Avokati Altin Goxhaj:ZMK i beri sot kallzim penal Edi Rames per ceshtjen e aboneve
Avokati Altin Goxhaj:ZMK i beri sot kallzim penal Edi Rames per ceshtjen e aboneve
Avokati Altin Goxhaj
ZMK i beri sot kallzim penal Edi Rames per ceshtjen e aboneve
Rama frikesohet nga kallzimi penal dhe ben show mediatik ne te njejten ore me kallzimin penal te ZMK por vepra e tij penale nuk mund te fshihet
Shoqata per Mbrojtjen e Konsumatoreve - ZMK sot ne 13:00 dorezoi ne Prokurorine e Rrethit Gjyqesor Tirane Kallzim Penal per Edi Ramen per abuzim dhe shperdorim me detyren per ceshtjen e aboneve. Po ne ate ore, Edi Rama beri nje show mediatik duke pretenduar ndeshkimin e kompanive sikur faktin e bllokimit te aboneve dhe te transportit falas ta kishte mesuar sot. Edi Rama ka nje muaj qe eshte ne dijeni te ketij fakti dhe reagoi mediatikisht nga frika e kallzimit penal te ZMK qe u paralajmerua 3 dite me pare ne konferencen per shtyp te ZMK perballe Autoritetit te Konkurences dhe vetem 30 minuta pasi ZMK shperndau kopjen e kallzimit penal. Por ajo qe Rama nuk fsheh dot eshte se pse nuk prish kontraten me te gjithe ato kompani qe shkelen kontraten dhe demtuan me dhjetra mije qytetare duke mos u njohur abonene dhe kartat e statusit te transportit falas. Pse Rama nuk prish dot kontratat? Cfare humbet Rama nese kompanive u prishet kontrata? Ketyre pergjigjeve do tu japim shpjegim diteve ne vazhdim.
Me poshte keni tekstin e plote te kallzimit te Av. Altin Goxhaj ne Prokurorine e Tiranes per Edi Ramen e regjistruar me nr. prot. te Prokurorise Tirane 1967-A / 03.11.2010
Nr. Prot.: 101103.1
Drejtuar: Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
Dërgon: Altin Goxhaj – Drejtor Ekzekutiv i Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK
Subjekti: Informacion shtesë mbi shpërdorimin e detyrës që ka kryer Edi Rama në cilësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë në lidhje me mosnjohjen e transportit publik falas dhe me biletë mujore në transportin publik në Tiranë.
Referenca ligjore:
Kodi Penal, PJESA E POSAÇME, Kreu VIII, Krime kundër autoritetit të shtetit, Seksioni II, Vepra penale kundër veprimtarisë shtetërore të kryera nga punonjësit shtetërorë ose në shërbim publik,
· Neni 248 Shpërdorimi i detyrës (Ndryshuar me ligjin nr .9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr .9686, datë 26.2.2007, neni 21)
· Neni 251 Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme Dt. 03 Nëntor 2010, Tiranë
Të nderuar Zotërinj
Në kuadër të informacionit që Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK ju ka dërguar në dt. 16 Shtator 2010, me nr. Prot. 100916.1 të ZMK në lidhje me “Informacion mbi shpërdorimin e detyrës që kanë kryer: Kryetari i Bashkisë Tiranë Z. Edi Rama dhe drejtuesit dhe punonjësit e Bashkisë Tiranë dhe të Parkut të Transportit Urban të Udhëtarëve” po Ju dërgojmë një Informacion Shtesë në lidhje me një akt tjetër shpërdorimi të detyrës nga ana e Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Edi Rama.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK rezulton se në dt. 1 Nëntor 2010, pas paralajmërimeve të vazhdueshme të Shoqatës së Transportit Qytetës, në Tiranë u bllokua njohja e të gjitha biletave mujore (të quajtura ndryshe ABONE) për të gjithë konsumatorët e shërbimit të transportit publik në Tiranë në linjat e kompanive private të cilat kanë kontrata me Bashkinë e Tiranës. Po ashtu u bllokua edhe transporti falas të gjitha grupeve sociale të cilat kanë status ligjor për udhëtim falas në qytetin e Tiranës.
Në bazë të kërkimeve të Shoqatës për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK por edhe të vlerësuara nga organet e medias, rezulton se Bashkia Tiranë ka zhdukur çdo mundësi transparence për publikimin e kontratave që Bashkia Tiranë ka me kompanitë private që Bashkia Tiranë ka kontraktuar për shërbimin e transportit publik në qytetin e Tiranës.Nuk ka asnjë mundësi që qytetarët e Tiranës të njihen me këto kontrata ndërkohë që çdo ditë ekziston rreziku i manipulimit të këtyre kontratave dhe askush nuk ëështë në gjendje ti verifikojë ato.
Por gjithsesi duke iu referuar të dhënave të vjetra të publikuara në ëebsitin e Bashkisë Tiranë, të dhëna që prej muajsh janë zhdukur nga faqja online e Bashkisë Tiranë www.tirana.gov.al si de duke iu referuar disa organeve të medias rezulton se kompanitë e transportit publik në Tiranë kanë kontrata me Bashkinë e Tiranës që i detyron ato të njohin biletat mujore (abonetë) dhe transportin falas pë rnjë kategori të caktuar udhëtarësh të cilët gëzojnë një status ligjor të përcaktuar. Po ashtu ka një bazë të tërë ligjore që përcakton detyrimet përkatëse në lidhje me njohjen e biletave mujore dhe transportin falas për kategori të caktuara sociale që gëzojnë status ligjor përkatës.
Kontratat e kompanive të transportit publik me Bashkinë janë kontrata me kushte të dyanshme ku është e përcaktuar qartë se në rast të shkeljes së njëanshme të detyrimeve kontraktuale, pala tjetër ka të drejtë të prishë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe duke qenë se kushti kontraktual për njohjen e biletave mujore (abonetë) dhe transportin falas për një kategori të caktuar personash është shkelur hapur nga kompanitë private të transportit publik në Tiranë, atëhere Bashkia Tiranë ka të drejtë të prishë në mënyrë të njëanshme kontratat me këto kompani dhe tua ofrojë kompanive të tjera që do të jenë të gatshme ta ofrojnë këtë shërbim në respektim të kushteve kontraktuale dhe bazës ligjore dhe rregullatore përkatëse.
Bëjmë me dije se siç kemi paraqitur edhe në Informacionin e dërguar në dt. 16. Shtator 2010, cilësia e shërbimit të transportit publik në Tiranë është në kushte skandaloze dhe kushtet kontraktuale janë shkelur vazhdimisht nga kompanitë e kontraktuara për këtë qëllim dhe kjo ndodh prej 10 vjetësh përgjatë kohës që Bashkia drejtohet nga Edi Rama. Shoqata jonë vazhdimisht ka protestuar prej 3 vjetësh por ka qenë e kotë gjithmonë që të marrim ndonjë reagim apo të shohim ndonjë përmirësim. Asnjëherë nuk ëhstë publikuar ndonjë raport monitorimi dhe mbikëqyrjeje nga ana e Bashkisë Tiranë mbi plotësimin e kushteve kontraktuale dhe detyrimeve ligjore dhe rregullatore për këtë shërbim.
Rasti i dt.1 Nëntor 2010 kur kompanitë haptas shkelin në mënyrë të njëanshme detyrimet kontraktuale me Bashkinë e Tiranës dhe ato detyrime që Bashkia Tiranë ka për detyrë të monitorojë dhe kërkojë plotësimin e kushteve ligjore dhe rregullatore dhe Bashkia Tiranë nuk reagon pavarësisht reaksionit të madh publik dhe mediatik, tregon se haptas Kryetari i Bashkisë nuk është i interesuar të prishë kontratat në bazë të të drejtave që i takojnë si titullari i institucionit kontraktues të këtij shërbimi duke dëmtuar haptas interesat financiare të konsumatorëve të këtij shërbimi dhe vetë detyrimet e veta ligjore që ka ndaj qytetarëve dhe vetë detyrimeve bashkiake.
Arsyet se pse Kryetari i Bashkisë Tiranë nuk është i interesuar të prishë kontratat me kompanitë ekzistuese dhe të lidhë kontrata me kompani të tjera që janë të gatshme të ofrojnë këtë shërbim në respekt të detyrimeve kontraktuale ekzistuese duhet ti sqarojë vetë Kryetari i Bashkisë Edi Rama por gjithsesi ky fakt lë shumë për të dyshuar se ai është i interesuar që pikërisht këto kompani që ofrojnë këtë shërbim të vazhdojnë me çdo kusht të ofrojnë këtë shërbim në Tiranë duke rritur fitimet e tyre në kurriz të qytetarëve dhe duke shkelur ligjin dhe kushtet kontraktuale.
Duke qenë se në këndvështrimin tonë kemi shkaqe të arsyeshme për të dyshuar në ekzistencën e një veprimtarie të vazhdueshme penale, gjykojmë se kemi të bëjmë me vepër penale në bazë të Kodit Penal Nenit 248 Shpërdorimi i detyrës (Ndryshuar me ligjin nr .9275, datë 16.9.2004, neni 21; ndryshuar me ligjin nr .9686, datë 26.2.2007, neni 21) Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet dhe me gjobë nga treqind mijë deri në një milion lekë.
Po ashtu nisur nga “pasiviteti” i drejtuesve të Bashkisë Tiranë pavarësisht parlajmërimeve të ndryshme dhe të njohjes publike të këtij abuzimi mund ti referohemi edhe Nenit 251, Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme: Mosmarrja e masave ose moskërkimi pranë personit kompetent, që të ndërpritet gjendja e paligjshmërisë si rezultat i një veprimi arbitrar, që ka prekur lirinë e shtetasit, nga ana e personit të ngarkuar me një funksion shtetëror ose në shërbim publik, që vjen në dijeni të asaj gjendjeje për shkak të funksionit apo shërbimit, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Për këto arsye, ashtu siç edhe kishim paralajmëruar sot paraqesim këtë informacion pranë Prokurorisë së Tiranës për të inkurajuar një hetim të plotë të administrimit të fondeve në Bashkinë e Tiranës dhe Parkun e Transportit Urban të Tiranës. Me respekt Altin Goxhaj Drejtor Ekzekutiv Shoqata për Mbrojtjen e Konsumatorëve – ZMK
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» KLAN KOSOVA PROMOVON FAZHIZMIN E GOLD AG, AVOKATI ARIANIT KOCI THOTË SE REPERI BËRI VEPËR PENALE ME TEKSTIN E TIJ (VIDEO)
» Lëvizja VETËVENDOSJE!: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani
» Atë që s’bëri politika, në Bruksel e bëri gazetarja Erisa ZYKA
» Urme Altin Ditëlindja!
» Cikël poetik nga Era Goxhaj
» Lëvizja VETËVENDOSJE!: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani
» Atë që s’bëri politika, në Bruksel e bëri gazetarja Erisa ZYKA
» Urme Altin Ditëlindja!
» Cikël poetik nga Era Goxhaj
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi