Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nehat Jahiu:PLAGË TË RËNDA PËR TOKËN E LINDJES

Shko poshtë

Nehat Jahiu:PLAGË TË RËNDA PËR TOKËN E LINDJES Empty Nehat Jahiu:PLAGË TË RËNDA PËR TOKËN E LINDJES

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 08, 2010 5:52 pm





Nehat Jahiu:PLAGË TË RËNDA PËR TOKËN E LINDJES 41772_1694779987_2066_n

Nehat Jahiu:PLAGË TË RËNDA PËR TOKËN E LINDJES



Plagë të rënda më lëndojnë zemrën time

për tokën e lindjes,

për arën e mbjellur me grur

për dheun e ngrohtë

të tokës sime.



Lotët më mbulojnë qepallët e syve

për tufën e deleve,

për blegrimën e qengjave

për fyellin e bariut,

për këngën e bilbilit,

që i ka toka e lindjes sime.



Malli dhe dashuria më kaplojnë

për krojet me ujë të kulluar,

për livadhet e blerta,

për vreshtat në majë të kodrës,

për bukën dhe kripën,

që shtroheshin në sofrat tona,

për dashurinë që kishim

pranë dheut të tokës sime.



Ah,sa i kujtoj

të gjitha me mall,

dëshiroj njëherë

nga kurbeti të kthehem,

në tokën e lindjes,

të jetoj përgjithmonë

e me dheun e saj

kur të vdes të më mbulojnë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi