Berisha përshëndet vendimin për liberalizmin e vizave për Shqipërinë
Faqja 1 e 1

U krye! Dhe kjo në nderimin më të madh, respektin më të thellë ndaj atyre që 20 vjet më parë me dy gishtat lart mbushën rrugët dhe sheshet e Tiranës, nën moton “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”
Sot, qeveritë e vendeve anëtare të BE morën në Bruksel, vendimin përfundimtar që qytetarët shqiptarë të lëvizin të lirë në hapësirën evropiane të lirisë. Vendimi i sotëm shënon shndërrimin në realitet të ëndrrës më të bukur të të rinjve shqiptarë, të qytetarëve shqiptarë, shënon arritjen më të madhe për lirinë dhe dinjitetin e tyre, pas rënies së perdes së hekurt. Por dua të theksoj se ky është mesazhi më miqësor që kombet e Evropës, qeveritë e tyre ju dërgojnë shqiptarëve, në 98 vjetorin e pavarësisë së vendit të tyre.
Ne do të kremtojnë pavarësinë e vendit tonë me dinjitetin më të madh se kurrë. Ky vendim është urimi më i përzemërt që kombet e Evropës ju dërgojnë qytetarëve shqiptarë, në 20 vjetorin e shembjes së murit të Berlinit në Tiranë, e themelimit të pluralizmit, themelimit të forcës së parë politike opozitare të vendit që do të shndërrohej në lokomotivën e integrimit të tij. Ne do të kremtojmë këtë 20 vjetor me ëndrrën tonë evropiane të shndërruar në realitet. Por ky vendim është dhe kartolina më e bukur e jetës që qytetarët shqiptarë marrin për festat e fundvitit, për krishtlindjet dhe vitin e ri. Si një prej kombeve më qytetëruara evropiane, ne do të festojmë këto festa më të gëzuar se asnjëherë në historinë tonë.
Ndaj dhe në emër të qytetarëve shqiptarë dua tu shpreh mirënjohjen time më të thellë. Zoti bekoftë ata, kombet e tyre, flamurin e Evropës së bashkuar, por dhe dua ti garantoj se kjo qeveri qëndron e vendosur për bashkëpunimin më të ngushtë dhe total, në mënyrën që ky akt madhor, besimi historik ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve të mos krijojë në vendet, në qytetet e tyre, as dhe problematikën më të vogël, përkundrazi të shpërblehet ky besimi i madh me mirësinë e merituar.
Të dashur qytetare dhe qytetarë shqiptarë,
Ky vendim vjen si një shpërblim i madh për sakrificat tona mbinjerëzore për liri dhe dinjitet. Asnjë komb, asnjë shoqëri, asnjë qytetar i hapësirës evropiane, kontinentit evropian dhe më gjerë nuk ka vuajtur, nuk ka përjetuar errësirën e izolimit më të thellë dhe poshtërimin e tij. Ne jemi të vetmit që do të shënonim në vitet 90 eksodet më biblike në shembjen e perdes së hekurt. Ne jemi të vetmit që numërojmë me dhjetëra e dhjetëra të rinj , të rënë në kufi, nga janari i vitit 90 deri në dhjetorin e tij. Trupa të zvarritur nëpër qytete dhe kjo vetëm e vetëm se diktatura donte me çdo kusht të terrorizonte shqiptarët.
Ndaj dhe është një moment për të shprehur nderimin më të madh ndaj martirëve të lëvizjes së lirë, ndaj viktimave të shumta në ujërat e Otrantos apo malet e vendit, për shkak të mungesës së një vize.
Heqja e vizave për Shqipërinë dhe shqiptarët në jetën e çdo qytetari shqiptar përbën arritjen më të madhe, pasi brenga , malli i shqiptarëve për njerëzit e tyre ka kufijtë e Evropës.
Sot, shqiptarët nuk do të jenë kurrë më të ndarë për së gjalli me njerëzit e tyre më të dashur. Por ky akt madhor përbën gjithashtu për shqiptarët , banorët më të vjetër të këtij kontinenti hapjen e dyerve për tu njohur me trashëgimitë më të mëdha, më të çmuara të qytetërimit botëror që gjenden në Evropë, përbën gjithashtu shansin dhe mundësinë për tu njohur gjithashtu me vlerat e mëdha mbi të cilat është ndërtuar Evropa e bashkuar. Qytetarët shqiptarë do të mund të lëvizin në një hapësirë që shtrihet që nga brigjet e Qipros e të Maltës deri në fjordet e vendeve nordike.
Të rinjtë shqiptarë nuk do të kenë më kufizime në ambiciet dhe pasionet e tyre të lirisë. Ky vendim para së gjithash dhe mbi të gjitha është vendim besimi ndaj këtij vendi, ndaj këtyre qytetarëve , ndaj kësaj shoqërie. Ky vendim është fund e krye i merituar. Ky vendim u bë i mundur vetëm e vetëm pasi qeveria shqiptare me zero tolerancë vendosi para ligjit njëra pas tjetrës mbi 200 banda dhe grupe kriminale që përbënin rrezik të vërtetët jo vetëm për shqiptarët, por edhe për Evropën.
Ky vendim u bë i mundur pasi qeveria shqiptare me vendosmëri të madhe luftoi korrupsionin dhe u faktoi të gjithë partnerëve tanë se suksesi I luftës kundër korrupsionit është një nga arritjet madhore të kësaj qeverie. Ky vendim u bë i mundur në sajë të atij universi reformash që bënë që Shqipëria të bëhej anëtare e plotë e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe të përmbushte me dinjitet të gjitha detyrimet e kësaj anëtarësie.
Ky vendim u bë i mundur vetëm e vetëm pas zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, pasi qeveria shqiptare u faktoi partnerëve evropianë dhe mbarë botës se ka vullnet të hekurt që qytetarët shqiptarë të votojnë në lirinë e tyre dhe vota e tyre të respektohet. Ky vendim u bë i mundur pasi me reformat e thella u shkëputëm nga prapambetja shekullore në sistemin tonë të gjendjes civile dhe vendosëm sistemin më modern, vendosëm sistemet më moderne në pikat e kalimit të kufijve, në analizën e rriskut, vendosëm dhe pajisëm qytetarët shqiptarë me dokumentet më të shkëlqyera të identitetit.
Zonja dhe zotërinj,
Vendimi u bë i mundur pasi ne bëmë Shqipërinë një vend të preferuar , të respektuar, të sigurte, për qytetarët e vet dhe për mbarë Evropën dhe botën. Ky vendim është historik në rrafshin e besimit ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve, por përbën gjithashtu një ogur shumë të bardhë për ekonominë shqiptare. Lëvizja e lirë është gjaku dhe qarkullimi i tij në një ekonomi. Kurrë më parë kjo lëvizje nuk ka patur përmasat që merr nga vendi i sotëm.
Edhe njëherë shpreh mirënjohjen time më të thellë ndaj atyre që I dëshmuan këtë besim historik ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve. Por një mirënjohje më të madhe, më të thellë ndaj të gjithë shqiptarëve që kontribuuan me përkushtimin e tyre, me trimërinë e tyre, me guximin e tyre, me mençurinë e tyre, me ndershmërinë e tyre në reformat e mëdha pa të cilat ky vendim nuk mund të merrej sot.
Edhe njëherë, u krye!
Gëzuar për të gjithë shqiptarët!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Diplomati nga Brukseli: Sikur Thaçi të mos kishte fyer keq BE-në, Kosova sot do te merrte liberalizmin e vizave?!
» Shqipëria pret sot vendimin e BE-së për heqjen e vizave
» Ren:Gati plani për heqjen e vizave për Shqipërinë
» Berisha: Heqja e vizave, fat i bardhë për rininë shqiptare
» Berisha: Sot ditë historike për Shqipërinë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi