Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zhaneta Ograja:RREFIM PER NJE FOTOGRAFI(Poezi kushtuar Azaleja Gashit në Gjermani)

Shko poshtë

Zhaneta Ograja:RREFIM PER NJE FOTOGRAFI(Poezi kushtuar Azaleja Gashit në Gjermani) Empty Zhaneta Ograja:RREFIM PER NJE FOTOGRAFI(Poezi kushtuar Azaleja Gashit në Gjermani)

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 5:14 pm

Zhaneta Ograja:RREFIM PER NJE FOTOGRAFI(Poezi kushtuar Azaleja Gashit në Gjermani) 75860_452391334076_644509076_5655975_7215392_n
Zhaneta Ograja

ZHANETA OGRANAJA

RREFIM PER NJE FOTOGRAFI

(Poezi kushtuar Azaleja Gashit në Gjermani)

Unë, si bimë vetmitare në shkretëtirë

Kur jeta tani, për tmerr po më thahet

Pa asnjë gëzim e asnjë hov të dlirë

Më ikën koha si ujë përroi që s’di të ndalet



Në këtë botë të trishtuar pa lumturi

Në dhomën time vendosa një fotografi: AZALENE

Prania e qënies së saj që të më shërojë plagët që kam në gji

Që të bëj mbretërinë e dashurisë vetë mos e lëmë



Ajo, Azalea, si dielli rrezeartë ndrit nga fotografia nëpër dhomë

Dhe, bukuria në plotësi seç shfaqet tani

Më dhuron paqe, pothuajse përgjithmonë

Brengat m’i treti me atë rini, me atë bukuri



Shpëtova nga vetmia, ajo u bë fir

Ajo vashëzë sikur më hedh vështrime të dhimbsura kur më bën shoqëri mua

Në këto hidhërime, ajo ashtu rinore, siç është më kupton mua në këtë errësirë

Më shëron plagët kur më dhuron buzëqeshjet e saj, sikur më thotë: Erdha se të dua



Azalea, si një pranëverë e lulëzuar, e blertë

Ka mbirë në dhomën time sot

Me ndjenjën që quhet jetë

Me ndjenjën që quhet dashur vlerë-plot



Këtë zjarr të dashurisë që më është shuar

Ja ku po ua them, e ndezi një fotografi

Prandaj nuk jam, siç isha, e trishtuar

Azale, në dhomën time të varfër, të thjeshtë, në terr, një yll i hijshëm, i ndritshëm më je ti





Zhaneta Ograja:RREFIM PER NJE FOTOGRAFI(Poezi kushtuar Azaleja Gashit në Gjermani) 76164_452391519076_644509076_5655982_1036327_n
Azaleja Gashi

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi