Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:TEK RRËNJA JOTE

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:TEK RRËNJA JOTE Empty Sabit Rrustemi:TEK RRËNJA JOTE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 06, 2010 5:27 pm



Sabit Rrustemi:TEK RRËNJA JOTE 41622_1563102666_9118_n



Sabit Rrustemi:TEK RRËNJA JOTE

dyshimi

për dallim nga krimbi,

nuk e gërryen atë ZemërMollë,

po atë LoçkëZemre



mos i jep rast

të të futet në brendi

trupit jeshil

qerpikëve të zi



strehë e tij

mos u bë

moj peh’rri



se ajo zemërrëmollë

do gërryhet

do bëhet zi



ajo loçkëzemre

do rrudhet

do t’kurret

e do varet syve të mi

plot mërzi



as dyshimit

as krimbit

strehë

nuk do t’i bëhesh ti



verë e dimër

tek rrënja jote do rri

plagët të t’i mbyllë me dashuri

nëpër sythat me lule

të buloj përsëri

me frut të ri



Gjilan, 6 nëntor 2010

Sabit Rrustemi:TEK RRËNJA JOTE 77104_1408899433507_1563102666_30889183_7119349_n
Pamje nga Brija (Terzijaj): Dardha ujce vjeshte, udha e Megjareve, Brija e Abaz've, Rrashi... tutje, një pjesë e Selishtes, Livadhi i Verdhë, Kodrat e Remnikut...

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi