Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbrëmje poetike kushtuar Haxhi Vokshit

Shko poshtë

Mbrëmje poetike kushtuar Haxhi Vokshit Empty Mbrëmje poetike kushtuar Haxhi Vokshit

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 07, 2010 8:55 pm


Mbrëmje poetike kushtuar Haxhi Vokshit



Mbrëmje poetike kushtuar Haxhi Vokshit Haxhi_vokshi

Gjilan – (2LONLINE) – Nën organizimin e Klubit Letrar Ars Club “Beqir Musliu”, ka vazhduar manifestimi "Vjeshta letrare e Gjilanit", kësaj here me mbrëmjen poetike kushtuar krijuesit Haxhi Vokshi, në shenjë të 70 vjetorit të lindjes dhe 50 vjetorit të krijimtarisë së tij letrare.

Vargjet e poetit Aziz Mustafa kushtuar krijuesit Haxhi Vokshi, e hapën takimin për të pasuar me referime të kritikëve për krijimtarinë e autorit si dhe deklamime të poezive të tij nga aktori Ramadan Kurti e që shoqëroheshin nën tinguj të kitarës nën interpretimin e Begatim Osmanit.

Sabit Rrustemi përfaqësues i Ars Club “Beqir Musliu”, ka thënë se Vokshi, për 50 vite të krijimtarisë së tij i ka dhënë vlerë poezisë. më pas ka shfletuar biografin e tij deri në pensionim, por duke shtuar se letërsia e vargu asnjëherë nuk e kanë pensionuar atë.

Rreth krijimtarisë letrare ka fol edhe kritiku letrar Ali Jasiqi, i cili ka spikatur dashurinë për vargun që ka autori duke përmendur disa krijime të tij, derisa Selim Krasniqi është fokusuar te përmbledhja e poezive “Liria këndon vete”, duke thënë se autori vargjet i skalit me mjeshtri të madhe dhe i kushton rëndësi rimës. Ndërsa krijuesi Nexhat Rexha ka folur për intelektin poetik në poezinë e Haxhi Vokshit

Ndryshe, Haxhi Vokshi në këtë përvjetori të 70-të lindjes, dhe të 50-të të krijimtarisë së tij, nderohet me mirënjohje nga kreu i komunës Qemajl Mustafa, ndërsa merr një pikturë dhuratë nga piktori Jetullah Haliti, derisa klubi letrar “Beqir Musliu” i dhuron buqetë lulesh.

Haxhi Vokshi u lind në Voksh ( 1940), Malësia e Gjakovës. Shkollën fillore e kreu në Drenoc, Junik dhe në Deçan, të mesmen në Pejë ndërsa Fakultetin Filozofik (Gjuhë dhe letërsi Shqiptare) në Prishtinë.
Punoi në gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan, në Sekretariatin Krahinor për Arsim, Shkencë dhe Kulturë dhe në Bibliotekën Kombëtare dhe Universitare të Kosovës prej nga dhe doli në pension.

Deri më tani botoi:

Shqetësimi i vargut, Rilindja, Prishtinë, 1971
Koha e ditës sonë, Rilindja, Prishtinë, 1980
Përralla e kulla, Rilindja, Prishtinë, 1987
Udhëtim me korbin, Rilindja, Prishtinë, 1994
Liria këndon vetë, Rozafa, Prishtinë, 2003
Testamenti i tokës, Vatra, Prishtinë, 2008

Përndryshe, njëra nder poezitë e Haxhi Vokshit te deklamuara në mbrëmjen poetike, Portali i Lajmeve lokale “2lonline”, e sjellë për lexuesit të saj.

FLUTURA


Për natë
Flutura
Vjen në dhomën time
(Dikur dhoma jonë)
Ka disa ngjyra
Fluturon nëpër dhomë
Dikur ulet në krahun tim t’djathtë
E shikoj
Nuk lëviz
Nuk e preka
Për t’mos ia lënduar polemin krahëve
Përsëri fluturon nëpër dhomë
Ateron në krahun tim t’majtë
Qetësohet
Thua se donë të bëjë një sy gjumë
Ti
Shumë i ke dashur fluturat
Asnjëherë s’i ke përzënë prej dhome
E në livadhet e Vokshit
Mahniteshe me ngjyrat e tyre
O zot
A ka inkarnim
Grua
A je Ti
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi