Mjafton emri Ibrahim Rugova
Mjafton emri Ibrahim Rugova
Mjafton emri Ibrahim Rugova
Nga SKËNDER BUÇPAPAJ
Spektrit zgjedhor aktual të Kosovës i është shtuar dhe e ka zbukuruar një lëvizje e re - lëvizja Rugova-Bukoshi. Unë e formuloj kështu, pra Rugova-Bukoshi, për të ripërtërirë në kujtesë çiftin e famshëm politik të viteve 1990, mbiemra asokohe aq të adhuruar e aq të brohoritur në mijëra e mijëra manifestime tejet masive të shqiptarëve në metropolet perëndimore.
Rëndom në daljet publike dhe nga mediat emri i Bujar Bukoshit renditet para emrit të Ukë Rugovës. Dhe lëvizja e tyre cilësohet me dy emrat e tyre të përveçëm: Bujar Bukoshi-Ukë Rugova, ndërsa ata që nuk i shmangen nostalgjisë (përmallimit) të një kohe të artë të politikës së Kosovës, i bien më shkurt: Bukoshi-Rugova. Nuk ka asgjë jo të natyrshme në daljen e emërmbiemrit Bujar Bukoshi para emërmbiemrit Ukë Rugova. Nismën për lëvizjen aktuale duket se e ka marrë Bukoshi. Dhe e ka përqafuar Rugova. Bukoshi përfaqëson gjithashtu përvojën e madhe në politikë. Rugova përfaqëson gjithashtu vizionin e madh dhe energjinë rinore të pashterrëshme në politikë.
Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi në historinë e Kosovës përfaqësojnë figurën përplotësuese të kreut të politikës së vendit. I pari është figura më e kultivuar e politikës së Kosovës dhe politikës shqiptare në përgjithësi, i pajisur edhe me një zgjuarsi natyrore të pashoqe në politikën shqiptare, i pari filozof në krye të një lëvizjeje kombëtare shqiptare, vizionar evropian dhe perëndimor i krahasueshëm me bashkëkohësit e tij më të shquar evropianë dhe perëndimorë.
Bujar Bukoshi, pa dyshim është ndër më të kulturuarit në politikën e Kosovës. Në duetin me Ibrahim Rugovën ka përfaqësuar krahun veprues, krahun realizues të filozofisë së Ibrahim Rugovës. Natyrë e ndryshme, temperament i ndryshëm me Ibrahim Rugovën. Ibrahim Rugova tejet i përkorë dhe i përmbajtur. Bujar Bukoshi më se i shpenguar dhe jo rrallë i shkujdesur. Këto cilësi e tipare nuk do të kishin çuar në disa mospajtime të tyre në pjesën e dytë të viteve 1990, për çka dikush tash Ukë Rugovës ia zë për të madhe afrimin me Bujar Bukoshin, nëse do skutha pranë presidentit të atëhershëm dhe do skutha të tjerë pranë kryeministrit të atëhershëm nuk do të kishin futur fitme midis tyre.
Për ata që nuk iu vjen në hatër fjala "skutha", po e bëj një parantezë dhe po shpjegoj kuptimin e fjalës, sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe: "Skuth është ai që i fsheh qëllimet dhe veprimet e veta dhe paraqitet ndryshe nga ç'është, thëngjill i mbuluar, tinëzar: Ruaju nga ai skuth!" Pra, marrëdhëniet midis presidentit dhe kryeministrit ua panë sherrin "do gacave të mblueta" tash të ditur me emra dhe mbiemra, më në fund tashmë "gaca të shplueta". Skuthat "u shpluen" përfundimisht, mendoj unë, kur nuk e pranuan të konkurojë brenda partisë së Ibrahim Rugovës bashkëpunëtorin më të ngushtë shumëvjeçar të Ibrahim Rugovës dhe të birin e Ibrahim Rugovës.
Për të marrë pjesë në zgjedhjet aktuale, Bujar Bukoshi dhe Ukë Rugova e kanë të domosdoshme t'i largojnë nga emri i lëvizjes së tyre nistoret LDK. Ata kanë dashur t'i kenë në emrin e lëvizjes këto nistore. Në fakt, LDK do të ishte një mbingarkesë me interpretueshmëri të tillë sa nuk do t'ia vlente barra qiranë ta kishe në ndonjë emërtim të ri politik. Të gjithë ata që nuk heqin dorë nga dobësia ndaj kësaj partie me aq peshë në historinë më të re të Kosovës, ku bëj pjesë edhe unë, janë të detyruar të pranojnë se LDK në vitet pas vdekjes së Ibrahim Rugovës ka bjerrë jo pak. Mëkatet e kësaj bjerrje le t'i marrë mbi vete udhëheqja aktuale, askush nuk ka pse t'i bëhet pjesë as me dëshirën, as pa dëshirën e saj.
Duket se lëvizja Bujar Bukoshi-Ukë Rugova do të hyjnë në zgjedhjet aktuale me emrin Lista Qytetare Ibrahim Rugova. Unë mendoj se ky emër është në lartësinë e idealeve të popullit të Kosovës, në lartësinë e simbolikës së emrit të Presidentit Historik, në pajtueshmërinë më të kulluar midis pritshmërive e shpresave të Kosovës dhe vizionit të mishëruar nga jeta dhe vepra e Ibrahim Rugovës. Dhe unë, prej këndej, përfytyroj një garë zgjedhore të lëvizjes Bukoshi-Rugova, apo Rugova-Bukoshi, që të mos ketë fare pikëtakime me garën zgjedhore të LDK-së aktuale, pra të mos merret fare as me skuthat, as me skuthnitë e tyre, por vetëm të shikojë përpara, të tregojë përpara, të ardhmen ku do ta çojnë ata Kosovën mbi bazën e vizionit gjithmonë të ri të trashëguar nga Ibrahim Rugova.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Dr.Ibrahim Rugova - Na Mungon
» Rugova: Sot u ndje mungesa e Presidentit Dr. Ibrahim Rugova
» Autostrada Ibrahim Rugova
» Ripërtërihet Ibrahim Rugova
» LDK-Ibrahim Rugova koalicion me AAK-në

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi