Nderohet komandanti legjendar i UÇK-së!
Faqja 1 e 1
Nderohet komandanti legjendar i UÇK-së!
Nga Isa Fejzullahu
Më rastin e 11-vjetorit të luftës dhe sakrificës sublime të familjes Jashari
Prekazit ia kanë mësyrë sot edhe qindra e mijëra shqiptarë nga të katër anët e Kosovës për të nderuar luftën dhe qëndresën heroike të komandantit të përgjithshëm Adem Jasharit dhe familjes së tij. Kryetari i shtetit, Fatmir Sejdiu, i shoqëruar nga kryeministri Hashim Thaçi, pasi kanë bërë homazhe dhe kanë vënë kurora lulesh pranë varrit të komandanti legjendar, theksoi se jemi këtu për të bërë nderime për komandantin Adem Jashari dhe gjithë familjen Jashari dhe të tjerët që kanë qenë një shembull i veçantë i sakrificës dhe i rezistencës së fuqishme të shqiptarëve për liri dhe pavarësi. Prandaj kjo ditë është ditë e kujtimit për të gjithë ne, që na bën krenarë. Është një ditë e shënueshme në historinë tonë që para botës liridashëse mbetet ndër shembujt më unikat të sakrificës dhe vetëflijimit të një populli. “Është me rëndësi që të vazhdojmë punën tonë me institucionet e popullit të Kosovës, të zgjedhura nga vota e lirë e qytetarëve. Ne do të bëjmë punën tonë për një jetë më të mirë të të gjithëve. Kujtoj se ky ka qenë amaneti i të gjithë të rënëve për Kosovën. Liria për të gjithë është prioritet yni ashtu siç janë edhe ecjet tona drejt integrimeve atlantike dhe bashkëpunimit të thellë me miqtë e Kosovës”, porositi presidenti Sejdiu.[/size]
Nder e lavdi për familjen Jashari
Ndërsa kryeministri Thaçi theksoi se sot është dita e madhe, dita e përkujtimit dhe e krenarisë për të gjithë ne institucionet e Kosovës, për popullin e Kosovës. Sakrifica e komandanti Adem Jashari dhe të gjithë Jasharëve ishte mesazh i bashkimit, mesazh i sakrificës, mesazh i lirisë, i rendit demokratik dhe shtetit të pavarur sovran e demokratik të Kosovës. “Ne çdo herë që vijmë në Prekaz, kujtojmë komandantin legjendar Adem Jashari, kujtojmë të gjithë dëshmorët e lirisë dhe marrin energji të reja për punë më të mirë dhe më të çmueshme në shtetin tonë lirë”, tha kryeministri Thaçi. Ndërkaq kryetari i Parlamentit te Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili në Prekaz shoqërohej nga anëtarët e Kryesisë së Kuvendit Nexhat Daci e Xhavit Haliti, tha se sot po e përkujtojmë Epopenë më të madhe të UÇK-së, epopenë që vërtet ka kuptim shumëdimensional për vitet e luftës së UÇK-së
Nderime te varri i komandantit legjendar Adem Jashari ka bërë edhe lideri i AAK-së Ramush Hardinaj me bashkëpunëtorët e tij. “Nderi dhe lavdia qofshin për të rënët e familjes Jashari”, tha Haradinaj . Nderime të varrezat e familjes Jashari kanë bërë edhe zyrtarët e AKR-së që kryesoheshin nga Skender Blakaj, zëvendëskryetar i AKR-së.
Murat Jashari kërkon Ligj të veçantë për Prekazin
Ndërsa Murat Jashari, përfaqësues i familje Jashari, theksoi se për ne ka rëndësi që institucionet e vendit të vijnë, të vendosin kurora lulesh pranë varreve të fëmijëve, grave e burrave që janë në lëndinën e pajtimit. Por, tash për tash vetëm moralisht respektohen familjet e dëshmorëve, edhe Prekazi edhe vendet e tjera, por ligjërisht jo, sepse ende nuk është bërë ndonjë ligj i veçantë që rregullon çështje e familjeve që kanë familjarë të zhdukur. Nuk ka ndonjë ligj të veçantë për Prekazin apo vendet tjera., tha nipi i familjes Jashari.
I pyetur se a e kanë çuar në vend institucionet e Kosovës amanetin e të rënëve për liri të Kosovës, Murat Jashari tha se situata në Kosovës është mjaft e komplikuar dhe ndoshta nuk mund të fajësohen institucionet tona për faktin se në Kosovë ende është në fuqi Rezoluta 1244, pastaj misionin evropian, por ende janë të pranishme strukturat paralele serbe. Kështu siç është Kosova duket si një shtëpi me shumë zot shtëpie. Megjithatë mendoj se të bashkuar dhe me mbështetjen e popullit dhe të gjithë qytetarëve do t’i kalojmë këto pengesa dhe këto sfida nëpër të cilat po kalon Kosova, tha në fund Murat Jashari.
***
Nga kush po harrohen Jasharët?
Nga Lirie Hajdari
Manifestim i “zbehtë” në manifestimin “Epopeja e UÇK-së” në Prishtinë
Manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”, që shënon njëmbëdhjetëvjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, duket se po shënohet ndryshe nga vitet e kaluara. Edhe pse për manifestimin është përkujdesur kryeministri Hashim Thaçi, pjesëmarrja e vogël e njerëzve dhe gjithë ajo që është shfaqur të enjten në Prishtinë, nuk të mbushte mendjen për një organizim, siç paramendohej për figurën e ndritur të Adem Jasharit dhe përkujtimit të UÇK-së.
Manifestimi tradicional “Epopeja e UÇK-së”, që shënon njëmbëdhjetëvjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharit, familjes Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit, duket se po shënohet ndryshe nga vitet e kaluara. Edhe pse për manifestimin është përkujdesur kryeministri Hashim Thaçi, pjesëmarrja e vogël e njerëzve dhe gjithë ajo që është shfaqur të enjten në Prishtinë, nuk të mbushte mendjen për një organizim, siç paramendohej për figurën e ndritur të Adem Jasharit dhe përkujtimit të UÇK-së.
Ishte bërë traditë dhe ishim mësuar që në manifestimin “Epopeja e UÇK-së” të parakalonin pjesëtarët e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, të cilët shiheshin si pasues të UÇK-së. Tash kjo e fundit është shpërbërë dhe është formuar Forca e Sigurisë së Kosovës, ndërsa Kosova është bërë e pavarur, por FSK-ja më nuk shihet si pasuese e UÇK-së.
Kosova krenohet me ushtrinë e saj, në këtë ditë historike, në manifestimin “Epopeja e UÇK-së”, për të përkujtuar një histori të lavdishme, një komandant legjendar, një sakrificë të një familjeje të madhe që nuk njihet në historinë e njerëzimit askund ndër popujt e tjerë, përveç në historinë tonë më të re e më të lavdishme, nuk kishte parakalime ushtarake. Një manifestim i “zbehtë” që kishte mbledhur aty-këtu rreth 200 pjesëmarrës e që u përcoll me vetëm një fjalim dhe më shumë me këngë e valle.
Kosova ka hyrë në vitin e dytë të shtetësisë së saj, ndërkohë që institucionet e Kosovës, liderët tanë politikë, duket se kanë filluar ta harrojnë kontributin e familjes Jashari, luftën heroike të komandantit legjendar Adem Jasharit, të Hamzës e bacë Shabanit. Përveç një nderimi pranë varrezave të familjes Jashari në Prekaz nga krerët institucionalë, asnjë aktivitet tjerë nuk është shënuar.
Adem Jashari, simbol i sakrificës popullore
I vetmi që është ngjitur në tribunën e improvizuar te shtatorja e Skënderbeut, dhe iu ka drejtuar një numri të vogël pjesëmarrësish, ishte kryetari i veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muharrem Xhemajli. Ai ka folur për heroizmin e familjes Jashari, për veprën e lavdishme të komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë Jasharëve të Prekazit që u bënë gur themel i lirisë së Kosovës, duke lartësuar kështu emrin e Adem Jasharit, si një ndër emrat më të njohur dhe më të respektuar në të gjitha trevat shqiptare. Madje, siç u shpreh ai, është ndër rastet e rralla të historisë njerëzore, kur emri i njeriut, në fare pak kohë, i dalë si nga legjendat, bëhet simbol i popullit të tij.
“Në historinë e kombeve, si dhe në historinë e kombit tonë, ka jo pak shembuj, për të mos thënë se ka mjaftë të tillë, në të cilët sakrifica sublime, qëndresa, përkushtimi, janë shfaqur si simbole, nga të cilat është mbajtur gjallë historia. Kjo ka ndodhur edhe te ne. I janë dashur kombit tonë simbole të herëpashershme, të cilat kanë marrë pas vetes edhe të ardhmen, në një mënyrë ose në një tjetër ata janë bërë fatthënësit dhe dalzotësit e kombit të cilit i kanë takuar”, tha kryetari Xhemajli, duke theksuar kështu se ata kanë mbajtur një brez, një ngjarje, një qëndresë, një luftë, kanë pasur një përkushtim, janë ngritur mbi epokën e tyre duke u bërë pjesë e epokave që do të vinin. Por, siç tha ai, rasti i familjes Jashari ishte i një natyre krejt të veçantë, ngase për t’u ngritur miti i tyre nuk u deshën vite të shumta e as dekada, të qetësoheshin ngjarjet, të merrnin rrugë ato, miti i tyre u ngrit vetvetiu dhe kjo ndodhi që të nesërmen e rënies së tyre.
Në shënimin e njëmbëdhjetëvjetorit të rënies heroike të komandantit Adem Jashari, ai përkujtoi kohët e vështira të popullit të robëruar shqiptarë, ngjarjet e marsit të vitit 1998, marsit të sakrificës së Jasharëve, apo marsit të UÇK-së.
Në këtë ditë të madhe ai ka përkujtuar rënien heroike të bacës Shaban, Hamzës, dajës Osman, rënien heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe gjithë atyre që luftuan në atë fillim marsi, duke thënë se emri i Adem Jasharit dhe i familjes Jashari, i kullave që u shkrumbuan, i jetës që u dha, i pushkëve që u ngritën, u bënë fillesat e simbolit të popullit të cilit i takonin. “Marsi i viti 1998 shënoi mobilizimin e përgjithshëm të popullit, nën udhëheqjen e SHP të UÇK-së. Në këtë luftë të pabarabartë me armikun më të egër të shqiptarëve, toka e Kosovës u ujit me gjakun e mijëra bijve të saj. Dëshmorët ishin rojat e atdheut e popullit”, tha kryetari i veteranëve të UÇK-së.
E sot, njëmbëdhjetë vjet pas rënies heroike të Adem Jasharit dhe familjes së tij, ai kërkon angazhim më të madh të të gjithë faktorëve relevantë për t’i dhënë shije dhe kuptim lirisë. Kërkon që të jemi zot në shtëpinë tonë, ngase, siç u shpreh ai, lufta dhe angazhimi i luftëtarëve të UÇK-së që rezultoi me krijimin e shtetësisë së Kosovës është vetëm një pjesë e amanetit të tyre. “Edhe u bë një vit nga shpallja e pavarësisë, njëmbëdhjetë vjet pas rënies së komandantit Adem Jashari, Kosova ende nuk frymën lirshëm. Nuk jemi zot shtëpie në shtëpinë tonë. Ende kemi Rezolutën 1244, kemi UNMIK-un, EULEX-in dhe mekanizma të tjerë që vendosin për fatin tonë”, ka shfaqur shqetësimin e tij, z. Xhemajli.
Baca Rifat, asnjë koment për manifestimin
Për të parë nga afër manifestimin “Epopeja e UÇK-së” në kryeqytet kishte ardhur edhe Rifat Jashari, kryefamiljari i familjes Jashari, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Skënderajt Sami Lushtaku dhe Bekim Jashari, djali i Hamëz Jasharit. Edhe pse dukej i zhgënjyer me organizimin e manifestimit, megjithatë nuk hezitonte të falënderonte ata pak pjesëmarrës që ishin mbledhur para shtatores së Skënderbeut. “S’kam asnjë koment”, ishin fjalët e tij të vetme, i pyetur për organizimin e sotëm. Ndërkaq, për mosparakalimin tradicional të ushtrisë së Kosovës, ai tha se kjo nuk është barrë e tij dhe këtë barrë duhet ta mbajë dikush tjetër. “Shkoni pyetni në Ministri pse s’ka parakaluar FSK-ja”, ishte përgjigja e vetme e tij.
Edhe Ismajl Syla, përgjegjës për organizmin e manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, nuk ka dashur t’i tregojë arsyet pse nuk kanë parakaluar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
“Nuk e di, pyetni në Ministri! Më lini sa të përfundojë koncerti”, iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Dita e para e manifestimit “Epopeja e UÇK-së” ka vazhduar me një koncert para Shtatores së Skënderbeut, ndërkohë që në ditën e dytë, më 6 mars, shënohet Dita e Dëshmorëve të UÇK-së, ku është paraparë të mbahet një akademi përkujtimore, ndërsa manifestimi do të përmbyllet në ditën e tretë me Natën e Zjarreve në Prekaz.
BOTA SOT
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Frank Shkreli: 66-Vjetori i Lindjes së Presidentit legjendar të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova
» Vizita të shumta në Prekazin legjendar
» Eleonora K.Gjoka:Skenderbeut Legjendar
» Dije Meniqi Fazliu:Komandantit legjendar
» Asllan Dibrani: Shaban Polluzha trimi dhe heroi legjendar me synime për Bashkimin Kombëtar
» Vizita të shumta në Prekazin legjendar
» Eleonora K.Gjoka:Skenderbeut Legjendar
» Dije Meniqi Fazliu:Komandantit legjendar
» Asllan Dibrani: Shaban Polluzha trimi dhe heroi legjendar me synime për Bashkimin Kombëtar
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi