Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Afrim Asllani: Poezi - Në dhomën e ftohur

Shko poshtë

Afrim Asllani: Poezi - Në dhomën e ftohur Empty Afrim Asllani: Poezi - Në dhomën e ftohur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 08, 2009 8:02 pm

Afrim Asllani: Poezi - Në dhomën e ftohur N1531091616_8916


Afrim Asllani: Poezi - Në dhomën e ftohur

Mos e thuaj pa menduar
mbaje n’zemër thellë në shpirt
t’kalon nëpër gjymtyrët e trupit
asgjë pa dëmtuar
pastaj thuaje
për ta ndal acarin
për ta ofruar diellin
për t’ia ngrohur shpirtin
në dhomën e ftohur
në dritaren e ngrirë nga acari
në pragun e lagur të derës
në muret me akull të mbështjellura
thuaje për t’ia ngrohur shpirtin atij.

Edhe me te
luftohet acari,
luftohet uria
luftohet kur ti do
se je i ngopur
je i ngrohur
je atje, e mos e shiko n’largësi
afrohu afër aty
në dhomën e tij
në pragun e tij
në muret me akull të mbështjellura
ofro fjalën që ndal acarin
me vepër e dashuri.

Afrim Asllani Libri "Dhuratë për njerëzinë"
Ju lutem ! mos përdor shkrimet tona , pa vënë në dukje se punë e kujt është !

Afrim Asllani: Poezi - Në dhomën e ftohur 4716_1050686277335_1531091616_30115151_6471157_n
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi