Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi: MBRËMJE TË NGROHTË POETIKE

Shko poshtë

Sabit Rrustemi: MBRËMJE TË NGROHTË POETIKE Empty Sabit Rrustemi: MBRËMJE TË NGROHTË POETIKE

Mesazh nga Agim Gashi Sat Oct 17, 2009 11:41 pm

Sabit Rrustemi: MBRËMJE TË NGROHTË POETIKE N1563102666_699
Sabit Rrustemi


NUK U TUND ASGJË POS ZEMRËS SIME



Vazot me lule nëpër balkone të këtij qyteti po zverdhen

Kush t'i ujitë kush t'i ngrohë e kush t'i mbajë në gji

Moti i përzishëm me pak mjegull e një trohë diell

Lëngun ua pi e në heshtje i thanë me lotë pa zë


Ato vazo të gjelbëruara do duken dhe pak

Me gjethet halore që solla nga mali

Do na mashtrojnë sysh deri në brymën e parë


Do kënaqemi pastaj vetëm me ato lule

Që mbijnë e rriten thellësive tona të paprekshme

Tek rriten të fshehura e na mbushin aromë

Përmes kësaj dritareje virtuale shpirti

Që herë të nxjerr ty e më fsheh mua

Apo më nxjerr mua e të fsheh ty


Ajo dritare thurrë pritjen në mungesë

Deri te një stinë tjetër një mëngjes me vesë


Vetëm kujtimet ndryhen nuk shlyhen

Derisa dashuritë e gjithë botës

Vërshojnë kah unë

Kah ti


Apo nuk the kështu

Para vazove që përkohësisht të blerta u bënë

Me gjethe halore

Të sjella enkas prej mali

Ku nuk u tund asgjë pos zemrës sime


( 10 nëntor 2008)
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi