Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:25 pm

Isa Mustafa – kandidat i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Bota sot


Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) ia besoi kandidaturën për Prishtinën, kryetarit aktual Isa Mustafa. Këshilli në mbledhjen e sotme, të mbyllur për media, vendosi edhe për kandidatët për kryetarë nëpër të gjitha komunat tjera. Në listë ndodhen edhe Fatmir Rexhepi në Gjilan, Faik Grainca, në Ferizaj, Hanefi Muharremi, në Prizren, ndërsa në Mitrovicë, Mursel Ibrahimi.
Lidhja Demokratike e Kosovës konsideron se zgjedhjet e 15 nëntorit do të jenë edhe një rast që të dëshmohen përpjekjet e shoqërisë kosovare për ngritjen e nivelit të demokracisë në Kosovë, tha nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri, në konferencën me gazetarë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm.
Duke kërkuar nga kandidatët e nominuar për kryetar të komunave angazhim maksimal, Haziri shprehu bindjen se në këto zgjedhje LDK-ja do të jetë fituese në shumicën e komunave dhe në këtë mënyrë do të dëshmojë forcën e saj politike dhe unitetit brenda partiak.
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së është vendosur që kryetar i Shtabit zgjedhor të LKD-së të jetë Lutfi Haziri.
Ndryshe, kandidatët e kësaj partie janë : Isa Mustafa Prishtinë, Fatmir Rexhepi Gjilan, Faik Grainca - Ferizaj, Hanefi Muharremi - Prizren, Fehmi Vula - Gjakovë, Agim Bërdynaj - Pejë, Fadil Ferati - Burim, Mursel Ibrahimi - Mitrovicë, Agim Veliu - Besianë, Ibush Januzi - Vushtrri, Fadil Gashi - Klinë, Mehmet Bojka - Deçan, Fahri Jusufi - Junik, Agron Shemsedini - Sharr, Salih Asllani - Therandë, Jonuz Kastrati - Malishevë, Isa Musini - Viti, Shaip Surdulli - Dardanë, Ibrahim Kryeziu - Rahovec, Burim Berisha - Fushë Kosovë, Mehmt Krasniqi - Kastriot, Lulzim Demaj - Kaçanik, Muzafer Demjani - Hani i Elezit, Imri Ahmeti - Lipjan, Ismail Hasani - Shtime dhe Bajrush Qerimi - Artanë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty AKR: Mimoza Kusari- Lila, Kandidate për kryetare të Gjakovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:26 pm

AKR: Mimoza Kusari- Lila, Kandidate për kryetare të Gjakovës



Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë KUSARI
Mimoza Kusari- Lila


Aleanca Kosova e Re ka përzgjedhur Mimoza Kusari- Lila, kandidate për kryetare në Komunën e Gjakovës. Kryetari i kësaj partie, Behgjet Pacolli, tha se zonja Lila është një potencial që mund të hapë një faqe të re për komunën e Gjakovës. Me këtë rast Mimoza Kusari Lila ka shfaqë bindjen se nën udhëheqjen e saj, Gjakova do të jetë një vend ndryshe, nuk do të jetë vetëm vend i lindjes por edhe vend i perspektivës për shumë të rinj.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty LDK publikon kandidatët, synon rikthimin

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:43 pm

LDK publikon kandidatët, synon rikthimin


Nga Express

Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së shpalosi sot listën e kandidatëve për kryetarë të komunave.


Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Petrit_rrahmani_-_kshilli_i_ldk-s_(1)-490x320

Në Prishtinë, LDK ka rikandiduar kryetarin aktual Isa Mustafa. Nuk janë ndërruar as fituesit e zgjedhjeve të kaluara, Fadil Ferati në Istog, Sali Asllanaj në Suharekë dhe Burim Berisha në Fushë-Kosovë, kurse në Podujevë dhe Gjilan, LDK dërgon dy ish-ministrat e saj, Agim Veliu dhe Fatmir Rexhepi.

LDK synon rikthim, përmes këtyre zgjedhjeve, në të gjitha komunat, tha nënkryetari Lutfi Haziri, i cili lexoi listën me emra.

Ai i bëri thirrje elektoratin të dalë masivisht në zgjedhje dhe të ndikojnë që në pushtetet lokale të vijnë më të mirët. “LDK në këto zgjedhje do të arrijë të tregojë fuqinë e saj...Ne besojmë që këto dy vjet kanë dëshmuar nevojën që LDK të jetë udhëheqëse në pushtet lokal, jo pse në zgjedhjet në Kosovën e lirë, ne kemi arritur ta fitojmë besimin e shumicës së qytetarëve por për shkak të qeverisjes sonë dhe mundësisë që qytetarët t’i shohin krahasimet”, tha Haziri.

Lista e kandidatëve:
Prishtinë, Isa Mustafa
Gjilan, Fatmir Rexhepi
Ferizaj, Faik Grainca
Prizren, Hanefi Muharremi
Gjakovë, Fehmi Vula
Pejë, Agim Bërdynaj
Istog, Fadil Ferati
Mitrovicë, Mursel Ibrahimi
Podujevë, Agim Veliu
Vushtrri, Ibush Jonuzi
Klinë, Fadil Gashi
Deçan, Mehmet Bojkaj
Junik, Tahir Isufi
Dragash, Halim Shemsedini
Suharekë, Sali Asllanaj
Malishevë, Jonuz Kastrati
Viti, Musa Misini
Kamenicë, Shaip Surdulli
Rahovec, Ibrahim Kryeziu
Fushë-Kosovë, Burim Berisha
Obiliq, Mehmet Krasniqi
Kaçanik, Lulzim Demaj
Hani i Elezit, Muzafer Demjani
Lipjan, Imri Hamiti
Shtime, Ismajl Hasani
Novo Bërdë, Bajrush Ymeri.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Alternativa e Gjakovës

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:45 pm

Alternativa e Gjakovës


Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Sder-490x320


Nga Nebi Maxhuni

Programi konkret për zhvillimin e Gjakovës thotë se e ka shtyrë të kandidojë për kryetare të Gjakovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re. Është e sigurt se do ta fitojë garën. Tregon se ka mbështetje nga shumica e partive politike në Gjakovë. Ka pasur edhe oferta nga partitë e tjera politike. Zhvillimi ekonomik dhe bujqësia janë dy prioritetet e saj. Mimoza Kusari Lila, kandidate për kryetare të Gjakovës, flet për Express.

Express: Prej Odës Ekonomike Amerikane u kandiduat për kryetare të Gjakovës nga AKR-ja. Pse morët këtë vendim?

Mimoza Kusari: Ideja për kryetare të Gjakovës më ka lindur më herët, kur më kanë thënë se do të isha kandiduar për Prishtinën, edhe pse 11 vitet e fundit jetoj këtu. Gjithmonë e kam pasur ndjenjën se nëse do të mund të kontribuoja, këtë do ta kisha bërë për vendin tim, Gjakovën, është vendlindja ime, aty jam rritur. Vendimi ose ideja që unë të jem kandidate është marrë në një afat shumë të shkurtër kohor, që do të thotë jemi marrë vesh javën e kaluar. Në momentin kur më është kumtuar ky propozim, menjëherë kam pasur një ndjenjë pozitive. Nuk kam pasur dyshimet e mia se çfarë do të ndodhë me mua, por kam thënë “Po”, është momenti që unë të bëj diçka për Gjakovën dhe konsideroj se tashmë është momenti kyç që të ndodhë një kthesë pozitive, sidomos në kuadër të zhvillimit ekonomik për atë vend. Gjithmonë e kam shikuar qeverisjen prej asaj që sa ka ndikim te qytetari, edhe pse kam pasur oferta nga parti të ndryshme, nuk kanë qenë oferta që më kanë dhënë ndonjë satisfaksion.

Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e nesërm të gazetës Express.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Vendimi për shërbyesit civilë - antikushtetues

Mesazh nga Agim Gashi Sat Sep 12, 2009 9:51 pm

Vendimi për shërbyesit civilë - antikushtetues


Nga Express

Partitë politike kosovare vazhdojnë ta kundërshtojnë vendimin e Qeverisë lidhur me pjesëmarrjen e shërbyesve civilë në fushatën zgjedhore.

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Astrit_ibrahimi_05-490x320

Lidhje Demokratike e Dardanisë (LDD) e konsideron antikushtetues vendimin e marrë para disa ditësh nga Ministria e Shërbimeve Publike dhe ajo e Pushtetit Lokal, që përcakton se shërbyesit civilë të cilët duan të garojnë për këshilltarë në Kuvendet komunale, duhet të marrin pushim pa pagesë.

Edhe Partia Reformiste ORA kërkon që të bëhet ndryshimi i rregullores dhe ligjit për zgjedhje, në mënyrë që të mos pengohet pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje.

Shefi i Shtabit Elektoral të LDD-së, Sejdë Tolaj, në konferencën për gazetarë, ka thënë se bëhet fjale për “vendim që cenon të drejtën themelore dhe kushtetuese të qytetarëve të Republikës së Kosovës për t’u zgjedhur dhe për të zgjedhur”

“Ky vendim atakon kategorinë me te respektuar te shoqërisë kosovare, siç janë arsimtarët, mjekët dhe në përgjithësi nëpunësit civilë. Pra ne e kundërshtojmë ketë vendim, pasi qe konsiderojmë se nuk është i bazuar në legjislacionin në fuqi, i cili rregullon zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme dhe është në kundërshtim të plotë me legjislacionin tjetër në fuqi, por edhe me Kushtetutë”, ka thënë Tolaj, sipas të cilit ky vendim ka edhe prapavijë politike.

Edhe eksperti juridik i Shtabit Elektoral të LDD-së, Ramadan Kelmendi, ka vlerësuar se bëhet fjalë për një vendim, i cili është në kundërshtim me Kushtetutën

“Me këtë vendim, qytetaret e Kosovës nuk janë të barabartë para ligjit; vendimi nuk është i precizuar juridikisht dhe lë mundësinë e interpretimeve subjektive. Shërbyesit civilë i sjellë në pozite jo të barabartë me qytetaret e tjerë dhe ajo qe është më kryesore është në tërësi i kushtëzuar nga kushtet, të cilat janë në kundërshtim me legjislacionin”, tha Kelmendi.

Ky vendim, sipas Kelmendit ka edhe formën diskriminuese pasi qe sjell ne pyetje te drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur.

Edhe ORA e ka kritikuar rregulloren për pjesëmarrjen e nëpunësve civilë në zgjedhje. “Para dy ditësh morëm shkresën me rregulloren nga Ministria e Shërbimeve Publike për pjesëmarrjen e nëpunësve civilë në zgjedhje, apo më mirë thënë për pengimin e pjesëmarrjes së nëpunësve civil në zgjedhje. Nëse vërtetë dëshirojmë të krijojmë institucione, të cilat do të jenë pasqyrë e vërtetë e popullit, atëherë në asnjë mënyrë nuk mundet të ju cenohet e drejta e qytetarëve të marrin pjesë në zgjedhje dhe të krijojnë institucione të cilat do të mbrojnë interesin e po atyre qytetarëve”, tha kryetarja Teuta Sahatiqja, në konferencën e rregullt me gazetarë..

Sipas saj, me pengimin apo kushtëzimin me mospagesën e të ardhurave, nëpunësit civilë, arsimtarët dhe personeli mjekësor, i cili edhe ashtu ballafaqohet me të ardhurat e ulëta, nuk mund t’ia lejojë vetes mungesën e 2 rrogave apo dorëheqjen nga vendi udhëheqës.

“Dhe kjo ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në cenimin e të drejtës për të qenë i zgjedhur apo për të zgjedhë kandidatët e përshtatshëm”, tha Sahatqija, e cila kërkoi që të bëhet ndryshimi i rregullores dhe ligjit për zgjedhje, në mënyrë që të mos pengohet pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Fitim Tefiku, kandidat i AKR-së

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 13, 2009 8:03 pm

Fitim Tefiku, kandidat i AKR-së



Në takimin e Kryesisë së Degës së AKR-së në Dragash është vendosur që këtij subjekti politik në zgjedhjet e 15 nëntorit, për kryetar komune t’i prijë Fitim Tefiku, profesor i edukatës fizike. Gjithashtu në këtë mbledhje të kryesisë është përcaktuar edhe lista e 20 kandidatëve, të mundshëm për anëtarë të KK-së, të cilës do t’i prijë Mujdin Jusufi, sekretar i Degës, duke e përmbushur edhe kërkesën e përfaqësimit të 30 për qindëshit tëgjinisë femërore, në listë po ashtu është përfshirë edhe minoriteti goran. Pas një debati për mobilizim të të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të kësaj partie, mendimi i këtij subjekti politik është se AKR-ja në komunën e Dragashit në këto zgjedhje do të dalë shumë më e fuqishme se në zgjedhjet e fundit, është shprehur sekretari i Degës, Mujdin Jusufi.
AKR-ja në zgjedhjet e fundit, 2007, ishte e treta. Kjo parti ende nuk e ka kompletuar listën e kandidatëve për kryetar komunash, në fakt ajo tashmë ka listën e gatshme të propozimeve, por ka mbetur të bëhet zyrtarizmi edhe i disa kandidaturave.
M. Qafleshi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty PSD kërkon mos zbatimin e vendimit për shërbyesit civil

Mesazh nga Agim Gashi Sun Sep 13, 2009 8:04 pm

PSD kërkon mos zbatimin e vendimit për shërbyesit civil



Socialdemokratët kanë reaguar ndaj vendimit lidhur me zbatimin e rregullores për kufizimin e kandidimit të shërbyesve civil në zgjedhjet e nëntorit, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të mos zbatohet kjo rregullore të cilën e kanë cilësuar si diskriminuese. Në konferencën e rregullt për media të dielën, Tomor Maloku, zyrtar për informim në PSD, ka thënë se rregullorja për shërbyesit civil dëmton proceset demokratike në vend, pasi që cenon të drejtat themelore të njeriut për të pasur mundësi të barabarta për të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas tij, vendimi për shërbyesit civilë është diskriminues, andaj ka kërkuar ndryshimin e tij, duke krijuar mundësi të barabarta me qytetarët e tjerë për të qenë kandidatë potencial për zgjedhjet e nëntorit. Socialdemokratët, ndërkaq, kanë bërë të ditur se më 16 shtator do të dalin me listën e kandidatëve për kryetar komunash për zgjedhjet e 15 nëntorit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty AKR-LDD zyrtarizojnë koalicionin zgjedhor

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 14, 2009 4:31 pm

AKR-LDD zyrtarizojnë koalicionin zgjedhor

Kjo marrëveshje përcakton bashkëpunimin e partive në 20 komuna të Kosovë.


Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë --ldd-akr


Partitë Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë kanë nënshkruar koalicionin paraelektoral për zgjedhjet e 15 nëntorit. Kjo marrëveshje përcakton bashkëpunimin e partive në 20 komuna të Kosovë. Numrin më të madh të kandidatëve pritet t’i ketë LDD-ja e Nexhat Dacit, me 12 gjithsej, kurse AKR-ja e Behgjet Pacollit me 8. AKR-ja do të mbështetet në komunat e Prishtinës, Gjakovës, Mitrovicës, etj. Ndërsa LDD-ja në Prizren, Pejë, Viti e Vushtrri. Të dyja partitë do të dalin me kandidatët e saj vetëm në katër komuna, si në Ferizaj, Kamenicë, Gjilan dhe Shtërpcë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Naim Ferati kandidatë i AKR-së për Kryetar tëFerizajt

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 1:12 pm

Naim Ferati kandidatë i AKR-së për Kryetar tëFerizajt

Demush Zefi
Bartës i listës për këto zgjedhje lokale nga AKR-ja është caktuar kryetari i degës z. Ramadan Hasani, ndërsa në listën e kandidatëve dominojnë ata më përgatite superiore.

Vetëm një ditë para se të përfundoj paraqitja e kandidatëve për kryetarë të komunës dhe për këshilltarë. Dega e AKR-së në Ferizaj sot ka caktuar kandidatin për kryetar komune i cili kësaj radhe do të jetë befasi e dorës së parë sepse është më i riu që është propozuar deri më tani në të gjitha zgjedhjet. Kryetari i Degës së AKR-së Ramadan Hasani ka informuar se Naim Ferati do të jetë kandidat që do të bashkëngjitet në radhën e kandidatëve të subjekteve të tjera politike në garë për kryetarë të Ferizajt. Naim Ferati është Drejtor i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport pranë komunës së Ferizajt, ndërsa aktiviteti i tij në AKR është çmuar dhe vlerësuar lart. Në anën tjetër listës së kandidatëve për këshilltarë komunal listës i prinë z. Ramadan Hasani këshilltarë i tashëm i asamblesë komunale, ndërsa është i njohur edhe ndër biznesmenët më të suksesshëm të kësaj komune. AKR-ja në zgjedhjet e fundit lokale në asamblenë komunale ka siguruar 7 këshilltarë komunale, ndërsa së bashku më PDK-në kanë formuar pushtetin lokal.
Edhe kësaj radhe për zgjojet lokale AKR-ja ka konkurruar më 41 kandidat për këshilltarë komunal, ndërsa sipas informacioneve dominon lista e kandidatëve më përgatitje universitare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Fushata zgjedhore do të zgjasë 30 ditë

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 1:13 pm

Fushata zgjedhore do të zgjasë 30 ditë

Bota sot
Presidenti Sejdiu takoi përfaqësuesit e partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje.


Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë 14Partit

Presidenti Sejdiu takoi sot përfaqësuesit a partive politike që konkurrojnë në zgjedhjet e sivjetshme lokale me të cilët zhvilloi një konsultë në kuadër të përgatitjeve për një proces të mirë zgjedhor për zgjedhjet lokale të vitit 2009.

Në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet lokale të 15-të nëntorit, Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu është konsultuar sot me përfaqësues të partive politike që do të marrin pjesë në zgjedhje. Pas këtij takimi, ku mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, u tha se është vendosur që fushata zgjedhore për votimet e 15 nëntorit do të zgjasë 30 ditë.
Vendimi është marrë në takimin e sotëm ndërmjet presidentit Fatmir Sejdiu dhe subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale. Kjo marrëveshje është arritur sot megjithëse përfaqësues të disa subjekteve politike kishin kërkuar paraprakisht që fushata zgjedhore të zgjaste 21 ditë, tha Sejdiu.
Ministria e Pushtetit Lokal do të rishikojë pagesën apo jo të shërbyesve civilë, të cilët do paraqiten si kandidatë të partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e nëntorit, tha presidenti, Sejdiu dhe shtoi se kjo çështje do të rregullohet sipas ligjit.
Partitë politike duhet të paguajnë borxhet ndaj KQZ-së, ka thënë presidenti Sejdiu dhe ka shtuar se shtyerja e afatit të certifikimit të partive politike nuk mund të bëhet.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty KQZ-ja rritë numri e votuesve në disa vendvotime

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 1:14 pm

KQZ-ja rritë numri e votuesve në disa vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklarohet së është duke bërë të gjitha përgatitjet që procesi i zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit të shtrihet në tërë vendin përfshi edhe veriun.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme mori vendim që për zgjedhjet e 15 nëntorit të rritet numri i votueseve nëpër vendvotime. Në Kosovë do të organizohen gjithsej 240 vendvotime. KQZ-ja certifikoi pjesëmarrjen në zgjedhje të Iniciativës qytetare të komunitetit serb “Gizor” nga Ranillugu dhe “Gizap” nga Kamenica.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklarohet së është duke bërë të gjitha përgatitjet që procesi i zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit të shtrihet në tërë vendin përfshi edhe veriun, por jo gjithçka varet prej tyre tha zëdhënësi i KQZ- së, Fehmi Ajvazi.
“Çështjet e komunave të reja, janë çështje të vendimit politik që i takojnë mekanizmave tjerë, mirëpo KQZ-ja bën përgatitjet normalisht edhe në këtë drejtim, por mbetet të shihet më tutje se çfarë do të kemi në këtë drejtim”< ka sqaruar Ajvazi.
Ndryshe KQZ-ja mori vendim sot që ta rrisë numrin e votueseve nga 750 sa ishte në vitin 2007, në 950 nëpër 240 vendvotime në nivel vendi. Si dhe miratoi certifikimin e dy iniciativave qytetare dhe dy kandidatëve të pavarur.
“Në këtë mbledhje u certifikuan dy iniciativa qytetare: “Gizor” Iniciativ qytetare e komunitetit serb nga Ranillugu, dhe “Gizap” nga Kamenica si dhe dy kandidatëve të pavarur si këshilltar në asamblenë komunale të Prishtinës”, ka thënë Ajvazi.
Subjektet politike të cilat marrin pjesë në zgjedhje, duhet t’i dërgojnë listat me emrat e kandidatëve të tyre, për Këshilla të vendvotimeve, prej datës 17 deri me 21 shtator.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Kandidatët e PSD-së për kryetar komunash

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 9:39 pm

Kandidatët e PSD-së për kryetar komunash

PSDK-ja për kryetar të Prishtinës ka kandiduar– Sadri Ramabajën.

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë ---psd-
Partia Social Demokrate e Kosovës sot ka prezantuar 17 kandidatët që do të konkurrojnë për kryetar komunash në zgjedhjet e 15 nëntorit.


Partia Social Demokrate e Kosovës sot ka prezantuar 17 kandidatët që do të konkurrojnë për kryetar komunash në zgjedhjet e 15 nëntorit.
Kandidatët e propozuar nga PSD për kryetar komunash që garojnë në zgjedhjet lokale janë: Sadri Ramabaja, Prishtinë, Ramiz Rigusha, Pejë, Shahinë Roka, Gjakovë, Tahir Kuqi, Deçan, Fatmir Kaliçi, Gjilan, Afrim Sadikaj, Burim, Ibish Raçi, Klinë, Ahmet Grajçefci, Fushë Kosovë, Lulzim Krasniqi, Rahovec, Halil Halili, Shtime, Naser Bytyçi, Lipjanë, Sanije Grajçefci, Obiliq, Emine Çerkezi, Vushtrri, Rifat Syla, Besianë, Qerim Shehu, Prizren, Ekrem Mustafa, Ferizaj dhe Milazim Xhafa, Mitrovicë.
Në prezantimin e kandidatëve, kryetari i Partisë Social Demokrate, Agim Çeku u shpreh i sigurt se PSD ka zgjedhur njerëzit që do të dinë t'i prezantojnë denjësisht komunat e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Dega e LDK-së formoi Shtabin Zgjedhor

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 9:43 pm

Dega e LDK-së formoi Shtabin Zgjedhor




[img:4289]http://www.botasot.info/te_vogla/LDK[1].jpg[/img:4289]

Sot Kryesia e Degës së LDK-së të Podujevës e udhëhequr nga kryetari i Degës z. Agim Veliu mbajti një takim pune në të cilën u bisedua rreth përgatitjeve për fillimin e fushatës parazgjedhore. Kryesia caktoi listën e kandidatëve të Degës së LDK-së për këshilltarë të KK-së, që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit për ulëset në Kuvendin e ri të komunës së Podujevës. Bartës i kësaj liste u caktua dr Bahri Thaçi, i cili u zgjodh edhe kryetar i Shtabit Zgjedhor, që u formua sot. Kryetari Veliu, njëherë edhe kandidati i LDK-së për kryetar të komunës së Podujevës në këto zgjedhje, u shpreh se Dega e LDK-së, si dhe strukturat tjera të kësaj dege po mobilizohen si asnjëherë më parë për të garuar suksesshëm në këto zgjedhje, dhe për të dalë fitues.
Kryesia e Degës e LDK-së, gjithashtu bëri një reagim të ashpër ndaj një gënjeshtre të publikuar në mediat tona, për gjëja kalimin në AAK të aktivit të LDK-së në Buricë. Kjo është një gënjeshtër e kulluar e Degës së AAK-së në Podujevë, e cila si duket ende pa filluar fushata parazgjedhore, ka frikë nga një humbjeje e thellë e subjektit të tyre politik karshi Degës së LDK-së në Podujevë. Dega e LDK-së e Podujevës përkundrazi është duke pranuar dhe mirëpritur shumë njerëz me autoritet që po kthehen nga AAK-ja dhe partitë e tjera në LDK. Nuk është në natyrën dhe strategjinë e LDK-së t’i bëjë këto ceremoni “me ndezje oxhakësh” apo t’i publikojë nëpër gazeta, duke i bërë pompoze.
Kryetari i Aktivit të LDK-së të Buricës z. Ismet Berisha po ashtu ka reaguar ashpër, duke thënë se kjo nuk ka të bëjë asgjë me realitetin, sepse Kryesia e Aktivit të LDK-së është e kompletuar dhe funksionale, përpos një anëtari të kryesisë që ditëve të fundit është ndier i pasivizuar në aktivitetet tona rutinore në prag të fushatës. Thuhet në njoftimin e Komisionit për Informim të kësaj dege.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty LDD shpall kandidaturat për kryetarë të komunave

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 9:47 pm

LDD shpall kandidaturat për kryetarë të komunave



Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë -%20LDD-se%20
LDD-ja prezanton kandidatët e vet për kryetarë të komunave në zgjedhjet e 15 nëntorit.


Prishtinë, 5 shtator - Këshilli Kombëtar i LDD-së në mbledhjen e kryesuar nga kryetari Nexhat Daci u ka dhënë mbështetje propozimeve për kandidatë të LDD-së për kryetar të komunave, ndërsa ka mirëpritur anëtarin e ri të kryesisë prof. dr. Gazmend Qorrajn. Në këtë takim u vlerësua se LDD-ja me formacioni e përbërë nga profesionist të dëshmuar të fushave të ndryshme, është bindur në plotëni se do të ketë mbështetje dhe rritje absolute te elektorati i saj. “LDD edhe njëherë dëshmoi se po ecën drejt rritës së saj, në saje të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm të të gjitha strukturave të partisë në vend dhe në diasporën shqiptare”, u tha në mbledhjen e Këshillit Kombëtarë të LDD-së. Emrat e kandidatëve të LDD-së për kryetar të Komunave: Prizren - Ruzhdi Rexha (akademia ushtarake), Pejë - Elmi Berisha (magjistër i ekonomisë), Viti - Sokol Haliti (inxhinier i bujqësisë), Vushtrri - Halil Kuqi – profesor, Deçan - Ismet Hulaj (ekonomist), Istog - Rifat Osmani - inxh. i elektroteknikës, Klinë - Zenun Zeqa – Jurist, Skenderaj - Fadil Geci - magjistër i shkencave juridike, Suharekë - Muhamet Bajraktari – profesor, Junik - Shpejtim Gacaferri - inxhinier i ndërtimtarisë, Shtime - Enver Ademi - mjek pediatër, Ferizaj - Milazim Haliti – Jurist. Gjilan - Jashar Ramadani - mjek specialist, Kamenicë - Nexhmije Kallaba dhe Shtërpcë - Tefik Islami.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty ADK:Rexhep Osmani kandidat për Prishtinën

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 9:48 pm

ADK:Rexhep Osmani kandidat për Prishtinën



Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë ADK-KONFERENCA
Rexhep Osmani kandidat për Prishtinën


Ish-ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Rexhep Osmani, ka marrë besimin e Alternativës Demokratike të Kosovës (ADK) për t'u kandiduar për kryetarë të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.
Kryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës, Edita Tahiri, të martën gjatë një konference për media tha se ADK-ja duke besuar se kryeqytetit i duhet një lider, i cili din të marrë vendime dhe ato t'i bëjë realitet, ka vendosur që Rexhep Osmani të jetë kandidat për kryetar në zgjedhjet e nëntorit.
Tahiri u shpreh se me Rexhep Osmanin, Prishtina do të jetë moderne, duke e vlerësuar atë si njeri me vizione shtet-formuese dhe ideale të qarta kombëtare.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Kandidatët e PSD-së për kryetar komunash

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 9:50 pm

Kandidatët e PSD-së për kryetar komunash

PSDK-ja për kryetar të Prishtinës ka kandiduar– Sadri Ramabajën.


Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë ---psd-
Partia Social Demokrate e Kosovës sot ka prezantuar 17 kandidatët që do të konkurrojnë për kryetar komunash në zgjedhjet e 15 nëntorit

Partia Social Demokrate e Kosovës sot ka prezantuar 17 kandidatët që do të konkurrojnë për kryetar komunash në zgjedhjet e 15 nëntorit.
Kandidatët e propozuar nga PSD për kryetar komunash që garojnë në zgjedhjet lokale janë: Sadri Ramabaja, Prishtinë, Ramiz Rigusha, Pejë, Shahinë Roka, Gjakovë, Tahir Kuqi, Deçan, Fatmir Kaliçi, Gjilan, Afrim Sadikaj, Burim, Ibish Raçi, Klinë, Ahmet Grajçefci, Fushë Kosovë, Lulzim Krasniqi, Rahovec, Halil Halili, Shtime, Naser Bytyçi, Lipjanë, Sanije Grajçefci, Obiliq, Emine Çerkezi, Vushtrri, Rifat Syla, Besianë, Qerim Shehu, Prizren, Ekrem Mustafa, Ferizaj dhe Milazim Xhafa, Mitrovicë.
Në prezantimin e kandidatëve, kryetari i Partisë Social Demokrate, Agim Çeku u shpreh i sigurt se PSD ka zgjedhur njerëzit që do të dinë t'i prezantojnë denjësisht komunat e tyre.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Priten listat e kandidatëve për kryetarë komunash

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 9:53 pm

Priten listat e kandidatëve për kryetarë komunash

Sot është afati i fundit për dorëzimin e listës së kandidatëve për kryetarë komunash. Subjektet politike dhe kandidatët e pavarur, sot duhet ti dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat e kandidatëve me të cilët garojnë në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në komunat e Republikës së Kosovës. Zgjedhjet për pushtetin lokal zhvillohen për herë të parë pas pavarësisë së Kosovës.


Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë --kqz


Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar subjektet politike të cilat nuk i kanë paguar gjobat e shqiptuara në zgjedhjet e kaluara, se afati i fundit për t’i paguar gjobat është dita e sotme.
Zëdhënësi i KQZ-së, Fehmi Ajvazi deklaroi se gjatë ditës pritet dorëzimi i dokumentacionit nga ana e partive dhe më pas shqyrtimi i tij. Subjektet politike sot e kanë afatin e fundit që të kompletojnë dokumentacionin dhe ta dorëzojnë atë në KQZ në mënyrë që të certifikohen për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit. Ato po vazhdojnë sot dorëzimin e dokumentacionit e disa prej tyre edhe pagesën e borxheve që kanë në KQZ.
Presidenti Fatmir Sejdiu ka refuzuar tashmë kërkesën e disa partive politike për të shtyrë afatin e certifikimit.
“Disa e shtruan kërkesën për të shtyrë afatin e certifikimit. Nuk mund të shtyhet afati sepse zgjat 60 ditë para ditës së zgjedhjeve”, ka thënë Sejdiu.
Ndërkohë sot në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po vazhdon dorëzimi i dokumentacionit të partive politike për certifikim në të cilin përfshihen edhe lista me emrat e kandidatëve për kryetarë komunash dhe anëtarë të asambleve komunale. Zëdhënësi Fehmi Ajvazi nuk bëri të ditur se cilat parti deri më tash kanë kompletuar dokumentacionin dhe sa prej tyre e kanë paguar borxhin që kanë në KQZ.
“Disa e kanë paguar borxhin, disa vazhdojnë ti paguajnë, kanë kohë deri në mbrëmje. Besojmë se nuk do të ketë problem. Nuk ka ndonjë shifër ende për shkak se sot është afati deri në mbrëmje. KQZ-ja po punon sot intensivisht në këto dimensione, sepse sot është afati i fundit ligjor për aplikim, pastaj zyra për regjistrimin e partive politike do t’i shqyrtojë dhe do të bëjë certifikimin e atyre subjekteve që i kanë dokumentacionin e rregullt që kërkohet me ligj’< ka deklaruar Ajvazi.
Deri më tash janë certifikuar 4 subjekte, dy iniciativa qytetare dhe dy kandidatë të pavarur.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Zgjedhjet, edhe në 4 komuna të reja

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 11:13 pm

Zgjedhjet, edhe në 4 komuna të reja

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Visar_kryeziu_peter_feith-490x320



Institucionet vendore dhe ato ndërkombëtare kanë vendosur që zgjedhjet lokale të mbahen edhe në tri komuna të reja me shumicë serbe: Graçanicë, Ranillugë dhe Kllokot, si dhe në territorin e zgjeruar të Novo-Bërdës. Në dy komunat tjera që parashihen të krijohen sipas Planit Ahtisaari, Parteshi dhe Mitrovica Veriore, zgjedhjet do të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj pas 16 nëntorit

Nga Express


Pakica serbe në Kosovë ka shans të fitojë tri komuna të reja dhe një të zgjeruar përmes zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit. Në ditën e fundit të certifikimit për zgjedhjet e 15 nëntorit është vendosur që zgjedhjet lokale të mbahen edhe në territorin e komunës së ardhshme të Graçanicës, Ranillugut dhe Kllokotit. Ndërkaq, zgjedhjet në Novo Bërdë do të mbahen në territorin e saj të ri, të zgjeruar me disa fshatra nga komunat fqinje siç është Gjilani.

Ndërsa dy komuna tjera me shumicë serbe, që po ashtu parashihet të krijohen sipas Planit të Ahtisaarit, Mitrovica Veriore dhe Parteshi, duhet të presin derisa komuniteti serb në këto dy vendbanime të tregojë interesim më të madhe për të pranuar këtë projekt. Zgjedhjet në këto dy lokalitete parashihet të mbahen jo më vonë se gjashtë muaj pas 16 nëntorit, 2009.

Kjo është vendosur pas konsultimeve intensive që janë mbajtur ditëve të fundit mes krerëve institucionalë të Kosovës, Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar Pieter Feith dhe ambasadorëve të shteteve të Quintit.

Feith ka bërë të ditur të martën se tri komunat e reja të Kosovës dhe një komunë e zgjeruar janë të gatshme për t’u themeluar sa më parë që të jetë e mundur pas zgjedhjeve lokale.

“Sot e kam informuar Presidentin e Republikës së Kosovës se në këto tri komuna të reja dhe në një komunë të zgjeruar, përgatitjet do të jenë kryer, ashtu që ato do të jenë funksionale pas zgjedhjeve të 15 nëntorit 2009”, ka thënë të martën Feith.

Ai ka vlerësuar se themelimi i këtyre komunave të reja është një hap i rëndësishëm përpara në realizimin e të drejtave për komunitetin serb të Kosovës dhe integrimin e tyre në një sistem të vetëm të qeverisjes lokale në Kosovë.

“Këto komuna do të gëzojnë kompetenca të njëjta si të gjitha komunat e tjera në Kosovë, dhe do të marrin përsipër disa kompetenca të zgjeruara, përfshirë këtu mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore, si dhe emërimin e komandantëve lokalë të policisë”, ka thënë Shefi i ICO’së.

Feith shpreson se qytetarët e këtyre komunave të reja do ta marrin të ardhmen e tyre në duart e veta dhe do të dalin në votime. “Kjo është mënyra më e mirë për të fuqizuar komunitetin tuaj. Gjithashtu, theksoj se atje ku përgatitjet për themelimin e komunave të reja nuk janë avancuar, natyrisht, qytetarët do të mund të votojnë në komunat e tyre ekzistuese më 15 nëntor të këtij viti. Askush nuk do ta humb të drejtën e vet për të votuar”, ka thënë ai.

Vendimi që zgjedhjet lokale të mbahen në 36 komuna është marrë të martën në mbrëmje nga Grupit Ndërministror për Decentralizim që bashkëkryesohet nga Pieter Feith dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Jep dorëheqje nënkryetari i ORA-s

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 15, 2009 11:15 pm

Jep dorëheqje nënkryetari i ORA-s


Nga Express

Nënkryetari i Partisë Reformiste ORA, Besnik Krajku, ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat që ka mbajtur në parti.


Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Besnik_krajku-490x320
Besnik Krajku (majtas) gjatë një konference me gazetarë, si nënkryetar i ORA-s


Ai e arsyeton dorëheqjen me zhvillimet negative që janë duke ndodhur në partinë e tij para zgjedhjeve lokale.

“Jap dorëheqje duke mos dashur që të jem përgjegjës për dështimin eventual në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit”, ka sqaruar Krajku.

Besohet se dorëheqja e Krajkut, që ka qenë edhe kryetar i Degës së ORA-s në Prizren, vjen pasi emri i tij nuk është ndodhur në mesin e kandidatëve të prezantuar nga ORA për kryetarë të komunave.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty 76 subjekte aplikojnë për certifikim, 4 janë certifikuar

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 16, 2009 9:37 pm

76 subjekte aplikojnë për certifikim, 4 janë certifikuar

76 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim për zgjedhjet e 15 nëntorit, prej të cilave qysh dje janë certifikuar 4 sosh, ka bërë të ditur kryetarja e Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, Nesrin Lushta. Partitë politike tashmë kanë dorëzuar listat me emrat e të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave.


Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë -lushta----


Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhore Nesrin Lushta, tha se prej 76 subjekteve politike, 72 prej tyre presin për certifikim, nga të cilat 37 janë parti politike, 15 kandidat të pavarur, 18 iniciativa qytetare dhe 2 koalicione.
Kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhore Nesrin Lushta vlerësoi lartë punën e Zyrës për regjistrim, pasi aplikacionet kanë ardhur në ditët e fundit.
“Ne jemi shumë të kënaqur, pasi që zyra ka bërë një punë shumë të madhe. 34 subjekte janë të komunitetit shqiptarë, 21 të komunitetit serbë, 2 të komunitetit malazez, 3 të komuniteti turk, 1 romë, 1 ashakli dhe 1 egjiptian", ka sqaruar Lushta.
Kusht për certifikim ka qenë shlyerja e borxheve nga ana e subjekteve politike. Sipas Lushtës, borxhet janë shlyer dje nga 19 partitë politike.
“Ne jemi shume të kënaqur që puna është kryer shumë mirë dhe jemi shumë të kënaqur që subjektet politike kanë respektuar dispozitat ligjore dhe i kanë shlyer borxhet, sepse shlyerja e borxheve ka qenë një ndër kushtet për aplikim për certifikim", ka theksuar Lushta.
Zgjedhjet lokale të nëntorit do të mbahen në 36 komuna. Lushta bëri të ditur se certifikimi i 72 subjekteve politike, do të bëhet brenda 3 ditësh.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty PSK kandidon në 11 komuna me kandidatë për kryetarë

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 16, 2009 9:40 pm

PSK kandidon në 11 komuna me kandidatë për kryetarë



Partia Socialiste e Kosovës në zgjedhjet lokale, që mbahen më 15 nëntor, merr pjesë me 11 kandidatë për kryetarë të komunave.
Kandidat i Partisë Socialiste për kryetar komune në Prishtinë është Selvete Krasniqi – Ismaili, në Prizren prof.Skender Berisha, në Mitrovicë mr.Rexhep Ahmeti, në Ferizaj politikologu Fadil Rexhepi, në Suharekë Adem Kadolli, në Klinë Haki Morina, në Shtërpcë Ali Halimi, në Podujevë Tefik Durmishi, në Skënderaj Liridon Hoti, në Viti Gani Ismajli dhe në Novobërdë Sadik Makolli, ndërsa në Malishevë do të përkrah Gani Krasniqin.
Për këshilltarë komunal Partia Socialiste konkuron në 14 komuna: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Suharekë, Klinë, Malishevë, Shtërpcë, Podujevë, Skenderaj, Vushtrri, Viti dhe Novobërdë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty PDK kandidon Astrit Salihun për kryetar të Prishtinës

Mesazh nga Agim Gashi Wed Sep 16, 2009 9:46 pm

PDK kandidon Astrit Salihun për kryetar të Prishtinës




Partia Demokratike e Kosovës mbrëmë i ka dorëzuar në KQZ-së brenda afatit, listën me emrat e të gjithë kandidatëve për kryetarë të komunave për zgjedhjet e 15 nëntorit.
Lista e kandidatëve të PDK-së për kryetar të komunave është: Astrit Salihu - Prishtinë, Bajrush Xhemajli - Ferizaj, Avni Kastrati - Mitrovicë, Nexhmedin Arifi - Viti, Shukri Buja - Lipjan, Sokol Bashota - Klinë, Ramadan Muja - Prizren, Ilhami Gashi - Pejë, Ilir Bytyçi - Gjakovë, Qemajl Mustafa - Gjilan, Isni Kilaj - Malishevë, Muhamet Latifi - Besianë, Ramë Vata - Therandë, Qazim Qeska - Rahavec, Sami Lushtaku - Skenderaj, Nexhat Demaku - Drenas, Naim Ismajli - Shtime, Bajram Mulaku - Vushtrri, Musë Mushkolaj - Deçan, Gafurr Mustafa - Artanë, Begzat Sinani - Dardanë, Selim Jonuzi - Sharr, Ahmet Krasniqi - Fushë Kosovë, Mehmet Pallazhi - Hani i Elezit, Idriz Blakaj - Burim, Nimon Topaj - Junik, Xhabir Zharku - Kaçanik, Haki Mjeku - Kastriot dhe Beqir Fejzullahu - Shterpcë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty LDK në Gjilan rrumbullakësoi listën për deputetë lokal

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 21, 2009 10:44 pm

LDK në Gjilan rrumbullakësoi listën për deputetë lokal



Dega e LDK-së në Gjilan, pas një debati të brendshëm nëpër nëndegë si dhe forume tjera të partisë, rrumbullakësoi listën për kandidatët e mundshëm për këshilltarë komunalë. Lista përfshin gjenerata të ndryshme veprimtarësh politikë, intelektualë e atdhetarë, profile të nduarduarta dhe me kualifikime të larta përfshirë këtu edhe të rinjtë po, edhe strukturën gjinore. Mbi 2/3 –at e kësaj liste janë emra që për herë të parë do të kërkojnë votat e qytetarëve tanë gjilanas, me çka kjo degë e ka dëshmuar përkushtimin e saj për hapje të mëtutjeshme ndaj anëtarësisë dhe qytetarëve, për reforma edhe në vepër. Megjithatë, lista njëkohësisht ruan vazhdimësinë e veprimtarisë njëzetvjeçare dhe ka brenda saj edhe emrat që njihen dhe identifikohen si bashkëthemeluesit dhe prijatarët e politikës njëzetvjeçare të LDK-së në Gjilan. Bartës i listës është ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, në dy mandate, z. Sadudin Berisha, njëherësh edhe z. kryetar i kësaj dege. Kjo degë më parë ka zyrtarizuar edhe kandidatin e ardhshëm për kryetar të komunës, z. Fatmir Rexhepi, thuhet në një njoftim të degës së LDK-së.
T. Selimi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Demokristianët e PSHDK-së pa kandidat për kryetar dhe pa koalicion

Mesazh nga Agim Gashi Mon Sep 21, 2009 10:47 pm

Demokristianët e PSHDK-së pa kandidat për kryetar dhe pa koalicion



BD e PSHDK-së në Gjakovë si më e madhja dhe më ndikuesja përbrenda këtij subjekti partiak, në zgjedhjet e sivjetme lokale hynë pa kandidat për kryetar komune, por me synimin se do ta rrisë numrin e këshilltarëve në KK, ku aktualisht ka tre këshilltarë. Ky subjekt synon t’i ketë gjashtë sish, nga lista prej 32 kandidatëve. Kështu shprehet Janez Frrokaj, kryetar i BD-ve, njëherësh bartës i listës dhe kryetar i shtabit zgjedhor. ”Kemi potencial politik dhe jemi të bindur se në listë kemi përfshirë persona adekuat që tregon edhe përqindja e tyre me shkollime superiore dhe dëshmia profesionale e tyre. Nga gjithë lista e kandidatëve kemi 90 për qind emra që kanë të kryer fakultete të ndryshme dhe shumëkush prej tyre ka dhe përvojë menaxhimi në poste me rëndësi” tha Janez Frrokaj. Po nga Frrokaj është bërë e ditur se nuk kanë mëtuar të kenë kandidat për kryetar komune dhe për këtë post elektorati do të votojë sipas dëshirës. Po ai tha se nuk kanë asnjë koalicion me asnjë parti politike, por kjo, sipas tij, do shqyrtohet dhe arrihet pasi të determinohet vota pas zgjedhjeve dhe para zgjedhjeve për balotazh, ku mendon se është më se e mundshme të mos zgjidhet kryetari nga votimet e para.’Me vet faktin se nuk kemi koalicion elektorati ynë, secili individ, do të jetë autonom në përzgjedhje për post të kryetarit. Por, kjo nuk do të thotë të jetë i njëjti vullnet edhe për balotazh pasi mendojmë se do jemi parti faktor dhe pastaj do shikojmë mundësitë për koalicione dhe përcaktime” ka thënë Janez Frrokaj, që aktualisht është në koalicion qeveritar në Gjakovë që ende nuk janë shprehur për ndonjë koalicion por që kanë dhënë vlerësime të mëparshme për drejtorët e tyre në Kuvendin Komunal si ndër drejtoritë më të mira menaxhimi. Pos LDK-së, dhe tani BD të PSHDK-së partitë tjera ende nuk kanë dalë para opinionit për zgjedhje të sivjetme.
Kastriot Shehdadi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty KQZ certifikon 20 subjekte politike

Mesazh nga Agim Gashi Tue Sep 22, 2009 9:21 pm

KQZ certifikon 20 subjekte politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot ka bërë certifikimin e 20 subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre që kanë aplikuar për t’u certifikuar në zgjedhjet e 15 nëntorit. ...

Certifikimi është bërë sipas rekomandimeve të Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike, e cila ka procesuar dokumentacionin e këtyre subjekteve më 18 shtator. Nga këto subjekte 14 janë kandidatë të pavarur, 5 janë iniciativa qytetare dhe 1 parti politike. Gjithashtu, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë edhe akreditimin e OJQ –së “National Democratik Institute – NDI” me 28 vëzhgues, njofton Komisioni Qendror i Zgjedhjeve
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë Empty Re: Çdo gjë që ka të bëj me zgjedhjet lokale në Kosovë

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 1 e 2 1, 2  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi