U lutën bashkë
U lutën bashkë
U lutën bashkë
Publikuar me: 5 Nentor, 2010 | 13:18
Për dy ditë sa ka qëndruar në Kosovë, Recep Tayip Erdogan ka arritur të ekzaltojë kosovarët.Kësaj ndjenje nuk i shpëtuan as liderët e vendit. Për Kryeministrin turk, nuk u kursyen as fjalët e mëdha, e as çmimet.Udhëhqësitë kosovarë si mikpritës të vërtetë e përcollën në çdo hap, e masat nuk hezituan t’i brohorisnin.Karizma e liderit turk nuk e la pa e prekur as Kryeministrin në largim Hashim Thaçin.Ai e quajti vëlla, Kryeministrin turk, e për nder të tij u mundua të flasë edhe nga pak turqisht.Por Erdoganit, të enjten i shkoi për dore të bëjë diçka që nuk ka arritur të bëjë askush në Kosovë.
Thaçi bashkë me liderin turk ka ngritur duart për të bërë një lutje në një xhami që u përurua të premten në kryeqytet.Udhëheqësit politikë në vend gjithmonë janë kujdesur që të mos ekspozohen në evenimente që kanë karakter fetar.Publikisht në Kosovë lutje nuk ka bërë asnjë udhëheqës shtetëror.Për këtë është shquar sidomos Thaçi.
Lidhja e vetme e kreut të PDK’së me fenë, publikisht, janë urimet për festa që iu dërgohen komuniteteve fetare në vend.Por turma e madhe e “xhematit” dhe lutja e Myftiut Naim Tërrnava kanë nxitur edhe Thaçin për t’u lutur pak. Me këtë rast, edhe Thaçi dhe Erdogan kanë folur për të kaluarën dhe për dy “popujt” vëllezër. Erdogan edhe gjatë vizitës në Prizren nuk e ka fshehur dedikimin fetar.
Derisa myezinët në xhamitë e qytetit me trashëgiminë më të madhe kulturore nga koha otomane kanë “thirrur” ezanin, Erdogan ka pushuar së foluri. Thaçi po ashtu ka ndjekur këtë “shfaqje” të mysafirit të tij. Lideri turk ka vizituar edhe Tyrben e Sulltan Muratit në Mazgit. Sido që të jetë, Erdogan gjatë së enjtes mund të ketë kaluar momente të mira në Kosovë.
Kujdesi për të nuk ka munguar as në ditën e dytë të vizitës. Ai është quajtur hero modern i Kosovës, ndërsa ka marrë titull nderi nga Universiteti i Prishtinës. Ushtruesi i Detyrës së Presidentit, Jakup Krasniqi i ka bërë atij dhuratën më të madhe që e ndan vendi, duke e dekoruar atë me Medaljen e Artë të Pavarësisë, e cila u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huajve, që kanë kontribuar për Pavarësinë e Kosovës. Turqia është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. E, Erdogan, siç dihet, edhe ka lobuar për njohjen e pavarësisë.
Kryeministri turk nuk ka lënë pa bërë deklarata të forta në favor të Kosovës.
Ai i ka quajtur të papranueshme dhe të dëmshme për paqen dhe stabilitetin në rajon, idetë për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Kur ka shprehur këtë qëndrim, ai ka përmendur një fjalë të urtë turke.
“Ne e kemi një fjalë të urtë në Turqi, që e përdorim ‘Nuk mund t’i veshësh mbathje një fëmije të palindur’. Nuk kemi ende diçka të tillë, por kur të arrijë diçka, ne do të vendosim dhe do ta paraqesim sipërmarrjen tonë dhe atëherë do ta kemi edhe qëndrimin tonë. Por ju them se nuk është e hajrit asnjë ide që cenon paqen dhe stabilitetin në rajon dhe nëse do të hidhej një ide e tillë, do ta cenonte paqen e Kosovës dhe të vendeve të rajonit”, ka thënë ai
Ndërsa Jakup Krasniqi i ka përmendur të gjitha të mirat që ia ka bërë Turqia vendit që prej se e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Erdogan ka rikonfirmuar gatishmërinë e vendit të tij për të bashkëpunuar mes dy vendeve dhe për t’i ndihmuar Kosovës.
“Jemi duke zhvilluar një vizitë me takime intensive në Kosovë. U takuam me Kryeministrin Thaçi. Si në takimin kokë më kokë, ashtu edhe në takimin e delegacioneve, biseduam për bashkëpunimin dhe patëm rastin të diskutojmë shumë tema nga fusha ushtarake, ekonomike, sociale, kulturore dhe historike. Diskutuam se çfarë mund të bëjnë dhe çfarë mund të realizojnë në rajon Turqia dhe Kosova, si dy vende mike dhe vëllazërore”, ka thënë kryeministri i Turqisë, Recep Tayip Erdogan./express/
http://breziiri.com/2010/11/05/u-luten-bashke/
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shqiptarët i luten SHBA për pushtimin e tokave të mbetura jashtë kufijve
» Spahiu: PD-PS janë bërë bashkë
» PDK e LDK bashkë në kafe
» Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë
» Vullnet Mato:BASHKË NË ÇDO ORBITË
» Spahiu: PD-PS janë bërë bashkë
» PDK e LDK bashkë në kafe
» Pastrimi i Kosovës i bënë bashkë
» Vullnet Mato:BASHKË NË ÇDO ORBITË
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi