi aq bukur parathënien e librit të Ibrahim Rugovës “Ceshtja e Kosovës” që u botua nga shtëpia botuese me prestigj “Fayard”. Anatemat kundër Ismail Kadaresë godasin indirekt dhe çdo shqiptar të ndershëm kudo qoftë. Kadareja nuk i përket vetem kombit tonë, por edhe kombeve të tjerë, ku ai ka fituar zemrat e miliona njerëzve me shkrimet e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët. Midis të tjerëve mund të përmendim lexuesit e veprës së Kadaresë, etnologët e huaj, veçanërisht francezë, të cilët janë magjepsur nga romanet e tij, në të cilat ata kanë gjetur tema që për ta janë të shtrenjta: nderi dhe fjala e dhënë, mikriptja, martesa, por gjithashtu identiteti kombëtar, transmetimi gojor, epopeja. Vepra e tij shpesh duket, për këtë arsye, si një dritare mbi një shoqëri dhe një kulture që më parë ishin të mbyllura për etnologët e huaj, deri në 1990 dhe që për shkak të “hermetizmit” të shoqërisë shqiptare deri atëhere, ishin të panjohura në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Ismail Kadare është cilësuar me të drejtë nga studjuesit e letërsisë botërore si “antikonformist”, “rezistues i heshtur”, “një kundërshtar i heshtur i regjimit”, deri sa u kthye në një aktivist i palodhur kundër tiranisë. Ai është një shkrimtar gjeni, vepra e të cilit u kthye në një simbol shprese. Le të kujtojmë, të dashur lexues, se gjatë lëvizjes së studentëve dhe manifestimeve të mëdha antikomuniste të viteve 1990-91, demostruesit mbanin në duar pankarta, me portretet e patriotit të shquar shqiptar Fan S. Noli dhe të Ismail Kadaresë, si dhe të dy personalitete që simbolizonin Europën, humanizmin dhe një kulturë të vërtetë kombëtare. Veprat e Kadaresë tanimë ishin bërë pjesë përbërëse e shpirtit të të rinjve, të atyre mësuesve atje në fshatrat e thella dhe në malet tona që lexonin veprat e tij dhe mësonin gjuhë të huaj, në vend që të ktheheshin në saharoshë kafenesh. Ismaili ishte simbol i emancipimit dhe formimit të tyre kulturor. Ai u kthye në një idhull për një numër krijuesish të rinj që guxonin të shprehnin disa mendime antikonformiste në veprat e tyre. Ismail Kadaresë ju desh të përballojë me dinjitet thëniet kërcënuese: “Dëgjo Ismail! Partia dhe populli të ngritën në Olimp. Në rast se ti nuk qëndron besnik idealeve tona, ata do të të hedhin në humnerë”. Kërcënim i hapur në praninë e gruas së Diktatorit. Por Ismail Kadare nuk ishte më një shkrimtar modest i viteve 60-të dhe veprat e tij tanimë ishin botuar jo vetëm në Francë, por edhe në vende të tjera. Inteligjenca dhe pena e tij e mprehtë ishin mbi diktaturën, o ju kritizerë qaramanë që shpini pa dashur ujë tek mulliri i serbomëdhenjve dhe atyre që duan të na denigrojnë me “mashat” tona mjerane!
Kosova dhe Europa |
Nuk dua të përmend akoma më tepër titujt që ka marrë Kadareja në Francë apo gjetiu, përveç atyre që përmendëm më sipër, apo sa kryetarë shtetesh njohin më mirë Ismail Kadarene dhe veprën e tij, se sa një president republike të çdo vendi qoftë. Duam a nuk duam ne, ai nuk ka nevojë per ne, ne kemi nevojë për të, për gjithçka ai do të shkruajë edhe tani edhe në të ardhmen për kombin e tij të lashtë, për Gjirokastrën e tij, apo për Tiranën, Shkodrën loce, Durrësin, Lezhën e Krujën e Skënderbeut, Tropojën dhe Valbonën, Sarandën, Vlorën, Fierin e myzeqarëve punëtorë e të ndershëm, Korçën, Pogradecin e njerëzve mikpritës, Prishtinën e Gjakovën.
Për respekt të atyre që e vlerësojnë letërsinë shqipe dhe Ismail Kadarenë, po ju jap lexuesve vetëm disa pasazhe të vlerësimeve që ju bënë atij, më 28 tetor 1996, trembëdhjetë përpara, kur ai u pranua si anëtar bashkëpunëtor i huaj i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës. Ismail Kadare zuri atëhere vendin e filozofit dhe moralistit të madh Karl Popper. Presidenti i asaj Akademie Zoti Alain Plantey, ndër të tjera u shpreh atë ditë:
Pavarësia e Kosovës: piktura e Dolor Hasanaj |
Dhe Presidenti i Akademisë, lidhur me këtë vlerësim të Presidentit të Shqipërisë, Sali Berisha tha: “Duke e vlerësuar autorin e shquar të këtyre fjalëve, Akademia është e ndjeshme ndaj kësaj dëshmie“.
Pastaj Zoti Alain Plantey përmendi tiparet kryesore të personalitetit të Ismail Kadaresë dhe të veprës së tij, cilësitë e të cilave vlerësohen kudo. “Në rast se ju jeni në mënyrë të pakundërshtueshme një shkrimtar, tha ai, veprat tuaja kanë, në gjithë botën, një kuptim të fuqishëm…Duke ju zgjedhur juve, ne caktojmë natyrisht një Europian të një soji të veçantë, një Ballkanik, që për më tepër është shqiptar, përfaqësues i shquar i një prej Kombeve dhe prej kulturave më autentike ballkanike. Në rast se sot, si për shumë në Europën Qëndrore dhe Ballkanike, Shqipëria sheh drejt Perëndimit liberal, ky Perëndim, nga i cili në të vërtetë komunizmi kishte frikë, kjo është pikërisht në sajë tuajën. Ju keni treguar fuqinë etike dhe politike të mesazhit letrar, kur ai mbështetet në kurajon dhe talentin. Vendi juaj është ashtu si duket midis nesh.
Pastaj, ai ja dha fjalën anëtarit tëi Akademisë, Zotit Henri Amouroux, i cili ndër të tjera theksoi:
“Cilin po pranojmë ne sot: romancierin Ismail Kadare, njërin nga më të mëdhejtë të kohës sonë…Por në 1989, Ismail Kadare ka qënë zgjedhur anëtar korespondent i seksionit të histories dhe gjeografisë të Akademisë sonë. Një romancier në seksionin tone të histories dhe gjeografisë? Më kujtohet atëhere, Ismail, se u thashë kolegëve të mij, i bindur menjëherë se e gjithë vepra juaj ishte e pandarë nga gjeografia e një vendi që Ptolemeu, i pari, e quajti Albanoï, emër që mendohet se ai i referohej në këtë mënyrë maleve, këtyre maleve, që zënë dy të tretat e territorit, që ishin strehë jo vetëm e të gjitha rezistencave ndaj të gjithë pushtuesve, por gjithashtu e muzikës, valleve, kostumeve, dhe ajo që është kryesorja e gjuhës shqipe”.
Mariam M’Raihi, në studimin e vet „Ismail Kadare apo frymëzimi prometheian“, ndër të tjera shkruan: „Ismail Kadare, shkrimtar humanist dhe progresist, ka zgjedhur për të ilustruar mendimin e tij, për të rilindur një zot më njerëzor se sa njerëzit: Prometheun“.
Ismail Kadare, më tepër se kushdo, në çdo rast, ka mbrojtur çështjen e ligjshme të Kosovës dhe s’ka shumë kohë, në një intervistë në emisionin „Rubikon“, më 8 qershor 2009, kur vizitoi për herë të parë, Kosovën, shtetin më të ri në Europë, pas shpalljes së Pavarësisë e ka cilësuar atë „luani“ i Europës. „Shqipëria dhe Kosova, theksoi ai me forcë, duhet të ndjehen mirë në këtë kohë. Europa ka bërë luftë për ta, ata e merituan plotësisht, ata tërhoqën vëmendjen e këtij kontinenti dhe ata duhet ta ruajnë këtë simpati. Këtë simpati duhet ta ruajnë mbi të gjitha për veten e tyre, sepse jetojnë në këtë kontinent, në këtë familje dhe duhet të jemi mirë me ta“.
Mjafton kaq për të respektuar Ismail Kadarenë, i cilësuar „fenonem“, një shqiptar bashkëbesëlidhës i yni, pasi duam as nuk duam, ai është i respektuar nga njerëz modestë, letrarë, shkrimtarë, historianë, shkencëtarë, por edhe Presidentë të botës mbarë.
Të heq Kapelen miku im i mirë, modest, por penë artë, Ismail dhe ty Helenë që ke qëndruar gjithmonë pranë tij në Shqipëri, Francë e gjetiu, ku ju kanë shpënë rrugët e jetës, si në Guernessey për Hygoin ka qënë Zhulieta dhe për Soljeniçinin ka qënë Matriona. Ju keni qënë për të "një mbështetje edhe në çastet më të errëta të vetmisë dhe të braktisjes" por edhe në çastet dhuratë të lavdisë së tij të merituar të sotme. Së bashku ne do bëjmë çmos dhe do ndikojmë që Njeriu ynë i Madh, Ismail Kadare të marrë faktikisht çmimin "Nobël" që e ka merituar prej kohësh.
Krans- Montana dhe Gjenevë, më 22 - 29 gusht 2009
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Alfred Papuçiu: Si na përfaqëson shkrimtari Ismail Kadaré në botë
» Ismail Kadare: Adhurimi i Shqipërisë antikastriotiane
» Speciale: Alfred Papuçiu
» Ismail Kadare: Nuk jam nacionalist, janë vetëm 200 faqe me politikë në veprat e mia
» Nëna Tereze është vlerë e mbarë njerëzimit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi