Atë që s’bëri politika, në Bruksel e bëri gazetarja Erisa ZYKA

Atë që s’bëri politika, në Bruksel e bëri gazetarja
Erisa ZYKA
Bruksel – Zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç nuk e përsëriti vlerësimin e saj për “një menaxhim te mire te ndeshjes” nga ana e autoriteteve serbe gjate konferencës për shtyp.
E pyetur nga gazetarë shqiptarë për këtë deklaratë, Kocijançiç tha se Bashkimi Evropian pret qe Kryeministri Rama të zhvillojë vizitën e tij në Beograd.
Një ditë më parë, zëdhënësja tha se duheshin vlerësuar veprimet profesionale të policisë. Por, me sa duket, zëdhënësja dha një deklaratë kuturu pa e ditur se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë në stadiumin “Partizani” në Beograd.
-Si mund të konsideroni ju një menaxhim profesional të situatës, ku tifozët shqiptarë nuk u lejuan të merrnin pjesë në këtë ndeshje, koret serbe ulërinin: “Vrisni dhe prisni shqiptarët” , sende të forta dhe fishekzjarrë u hodhën mbi futbollistët shqiptarë shumë kohë përpara mbërritjes së dronit, huligani Ivan Bogdanovic, i cili shkaktoi dhe anulimin e ndeshjes Itali-Serbi në 2010-n, u pa në fushë, kur futbollistët shqiptarë ishin subjekt i dhunës jo vetëm nga tifozët serbë por dhe nga forcat serbe të sigurisë. Si mund ta konsideroni ju këtë, “një menaxhim profesional” të situatës, kjo është pyetja?
Faleminderit Erisa! Mendoj se ti ke humbur mesazhin kryesor të deklaratës së djeshme, mesazh i cili kishte të bënte e faktin se stadiumet nuk duhet të jenë pjesë e provokimeve politike. Në këtë aspekt, mesazhi ishte shumë i qartë, dhe unë gjithashtu theksova se kemi nevojë për bashkëpunim rajonal, dhe se mirëpresim vizitën e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd. dhe mendoj se ky ishte meszhi kryesor. kështu që të ftoj që të fokusohesh në atë që ishte dhe mesazhi kryesor.
-Unë nuk jam e vetmja që e kam humbur këtë mesazh, sepse edhe Kryeministri shqiptar, dhe Ministri i Jashtëm shqiptar, kanë shprehur shqetësimet e tyre për këtë. Një ditë më parë Ministri i Jashtëm shqiptar deklaroi se homologu i tij serb as nuk i përgjigjej në telefon. Dhe kryeministri Rama u shpreh se nuk e dinte ende nëse do të shkonte në Beograd. Dhe më vjen keq, por ajo që normalisht ne presim nga ju nuk është kjo, kjo është kompetencë e UEFA-s. Pse ju dolët të jepnit një deklaratë që nuk është fare në kompetencat tuaja. Pse u shprehët në atë mënyrë një ditë më pare?
Erisa ti e di se si funksionon. Unë u pyeta për diçka dhe u përgjigja. E përsërita dhe njëherë më shumë
mesazhin kryesor, dhe vazhdoj që të mbroj këtë mesazh, pasi kjo është gjëja më e rëndësishme, dhe vërtet mendoj se ju duhet të fokusoheni në mesazhin kryesor. Dhe mendoj se e bëra shumë, shumë të qartë.
-Si mund të prisni që të kemi një bashkëpunim rajonal, kur mesazhi juaj anon vetëm nga njëra anë, “Ju mund të rriheni, nuk ka asnjë problem, ju jeni thjesht shqiptarë, por mjafton që serbët nuk janë lënduar çdo gjë është në rregull.” Si mund të prisni atëherë një bashkëpunim rajonal?
Unë nuk kam thënë këtë, mendoj se duhet të dëgjoni atë që thuhet këtu në mënyrë më të detajuar. Unë e thashë shumë qartë se jemi të zhgënjyer me atë që ndodhi, dhe theksova se politika nuk mund të përçohet nëpërmjet provokimeve në stadiume, dhe theksova rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, rëndësinë që ka kjo për politikat evropiane dhe mirëpres vizitën e planifikuar të Edi Ramës në Beograd. dhe vërtet që dua ta përsëris dhe njëherë më shumë dhe ta bëj shumë të qartë që të mos ketë asnjë keqkuptim, ju e dini shumë mirë se çfarë mbështet Bashkimi Evropian, ajo që po bëjmë ne nuk do të ndryshojë, dhe e përsëris dhe njëherë se ishte ai mesazhi i saktë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Lëvizja VETËVENDOSJE!: Atë që nuk e bëri sulltani, e bëri vetë Enver Hasani
» Na beri te ndjehemi sovrane
» Padia që Hashim Thaçi nuk e bëri kurrë
» Agolli: Meta bëri shaka
» Haradinaj: Berisha më bëri një nder të madh

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi