Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Skënder Braka:Ninel i qiellit të Kosoves-Poezi kushtuar Ninel Gashit

Shko poshtë

Skënder Braka:Ninel i qiellit të Kosoves-Poezi kushtuar Ninel Gashit Empty Skënder Braka:Ninel i qiellit të Kosoves-Poezi kushtuar Ninel Gashit

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jan 25, 2012 9:50 pm

Skënder Braka:Ninel i qiellit të Kosoves-Poezi kushtuar Ninel Gashit 371278_100000232643811_1794846220_n

Nineil i qiellit të Kosovës.
( kushtuar djalit te mikut tim Agim Gashi)
1977-1994


Në një qivur hekuri trupin tënd të pajetë,
ne vumë sot i dashuri Ninel,
Si një degë e njomë, rrëzuar pemës së shëndetshëme,
Mbledhur jemi sot këtu rreth teje për të përcjell.
Rrugëve ulërin era e lagësht dhe një qyqe diku larg
qyqëron mortin me vajtimet e saj të përjetshëme.
Mbledhur jemi ne në shtëpin tënde të ftohtë.
Nën heshtjen e pakuptimt përtypim mendimet për ty.
Ngado rreth nesh dhe atje ku ti këndoje,
tani vdekja kobëzezë , e pashpirt dremit.
Vdekja që shpejtë mori vitet e tua të bukura
ku mijëra bozhure një herësh çelnin.
Ti mori Ninel për ti çuar errësirës së shpellave të nëndheshme.
Një funeral i zakonshëm në përcjelljen tënde Ninel.
Mes heshtjes së lotit të tejdukshëm,
ka më shumë heshtje se varri yt çmund të ketë.
Në brazdat ku loti thyhet, ka vesë sa një oqean,
që dot s'mund të thahet,
ka ngricë sa në një polar, që dot nuk shkrihet.
Unë me shtatëmbëdhetë gishtërinj dheun rëmis,
për shtatëmbëjetë vitet e tua të bardha.
Shkretëtirës së hënës shtatëmbëdhjetë Lotues do të mbjell
për të vaditur lulet e tua dhe njomur buzët tona të thara.
Sot dheun rëmis për ty në mes dëborërave të ngrira
dhe i zoti s'jam të të them një fjalë.
I zoti s'jam të përgëdhel me duart e mia të mpira.
Para trupit tënd prej shqaut të vrarë, kam mbetur.
Kam mbetur si një zog i vogël, që rreth folezës përpëlitet.
Kokën ul gjer përdhe, sikur pres që bota të përmbyset.
Sikur pres prej lulesh të shkunden
e tokës të bien farërat.
Si ëndërrat e tua të mbijn aty ku vdesin heronjt,
mbi horizontin e errët të tokës Kosovare.
Shihe Ninel,flakadanin e zjarrit të madh që përgatitet.
Eshtë diellii bukur Dardan që ngado përzhitet e digjet.
Shihe dritën e artë që shkon përmes të çarave të reve
si një grumbull pluhur ari i panumurt.
Eshtë vellua e bardhë e shpirtit tënd në yjet e përhumbr
Sot dhe zogj në qiell nuk ka...
Sot dheu ngado për ty rënkon e dridhet...
Ngrihu Ninel!
Veç një herë ngrihu dhe na vështro...



Skënder Braka:Ninel i qiellit të Kosoves-Poezi kushtuar Ninel Gashit



Falenderim,
Shfrytzoj rastin që mikun tim Skënder Braken ta falenderoj me zemër. Nuk di çka të them më shumë
pos të falemnderit vlla!
Agimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi