Daci: Isa Mustafa do të jetë fillimi i shpëtimit të një shtëpie të madhe

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci, ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit pas zgjedhjeve me Lidhjen Demokratike të Kosovës në qoftë se në krye të kësaj partie do të zgjidhet Isa Mustafa për kryetar, por ka përjashtuar mundësinë e bashkimit me LDK-në.
Ai këto komente i bëri të shtunën pas prezantimit të platformës së LDD-së për zgjedhjet nacionale, me ç’rast ka thënë se zgjedhja eventuale e Isa Mustafës nesër në Kuvendin zgjedhor të LDK-së do të jetë, siç u shpreh ai, fillimi i shpëtimit të një shtëpie të madhe.
“Unë pres që Isa të jetë një fillim i shpëtimit të një shtëpie të madhe, të një shtëpie që ka pas traditë, që është e njohur në krejt botën shqiptare dhe në atë rrugëtim Isa do ta ketë përkrahjen e LDD-së dhe timen. Unë nuk e thash se besoj që është vonë, por hapen mundësitë e çdo lloj bashkëpunimi pas zgjedhor”, ka thënë Daci.
Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve që do të mbahen me 12 dhjetor, Daci theksoi se me këto zgjedhje do të ndryshojë rrënjësisht skena politike e qeverisëse në Kosovë.
“Do të ndryshojë rrënjësisht skena politike qeverisëse në Kosovë. Ftoj popullin që kësaj radhe të jetë i vetëdijshëm për krizën e rëndë që është në Kosovë dhe me pjesëmarrje në zgjedhje të sjellë një strukturë tjetër qeverisëse, e cila është e përgjegjshme në radhë të parë për qytetarin e Kosovës, për shtetin e Kosovës, për sovranitetin e tij, për integritetin dhe të ketë një fuqi të fuqishme të zhvillimit ekonomik”, ka thënë Daci.
Sipas tij, LDD është më e fuqishme se kurrë që të japë kontributin unifikues, krijues dhe kreativ që Kosova më në fund të jetë pjesë e popujve të Evropës së bashkuar.
“Ne kemi punuar shumë fuqishëm për këto tri vite dhe jemi optimist për një rritje të konsiderueshme dhe më vjen keq që sondazhet e fallsifikuara të porositura për prej gjithkah dhe gjithkujt edhe një herë do të dëshmojnë si në 2007 kur parashishin vetëm 2 % të LDD-së”, ka thënë Daci.
Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci po ashtu, duke publikuar përmbajtjen e platformës për zgjedhjet nacionale ka thënë se Kosova sot në analizat e institucioneve relevante botërore rangohet në pikat e zeza botërore për shkak të një koalicioni që askush nuk e ka dashur në Kosovë.
“Me një qeverisje, me një koalicion që askush nuk e ka dashur në Kosovë në një mënyrë e kemi pru vendin që qytetari të mos jetë krenar për luftën e vet me shekuj të jetë zot shpie në vendin e vetë. Ajo që është rëndë për të gjithë ne është që qeverisja PDK-LDK nuk diti t’i shfrytëzojë as përparësitë strategjike në qarqet e institucioneve ndërkombëtare në Kosovë të ftuara sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës”, ka thënë Daci.
Ai ndërkaq ka përshëndetur vendimin e Qeverisë në shkarkim të Kosovës për emërimin e Aeroportit të Prishtinës me emrin e komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jasharit dhe autostradën me emrin e ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke thënë se LDD-së i bën nder ky vendim, sepse paraqet vizionin integrues të popullit të Kosovës.
LDD-ja sipas kësaj platforme të zgjedhjeve nacionale do të fokusohet në zhvillimin e bujqësisë,shëndetësisë, luftës së pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe integrimit në NATO dhe BE.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Mustafa Merlika Kruja: Karakteret natyrore e historike të Shqipërisë së Madhe
» Adem Demaçi: Isa Mustafa bëri kthesë të madhe në jetën politike
» Mustafa: Teuta Rugova mund të jetë në listën e LDK-së
» Pas takimit me Thaçin, Isa Mustafa do të jetë kryeministri i Kosovës!
» Ismet Beqiri thotë se Isa Mustafa duhet të jetë përsëri Kryetar i LDK’së

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi