Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi nga Afrim ASLLANI

Shko poshtë

Poezi nga Afrim ASLLANI Empty Poezi nga Afrim ASLLANI

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 02, 2010 2:28 am

Poezi nga Afrim ASLLANI 67416_161816420518902_100000716346990_353117_6451265_nPoezi nga Afrim ASLLANI 67416_161816420518902_100000716346990_353117_6451265_n
Poezi nga Afrim ASLLANI
NËNË

Me ty e në gjiun tënd jetoj
Me ty, ndihem shpend me krah
Çdo çast ngritëm larg në qiell,
Atje ku yjet bëjnë dritë.

Prej teje mësova ngrohtësinë e puthjes
Ma dhurove me shumë dashuri
Prej teje mësova ledhatimin
Mësova edhe këtë fjalë hyjnore
Me ty mësova, gëzim e lumturi.

Mësova, çfarë është edhe dhimbja,
Loti e pikllimi oj nënë,
E ëmbël e imja dashuri!


KA NDJENJË, KJO DASHURI

Çdo çast, çdo orë e ditë
Për mot...
Pyesin për dashurinë
Pse është kaq e bukur
Pse është kaq e ëmbël
E m'bi të gjitha...
Pse s'plaket, pse s'vdes
Kjo ndjenjë, kjo dashuri.

Në tokë e deri në qiell të kaltërt
E freskët gjithnjë
Shndrit e ngroh çdo trup
Edhe atëherë kur dielli nuk shndrit.

Palosur palë në shpirt
E shohim e prekim
Ushqehemi përtrihemi
Çdo çast, çdo orë e ditë me të
Dhe prapëseprapë të etur.

JETO, SI VETË DASHURIA

Dashuria nuk është monedhë
e as pronë që uzurpohet
e as këmishë që zhvesh kurdo.

Aty ku s'ka kufi, s'ka as uzurpime
çmohet veshet e shihej për jetë
shndrit në netët e qeta, edhe në agime.

Të pranohet si e tillë, jetën e ke parajsë
jeton si vetë dashuria
shndrit edhe në netët pa yje,
edhe kur dielli mungon.



ME AKULL E ZJARRË

Herën e fundit
Ma mbulove zemrën
Me akull e zjarrë.

Akullin e vure
Aty ku zjarrin e ndeze
N'dëshirë epshore...

Kur ti më mungoje
Në buzët e etura
Më mbuluan ethet si acar
Dashuri, më mbyti ai mall...



TRUPI, MENDJA E SHPIRTI

Trupi e dëshiron shpejtësinë e mendjes
Që shpirtin ta ushqehej...
E të kënaqet pafundësisht!

Trupi e dëshiron gjallërinë e shpirtit
E dëshiron dhe pasurinë e zemrës
Çdo çast, çdo ditë, çdo muaj e vit...
Të shkëlqej në dashuri
Dhe prapë i etur, e i pa ngopur
Edhe atëherë kur ti mbyllim sytë!



MBRETËRESHË BUKURIE

Dëshiroja...
Pyes, me gojë e me shkrim
Athua, asgjë në jetë nuk të dhurova
U mundova...
E ndoshta, nuk të gëzova
Dëshiroja...
Diell e dritë shpirtit ti dhuroja
Gjithnjë trupin tuaj
Mbështjell me dashuri ëndërroja
Ndoshta, asgjë nuk bëra për TY
Edhe pse të dashurova
Çdo çast...
Edhe pse për TY jetova
Ti meriton edhe më shumë
Mbretëreshë bukurie
Një botë, një kuptim!



SA NDJENJA...

Sa ndjenja? Një fjalë
Një ëndërr, një mall!

Sa ndjenja? Një çast
Një orë, një ditë një natë!

Sa ndjenja? Një lot, një vajtim
Një këngë, një gëzim
Një jetë!

Sa ndjenja? Shumë dëshira...
Pafundësisht... numrohen
Deri atëherë...
Kur për jetë do i mbyllim sytë!



ÇMOJE JETËN!

Të lindësh, të rritësh
Të plakësh e të vdesësh
Pa vë dorë njeri në ty!
I/E virgjër pa prekur shkon
Shkon, pa shiju jetën...
Dhuratë që Zoti na dhuroi!

Një çast, një ditë, një javë, një vit
...Një jetë!
Pa këngë, pa vaj, pa gëzim...

Këndshëm?! Jo!
Trup zemër pa prekur, pa shijuar
S'është jetë, o shpirti im!



DEKLARATË E DASHURISË

Me bukurinë që kam
Çdo shqisë ëmbël ngacmoj
Mrekullitë e botës
N'shpirt e zemër dhuroj
Përqafohem nga e gjithë njerëzia
Emrin, deklaratë e dashurisë e kam.

Dhe çdo njëri nga ta...
Lakmon n' bukurinë time
Trëndafil jam unë
Ngjyrë e ngrohtësi
Deklaratë e dashurisë
Ngrohtë, freskët
Por vetëm atëherë...
Kur t'nuhat aromën time
Të mbuloj me petk të bardh
Mbulojë, dashurie!



DASHURI, O ENGJËLLI IM

Sa herë që të shikoj në sy
Diellin ma afronë
Sa herë më puth buzën time
E kuptoj se engjëll t'kam
Mundohem dhe unë e zgjatem
Të mbërrij të zë në gushë...
Sa herë që më puth në faqe
Shndrit yll e hënë
Sa herë që preku trupin tuaj
Shpirti mbushet ndjenjë
Dorë mbi dorë kur prekun
Botën ma dhuronë.

Dashuri, o engjëlli im
E ëmbël, Nënë të kam
Më shiko në fytyrë të njom
Në sytë e mi që flasin
Ma ofro këtë botë më afër
Të rritem të k'naqem
Në strofull t'dashurisë
Të rritem, të plakem!



FJALEN NXJERR NGA SHPIRTI

Fjalën nxjerr nga shpirti,
Dhuro, dërgo... ashtu ëmbëlsuar,
Shkruaj, këndo e pikturo.

Shkruaj me penë dashurie
Këndo këndshëm me tinguj afërsie
Pikturo e jepju ngjyrë ylberi
Krihë e shpirt...
Të fluturoj aq lart në qiell
E t'na shndrrisin si yje...



LIBRI

Eja afër meje
O njeri
O Mendjendritur
Me sy e gojë
Mendje e pasuri
Që ti fali Zoti ty
Dritë ti dhurojsh njerëzisë
Afrohu!
Eja afër meje
Më merr në dorë
E ngrohe atë shpirt!
Shpalos...
E mbjell pasuri
Eja, e korr me dashuri
Shpalos...
Në siperfaqe
Ndonjëherë n' thellësi!

Mos më le të mbyllur
S'ka hijeshi
Më shiko kur fletat hapen
Bëhem si shpend, e flutoroj
Fluturoj n'gjithësi...



NDJENJË VETMIE

Pse?
Vetmi, vetmi, vetmi!
Po pse o njeri,
Vetmisë i bënë vend
Në shpirt e zemër
Pse mbështillesh
Me atë vuajtje
Para bukurisë...
Para çdo gjëje të këndshme
Para mrekullive të natyrës
Që i madhi Zot, ti fali TY!

Ndjenjë vetmie
Petk që s'ka hijeshi
Nuk është për njeri të gjallë
Dhe t' këqijat që se do për vete
Mos i shkakto askujt
Se thellë në shpirt e lëndon
Çdo çast i vret trup e mendje
Pse? këtë jetë të bukur
E këtë dashuri
Që Zoti na dhuroi
E pa kuptim t'kaloj!



HESHTJA

Heshtja... veç sa na largonë,
Varros fjalën mrekulli!
E shtyun në errësirë,
Atje ku e sheh
E se ndien në shpirt të etur
Përskaj mbetem të pa k'naqur
Dritë, ditë pa e pa me sy
Të ikura pa vërejtur
Një natë pa shiju!

Heshtja...e vret shpirtin
Ndoshta as vet ti nuk e di!
Pyete njëherë atë zemër tënde
Pse jeto me kaq mërzi
Pse qetësia të mungon
Pse zemërimi të shoqëronë
Pse n'tryezë nuk ka shije
Pse në shtart nuk gjenë k'naqësinë
Pse gjumi të mungon
Pse mëngjesi nuk të kthjellë
Pse as dilli nuk të ngroh
Pse freskia s'të ndihmon
Pse çdo gjë në jetë t'pengonë
Heshtja...e vret shpirtin
Ndoshta as vet ti nuk e di!



DIELLIN MOS MA NDAL!

Ushqehësha
Nga trupi juaj
Nga gjaku e shpirti
Shtatzënë
Mbyllur aty n'errësirë
Durova...
Ndonjëherë shkelmova
Me fuqi engjëlli
Por kurrë s'të dëmtova.

Asgjë s'më mungonte
Haje edhe për mua
Errësirën durova!
Sot e shoh diellin
Mos ma ndal!
Sot e shoh dritën
Mos ma errëso!
Më mbaj afër në gji
Më duaj,
Më përqafo,
Më ledhato...
Se shumë durova
Derisa erdha
Në këtë botë...
Gëzimin ta dhurova.



THESAR SHPIRTI

Vjedhës në dashuri
e dëshirove si pronë,
si thesar shpirti...
për ty e plotësuara dëshirë,
të rroj përjetësisht
mbyllur aty...
ku thumbove ëmbël
shpirt e zemër,
jetës i dhe kuptim!



FRYT I DASHURISË

E shoh, e ndiej
Dëshirë e shpirtit të njomë
E shkruaj, e flas...
Herëherë më vie
Një ngulfatje
Dhe frymën e ndal
Në mendime...
Të thella, me zemër
Rrah dhe ngutet
Ta nxen hapin...
Se ecja
Drejt rritjes
Nuk ka të ndalur...

Mendohu, kthjellohu
Në familje të rritët
Krahëngrohtë përgjithmonë
O mendje e kthjellët
Që turbullirave
S’ju lë vend
Në trupin e njomë!



ENGJËLL I MIRËSISË

Sot, nesër,
Sërish...
Të puthi në ballë
Në buzë
Me shumë dashuri
Gjithnjë përkulem
Te këmbët tuaja
Si fëmijë
Përkulem, ti ledhatoj
Mollëzat e faqeve
Ballin, sytë,
Vetullat ti dua
Mu, si dy sytë e mi!



E PËRJETSHME DASHURI...

ZOTI krijoj
Trup...
Shpirt e zemër
Dhuroj!
Dy shpirta...
Dy trupa...
Një FIGURË
Ku fryti zhvillohej
Pandërprerë
E ushqehej nga FIGURË
E ai trup...
E ajo FIGURË
Madhështore
Ai emër
E ajo DASHURI
E përjetshme
NËNA!
Shpirt, zemër
Trup mbështjellur
Ngrohtësisht lind, rrit
Fëmijë.


FJALË HYJNORE

Njëherë e kam thënë
Me zemër e çiltëri
Njëherë e fola...
Ndiej...
Me shpirt e trup
Puqur...
Me epsh e dashuri!
Fjalë hyjnore...
Hyn e mbështell shpirt e zemër
Përjetësisht e ëmbël
Dashuri!



ATDHE

Atje merre e puthe tokën
merre puthe gurin e drurin
atje merre e duaje shumë...
në dorë e trup mbaje pluhurinë
pythe
se ai shkëlqen...
e ka vlerë!
se ta ndrit dhe Nurin.

E shkruar në gjuhë hyjnore
që ma fali Perëndia
fjalë për fjalë mëso
e ëmbël e zjarrtë
Atdhedashuria.



HIJE, MALL... DASHURI

Më ndjek kudo që shkoj...
kudo që rri,
kudo që kërkoj
qetësinë e shpirtit tim...

Loti në sy
ëmbël... për TY
buron nga zemër e dashuruar,
ngutësi... një ritëm shpejtuar n'zemër...
hije edhe kur çeli sytë,
hije edhe kur mbylli sytë,
hije edhe kur gjumi m'kaplon,
hije edhe kur prapë zgjohem
më ndjek kudo që shkoj...
hije, mall...dashuri!
përjetoj e shoh
për TY ndiej
domethënie...



MOS T’PERËNDON DASHURIA

Herë-herë më duket se jam i mjerë
dhe ti papritmas më sjell gëzime
e unë parandieja diç në sytë e tu
mundohesh të ma lexosh mendjen time,
ku dëshiron të jesh vetëm lindje
për jetë në dashurinë time.

Një lindje dielli
si në kënaqësinë e pranverës
shijen e këndshme t’luleve trëndafili
rrezet e hënës në netët e qeta
e pas të gjithave
një dritë, si rreze agimi.

Mos t’perëndon dashuria
mos të shuhet dëshira
të përkujtojmë momentet të pashlyera
kur lindi dashuria,
ku dëshiroj të jesh vetëm lindje
për jetë në dashurinë time.



ÇOHU LOKE, SHKO E SHIHE KOSOVEN NUSE

Çohu Loke e shko në qendër të Kosovës
Çohu, shko e shihe Kosovën nuse
E veshur me petkun e bardhë
Me petkun e festës
Me petkun e gëzimit
Me petkun e bijve t’saj.
Çohu Loke shko edhe pse e lodhur
Çohu, shko e shih bijtë tuaj si festojnë
Aty i gjen të gjithë
Edhe dëshmorët në mesin e tyre
Në dasmën e madhe të Pavarësisë
Sepse Ata e sollën me gjakun e tyre
Sot i gjen aty
Janë në mesin e t’gjithëve që festojnë
E na shikojnë drejt në sy
E na flasin me gojë.

Hej, ju populli i Kosovës
Festoni, gëzohuni me miqtë tuaj
Mbaj afër sepse ata janë gëzimi
Se ne e sollëm këtë
E ju s’bashku ecni para
Në rrugën e gjatë
Që me e shekuj e trasuam
Pavarësi, Pavarësi
Andaj festo
Me këngë e valle
Se kësaj me një emër
Gëzim e dasmë e madhe i thonë.



FJALËN E LE PA GJUMË!

Po filloj t'mendoj
athua jam unë, apo
ai që gjithnjë fjalën
e le pa gjumë?!
kurrë si bëri vend
aty në pafund!
Pa dalur nga goja
në sy e shikoja
athua jam unë?apo
ai që gjithnjë fjalën
e dhuronte shumë.
Pa dalur nga goja
në sy e shikoja
syri saj më foli
pa ty jeta ime
vështirë të jetoja!

Po filloj t'mendoj
pagjumësi dhurova!
ashtu më tha mua
e bukur belholla
pehri nga trupi
e pehriz nga goja.
Më shikoj në sy
nuk i folte goja...
buzën e kafshoj!
më ra në gjoks
më shtrëngo
ishte fjala...
pa ty jeta ime
vështirë të jetoja.
Mos më le të shkoj
se s'më ec as këmba
këtu, dua të rri
ku mu zhduk dhe ëndërra!

Kështu po gjej qetësi
po pyes a jam fëmijë?!
tërë kohën në gji
fjalët më janë paku
dita më është shkurtu
orën s'po e vërej
minuta e as sekonda,
o Zot ma shto këtë jetë!



KU JE BABI IM!


Rrugëve të Kosovës
më duket se ecë përpara,
me kokë të ngritur lart
unë shkoj pas me shpejtim ta takoj
dhe ta përqafoj me mallëngjim.

Vrapoj dhe më lodhët shpirti
të mbërrij babin tim ta ndalë
ta dua dhe ledhatoj,
ka vite që s’e kam parë!

Rrugës vrapoj me shpresë e takoj
dhe kur i ofrohem pranë
e shikoj për së afërmi
o Zot s’qenka babi im
që ta përqafoj me mall!

Sa i vetmuar që jam,
të tjerët i humba në luftë,
babain ma morën qe sa vite
dhe as për te s’di a e kam gjallë!

Në rrugë dhe kah të shkoj,
më duket hija e tij,
më duket sikurse gjithmonë thërret
Eja ecë ti pas meje
që të zbulohet fati ynë!



M’U DOGJ ZEMRA

Vajto oj nëna ime,
vajto motër imja
vaji ndoshta shuan dhembjet,
vaji ndoshta shpalos atë që s'ke mundësi
ta thuash me fjalën
vajto eshtrat e tij.

A m'u dogj zemër e mjerë
a ka kjo botë sy
a po e sheh flakën në shpirt që kam
më merr o Zot më mirë
t'pushoj me eshtrat e tij
e t'më shuhët malli që kam.

Çfarë më duhët jeta
këtë e kisha dritë
këtë e kisha të vetmin
dua të më shtjerren syt
e mos të shohin gjelbërtim.

Ma morrën shpresën time
këputen atë lule të njomë
e sot eshtrat mi sollën
pas shtatë viteve në pritje
më është lodhur ky shpirt im
më merr o Zot më mirë
t'pushoj me te, në arkivol.

Këto nuk janë fjalë
a po e pyet kush zemrën time
se fjalë nuk kemi më
i kemi thënë të gjitha
edhe me gojë,
edhe me shkrim
edhe me lotë e vajtim
pusho o shpirti i nënës
edhe pse lotët s'kanë pushim.



E VËSHTIRË JETA PA TY

Ai kërkon në çdo skutë babin
E thërret me zë, ku je o babi im
A më dëgjon zërin tim
A e ndien dhembjen time
Mallin për ty që kam.

Unë po e ngriti zërin tim
Por nuk është i dëgjueshëm sa duhet
Nuk e di, pse
O babi, unë nuk jam vetëm
Ka shumë si unë
Me mua e dhembjet e mia!

Këtu ka edhe të moshuar
Një gjysh që kërkon fëmijën e tij
Një nënëloke edhe ajo me ne
Edhe vajton, e thërret me zë
O djalë i lokës
E vështirë jeta pa ty
Jeta nuk ka kuptim për mua
Dielli nuk ngroh shpirtin tim.



NËNA IME

Edhe kur s’të kam pranë
edhe kur s’je n’përqafimin tim
të dua nëna ime
të dua edhe kur s’të kam afër
që të ushqehet syri im.

Të ushqehet me ngrohtësi
me erën e syrin tënd
që quhet rritje
edhe kur s’të kam në gji.

Më rri pranë, kërkoj
se dëshiron shpirti im
më linde,më dhurove
më mëso edhe për mirësinë.



FJALA

Sa e vogël
bjeshkë e madhe,
sa e ëmbël
si sheqeri,
si kripa
si dëshira
e mëngjesit të lumtur
pas gjumit
të trembur
askush s’rrëfen më mirë
syri im
pas natës
në shtratin me trupin e lodhur
ku udhëton
veç hija
pushon, pushon
vetëm atëherë
kur të agojë dita
më pushon dhe shpirti.



DASHURIA NUK LODHET

Edhe pranverës, edhe verës
Dashuria nuk lodhet
Pranverës freski dalje nga acari
Ngrohu me dashuri
Verë
Edhe vjeshta ka freski
Reshje shiu, edhe pse gjethet bien
Ngrohu me dashuri
Dimër
Edhe vjeshtës, edhe dimrit
Dashuria nuk lodhet
Ajo vetëm sa forcohet
Nga dëshira
Nga malli
Nga dëshira për ta ngritur
Emrin tim atje ku s’e kishin dëgjuar kurrë
Atje ku s’ishte folur kurrë
Për madhështinë që kemi,
Për emrin,
Për folenë,
Dashuria nuk lodhet
Loti i pikon mbi ballë
E ato pika loti
Ia freskojnë Lokës atë plagë.

Lamtumirë të them, por s’pata dëshirë
ktheva kokën dhe mbeti e kthyer
lotët rrjedhin kur s’kisha dëshirë
buza e nënës mbeti me vaj,
ku i shkojnë bijtë e saj!



ME TË NGRITET ÇDO GJË

O mendimi i lirë
Fjalë e vërtet
Që prek shpirtin
Aty në brendi
M’u aty ku s’tretet.

O mendimi i lirë
Fjalë e vogël
Fuqi e madhe
Vështirë
Ta kapësh për jetë
Punon pa ndërprerë
Me dëshirë për ta arritur
Se në TE ka jetë.

Me TE ngritet çdo gjë
E ai që s’e kap
E s’e kupton
Nuk e njeh këtë jetë
Nuk e njeh fjalën
Mendim i lirë
E fjalën e vërtetë.


Për SOFRA POETIKE: H. Muhaxheri

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi