Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fatmri Sejdiu kandidon për kryetar të LDK-së, edhe Isa Mustafa

Shko poshtë

Fatmri Sejdiu kandidon për kryetar të LDK-së, edhe Isa Mustafa Empty Fatmri Sejdiu kandidon për kryetar të LDK-së, edhe Isa Mustafa

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 07, 2010 1:58 pm

Fatmri Sejdiu kandidon për kryetar të LDK-së, edhe Isa Mustafa


Fatmri Sejdiu kandidon për kryetar të LDK-së, edhe Isa Mustafa 3Bildschirmfoto-2010-

(E plotësuar) -
Hamiti tha se ndodhë LDK është e vetmja parti demokratike në Kosovë, edhe sot edhe këtu LDK është konkurruese dhe kandidojnë Fatmir Sejdiu dhe Isa Mustafa, ndërsa salla ka shpërthyer në brohorima Isa, Isa, Isa...
-----------------------
Kryesues i punimeve është emëruar akad.Sabri Hamiti, anëtar i kryesisë së LDK-së, i cili pasi përshëndetjes nga Blerim Shala, nënkryetar i AAK-së, ia dha fjalën Zef Morinës, kryetar I Partisë Demokratike për Integrim, ai tha se PDI dëshiron ta vazhdojë bashkëpunimin me LDK-në dhe se kjo parti e cila vuri themelet e para të pluralizmit politik, dhe se LDK është lidere e partive shqiptare në Ballkan. Ai tha se LDK ishte dhe do të mbetet forca lidere në mbarë trojet shqiptare, dhe porositi që suksesi i këtij Kuvendi do të tregojë forcën e Kuvendit.
Më pas u krijua komisioni verifikues me në krye Ramë Manajn. Manaj në emër të Komisionit verifikues, pas rritjes së numrit të degëve dhe të anëtarësisë së LDK-së nga 355 delegatë të bëhen 365, ndërsa të pranishëm janë 359 delegatë.
------------------
Vëmendja e gjithë opinionit të Kosovës, sot është e drejtuar kah Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK). Në orën 11:14 ka filluar Kuvendi i VII Zgjedhor, që më shumë se kurrë më parë mund të përcaktojë fatin e kësaj partie.
Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, sot ka filluar Kuvendi Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së e ka hapur kryetari aktual i LDK-së, Fatmir Sejdiu.
Sejdiu ka paraqitur ekipi udhëheqës të Kuvendit Zgjedhor, i cili përbëhet nga Sabri Hamiti, Lirie Kajtazi, Eqrem Kryeziu, Lutfi Haziri, Isa Mustafa, Gazmend Muhaxheri e Fatmir Sejdiu.
Në Kuvendin e VII Zgjedhor të LDK-së nuk po marrin pjesë Bujar Bukoshi e as Ukë Rugova
Watch live streaming video from tvkosova at livestream.com


* * * * * *
Dilema që konsiston në faktin nëse LDK-së do t’i prijë Fatmir Sedjiu apo Isa Mustafa, deri më tash nuk është zgjidhur. Zyrtarët e LDK-së mbrëmë deri vonë kanë zhvilluar konsultime, por nuk janë deklaruar për epilogun e tyre.
Nuk dihet nëse para kuvendit si kandidat do të paraqiten Sejdiu dhe Mustafa, apo nëse kryetari aktual i LDK-së do ta mbështesë kandidaturën e Mustafës për të kaluar me aklamacion.
Kuvendit të VII të LDK-së i ka paraprirë një situatë tensionuese brenda kësaj partie që rezultoi me krijimin e listës “LDK-Ibrahim Rugova” dhe me debate brenda LDK-së nëse kryetar i saj do të jetë Sejdiu apo Mustafa.
Vëzhguesit thonë se një përplasje e re eventuale sot në Kuvendin e VII të LDK-së, mund ta çojë këtë parti drejt ndarjes së mëtejmë.
* * * * * * *
Në Prishtinë sot do të mbahet Kuvendi i 7-të Zgjedhor i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në këtë kuvend do të zgjidhen organet e reja drejtuese, këshilli i përgjithshëm, kryesia e re dhe kryetari i partisë.
Ka kohë që flitet se krahas kryetarit aktual të kësaj partie, Fatmir Sejdiu, do të jetë edhe Isa Mustafa kandidat për kryetar të LDK-së.
Musfafa tashmë dihet se pas vetës ka një pjesë të madhe të LDK-së, ndonëse për këtë në një farë mënyre janë deklaruar vetëm degët e LDK-së në Suharekë dhe në Gjilan, të cilat publikisht i kanë dhënë mbështetje.
Sot fjalën do ta kenë mbi 350 delegatët e Kuvendit të 7-të Zgjedhor të LDK-së të cilët mund ta kenë përpjekjen e fundit për ta shpëtuar ndarjen e kësaj partie edhe një herë në dysh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi