Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Engjëll Koliqi - Poezi të 23 tetoritt 2010

Shko poshtë

Engjëll Koliqi - Poezi të 23 tetoritt 2010 Empty Engjëll Koliqi - Poezi të 23 tetoritt 2010

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 08, 2010 5:57 pm


Engjëll Koliqi - Poezi të 23 tetoritt 2010 59557_126985310684196_100001181825890_155631_867997_n



Engjëll Koliqi - Poezi të 23 tetoritt 2010



JEMI NË DREJTIMIN E DUHUR

Me të ndriturën mbretëreshë

Marshojmë bujshëm

Dhe krenarë

Shtigjeve të stinës

Vetëm andej kah na kërkon mirësia

Andej kah na do njerëzia

Andej kah na kërkon dashuria

-

Gëzuar!

Bergamo, 23 tetor 2010



ATJE KU MË DO MBRETËRESHA



Jam gjithherë i gatshëm

Edhe në këtë të pestën stinë

Mbërrij me plot vullnet

Me fuqi mrekullie

Dhe me shumë kënaqësi

E qëndisi të lumen histori

Me plot dashuri

Bergamo, 23 tetor 2010



NDËRMJET FJALËVE T’ËMBËLA



Sipas ligjeve të natyrës

Dhe të psikologjisë

Gjithmonë

Ka plot solidaritet

Dashuri

Dhe njerëzi

Bergamo, 23 tetor 2010



BRENDA MËKATIT



Edhepse autorët nuk e pranojnë

Gjithherë ka krim

Bile shpesh ndodhin edhe tragjedi

Që i shkaktojnë dhembje dashurisë

Ia presin rrugët e lumturisë

E i ngrijnë ndjenjat e njerëzisë

-

Atje ka vetëm zi

Dhe zi

Atje ka fund

Dhe vdekje

Bergamo, 23 tetor 2010



BRENDA INTERESEVE



Çdo ditë

Mëngjes e mbrëmje

Me mbretëreshën e mrekullive

Hedhim pika dashurie

Garlate (Lecco), 23 tetor 2010



DUKE NDJEKUR HISTORINË



Bëj homazhe dhe betohem

Para varreve të heronjëve dhe të dëshmorëve

Vija dhe pika dashurie

Vëj në çdo faqe të ditarit të jetës

Për atdheun tim të shenjtë

Me emrin e bekuar

Dardani

Garlate (Lecco), 23 tetor 2010



ARBËRESHI ËSHTË ARBËRESH



Edhepse kanë kaluar

Dhe kalojnë

Shumë shekuj

Arbëreshi jeton

Shtigjeve tradicionale marshon

Me vlerat e shenjta kobëtare

Arbëresh mbetet

Gjithmonë origjinal

Dhe trim

Deri në amshim

-

Gëzuar

Dhe përpara!

Garlate (Lecco), 23 tetor 2010



GJITHÇKA HAPTAS



Çdo hap që bëjmë me mbretëreshën

Këtu në fron

Dhe në të gjitha relievet e dashurisë

E bëjmë bujshëm

Dhe haptas

Në sytë e të gjithëve

Demonstrojmë akte dashurie

Çdo gjest

Dhe çdo fjalë

E kemi publike

Garlate (Lecco), 23 tetor 2010



DUKE NDJEKUR KOHËN



Të gjitha punët dua t’i kryej

Pa vonuar

Sidomos shumë i kujdesshëm jam

Në t’ëmbëlat akte të dashurisë

Nuk e humbi

Asnjë sekondë

Calolziocorte (Lecco), 23 tetor 2010



EDHE UNË I KËNDOJ DASHURISË



Kur e dëgjoj t’ëmbëlën këngë të mbretëreshës

Nuk mund të rri i heshtur

...

Edhe unë fuqishëm marshoj

Në të gjitha relievet

Përgjatë tërë shekullit

E deri në amshim

Të shentërueshmes dashuri

I këndoj

Lecco, 23 tetor 2010



NË VIJËN E TRANSPARENCËS



Gjithçka shihet qartë

Këtu në fron

Dhe në mbarë mbretërinë tonë

Asgjë nuk mbulohet

As nuk fshehet

Me mbretëreshën

Përqafohemi e puthemi

Për t’i dhënë shembull dashurie

E solidariteti

Mbarë njerëzisë

Në këtë stinë të lumturisë

Lecco, 23 tetor 2010



JEMI PJESË E DASHURISË



Edhe ne

Kemi të drejtë ta gëzojmë stinën

Shekullin dhe botën

Me meritë të plotë do ia mësyejmë amshimit

Sepse

Jemi pjesë e bukur

E dashurisë

-

Përpara

S’do të ndalemi kurrë!

Lecco, 23 tetor 2010



FAQEBARDHËSIA JONË



Që nga shekujt e parë

Botës dhe parajsës

Shenjtër shumë i kemi falë

Në mesjetë shpëtuam Europën

Me të Madhin Gjergj Kastriotin

Dhe në shekullin tonë

Në qiell e në tokë

Shkrepëtijmë të dashurisë rreze

Me Gonxhen e Dardanisë

E njohur në mbarë botën

Si Nëna Tereze

Edhe në shekujt në vijim

Do të sjellim shumë të bukura befasi

Plot dashuri

Deri në amshim

Monza, 23 tetor 2010



HERËN E ARDHSHME



Do e përqafoj fuqishëm mbretëreshën

Në sytë e të gjithëve

Do ia shpall dashurinë

Me gjithë zemër

Do e nisim vallen e gëzuar festive

Dhe historisë

Do i japim emër

Milano, 23 tetor 2010



I PËRGJIGJEM VETËM DASHURISË



As që dua t’i dëgjoj ata anash

Në çdo rast i përgjigjem

Dhe i jap llogari

Vetëm dashurisë

Milano, 23 tetor 2010



NË ÇDO PIKË



Duhet të ndalemi

Me vullnet dhe me solidaritet

Të japim kontributin e dashurisë

Në të mirë të botës

Dhe të njerëzisë

Ndalemi dhe nuk ikim

Pa e dhënë kontributin tonë

Me të gjitha fuqitë e mrekullisë

-

Përpara!

Milano, 23 tetor 2010



PËR NDER TË PARAARDHËSVE



Gjithmonë jemi të kujdesshëm

Dhe plot me dashuri

Për nder të paraadhësve

Dhe të tyre shenjtëri

-

Gëzuar Shqiptari

Gëzuar Iliri!

Malpensa (Aeroporti i Milanos), 23 tetor 2010



FARË DASHURIE



Në të gjitha arat

Dhe në oazat e bereqetshme

Rrafsheve e kodrinave të shekullit tim

Do të hedh gjithmonë

Ditenatë

Vetëm farë dashurie

Që të rritet në të gjitha zemrat e njerëzisë

Besa dhe solidariteti

Malpensa (Aeroporti i Milanos), 23 tetor 2010



NË KUVENDIN VENDIMTAR



Me të lumen mbretëreshë

Kemi marrë historinë në dorë

Për të udhëhequr njerëzinë

Drejt amshimit të lumturisë

Me vlera të mirëfillta të dashurisë

-

Gëzuar

Dhe përpara!

Malpensa (Aeroporti i Milanos), 23 tetor 2010



ME RREGULLA NJERËZIE



Të gjitha rrugët i kemi të hapura

Dhe të gjitha shtigjet e kënaqësisë

Në të gjitha relievet

Dhe në të gjitha stinët

Gjatë tërë epokës së bekuar

Të dashurisë

Malpensa (Aeroporti i Milanos), 23 tetor 2010



GJITHNJË E MË NGROHTË



Edhepse aktualisht jemi

Në të ftohtën stinë

Në zemrat tona

Gjithnjë e më ngrohtë

Vallëzon e shenjtërueshmja dashuri

Me shpresat e amshimit të lumturisë

Malpensa (Aeroporti i Milanos), 23 tetor 2010



ME KUPTIM TË PLOTË



Me mbretëreshën time të bekuar

Udhëheqim çdo mirësi

Me kuptim të plotë

Në të shenjtërueshmit akte të dashurisë

Milano, 23 tetor 2010



DREJTIM I RREZIKSHËM



Rruga e tyre

Megjithë politikat e intereseve

Që na i shpallin ngadhnjyese

Në drejtim të gabueshëm po shkon

Dhe shumë...

Shumë po na rrezikon!

Milano, 23 tetor 2010



NË STINËN E DUHUR



Jemi bërë të gjallë

Dhe kemi hyrë

Në binarin e bekuar të dashurisë

Drejtojmë njerëzinë

Për në parajsën e lume të lumturisë

-

Gëzuar!

Milano, 23 tetor 2010



ME NJË VENDIM



Nisem dhe s’ndalem kurrë

Derisa të realizoj

Në masën qindpërqind

Të shenjtërueshmin mision

Të dashurisë

Milano, 23 tetor 2010



ME FRYMËMARRJE DASHURIE



Ecim lirshëm

Dhe nuk ndalemi kurrë

Pengesat i kalojmë

Me fuqi mrekullie

Në parajsën e lumturisë mbërrijmë

Dhe në përqafim na pret amshimi

Milano, 23 tetor 2010



ME NGJYRËN E GJAKUT



Heronjtë

Dhe dëshmorët e dashurisë arbërore

Na e kanë ngjyrosur flamurin kombëtar

Shqipja dykrenare në mes

Na mbush me fuqi mrekullie

Dhe bëhemi argatë të mrekullueshëm

Dashurie

Milano, 23 tetor 2010



ANOJNË KAH INTERESI I PARË



Në rrëmujat e sfidave

Humbin drejtimin

Duke anuar kah interesi i parë ditor

Imponuar nga politikat e këndjeve

Askënd s’e njohin

Madje as vetvetin

...

Monza, 23 tetor 2010



NDJENJA



Në raste të ndryshme

Varësisht nga zhvillimet

Disa ndjejnë dhembje

Të tjerët ndjejnë kënaqësi

...

Historia kalon

Dhe në faqet e saj shënon

Edhe të mirat

Edhe të këqijat

Edhe urrejtjen

Edhe dashurinë

...

Që të gjitha quhen

Me të njëjtin emër

-

Ndjenja

Monza, 23 tetor 2010



KUR TRIUMFON DASHURIA



Unë me mbretëreshën

Dhe të gjithë njerëzit vullnetmirë

Ndjejmë në shpirt

Një të mrekullueshme kënaqësi

Shekullin dhe jetën

Edhe mbarë njerëzinë

I drejtojmë në amshimin e lumturisë

Lecco, 23 tetor 2010



NË VALLEN E MREKULLIVE



Edhe në këtë të pestën stinë

Prijmë ne

Dhe s’ndalemi kurrë

Derisa dashuria vallëzon me ne

Sa bukur

Sa kënaqësi!

Lecco, 23 tetor 2010



DITË E MUNDIMSHME



Megjithë tentimet

Dhe nisjet

Nuk munda të arrij në cak

Me vëllezërit e mi të festoj

Ditë shumë e rëndë

Me dhembje në shpirt

Me mundime në zemër

...

Mos u ktheftë më kurrë!

Garlate (Lecco), 23 tetor 2010



PO VAZHDON...



Megjithë rreziqet

Dhe kërcënimet nga shumë anë

Dashuria jonë

Po vazhdon

Dhe po marshon

N’udhën e pafund

Të amshimit...

Garlate (Lecco), 23 tetor 2010



ME RREGULLA TË REJA



Për t’i ngrohur shpirtërat

Në mëngjesin e ftohtë të sfidave

Zgjedhim me vullnet dashurinë

Si formulë e regjimit tonë

Dhe e kultivojmë

Në të gjitha relievet e mbretërisë

Edhe këtu në fron

Garlate (Lecco), 23 tetor 2010



ATY KU KA URREJTJE...



Vetëm të këqija ndodhin

Zemrat tronditen

Dhe vajtojnë

Edhe tragjeditë shtohen

Dhe jetërat përfundojnë

Aty edhe koha humb rrugën

Garlate (Lecco), 23 tetor 2010



KONFORM TRADITAVE



Nuk dorëzohemi kurrë

Edhe në çastet më të vështira

Kërkojmë dashurinë

Dhe hyjmë në vallen e gëzuar

Të jetës

Përpara!

Garlate (Lecco), 23 tetor 2010
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi