Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sulmohet me bombë prona e Ilir Tolajt

Shko poshtë

Sulmohet me bombë prona e Ilir Tolajt Empty Sulmohet me bombë prona e Ilir Tolajt

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 30, 2010 1:37 pm

Sulmohet me bombë prona e Ilir Tolajt

Shpërthimi ka tronditur familjen katër anëtarëshe Tolaj,...

Sulmohet me bombë prona e Ilir Tolajt Tolajjjj
“Është ndjenjë e pakëndshme, çfarë të them, natyrisht që familja ime ishte e tronditur nga shpërthimi, megjithëse kur ndodhi ishim të gjithë në shtëpi, por në fillim nuk e menduam që kishte ndodhë në pronën tonë. Tash jam më i qetë, meqë jam mësuar me këso situatash të jashtëzakonshme”, i tha gazetës "Bota sot", Ilir Tolaj.



(E plotësuar) Të premtën në orët e mbrëmjes afër restorantit “Villa Natyra” në lagjen
“Dardania” në Prishtinë, ka ndodhur një shpërthim zjarri në një veturë civile, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, ka thënë zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në ora 20.00 në rrethana tash për tash të panjohura. Kelani ka konfirmuar se si rrjedhojë e shpërthimit janë dëmtuar dy-tri vetura që ndodheshin në afërsi të vendit të shpërthimit, ndërkohë që zjarri është lokalizuar falë intervenimit të shpejtë të policisë.
“Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit”, ka thënë Kelani.
Por, shpërthimi ka tronditur familjen katër anëtarëshe Tolaj, e cila fillimisht nuk e kishte kuptuar se ku kishte ndodhur shpërthimi, e aq më pak, të mendonin se ata kishin qenë caku.
“Është ndjenjë e pakëndshme, çfarë të them, natyrisht që familja ime ishte e tronditur nga shpërthimi, megjithëse kur ndodhi ishim të gjithë në shtëpi, por në fillim nuk e menduam që kishte ndodhë në pronën tonë. Tash jam më i qetë, meqë jam mësuar me këso situatash të jashtëzakonshme”, i tha gazetës "Bota sot", Ilir Tolaj.
Shpërthimi ka tronditur edhe banorët e lagjes. “Shpërthimi na ka tronditur të gjithëve, e gjithë familja mbeti pa frymë, shkova tek dritaret të shihja nga erdhi zhurma e shpërthimit, që u duk sikur dridhi tërë ndërtesën, e veçanërisht dritaret, nuk arritëm të shohim as ndonjë zjarr, por pas pak dëgjuam sirenat e policisë dhe njerëzit që filluan të mblidheshin afër vendit të ngjarjes”, tha Sejdi Hajdari, banor i lagjes.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Policisë së Kosovës për të zbardhur shkaqet e zjarrit.
Policia po e mban të rrethuar shtëpinë, përkatësisht pronën ku jeton Ilir Tolaj, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë. / BS
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi