Engjëll Koliqi - Poezi të 24 e 25 tetorit 2010
Faqja 1 e 1
Engjëll Koliqi - Poezi të 24 e 25 tetorit 2010
Engjëll Koliqi - Poezi të 24 e 25 tetorit 2010
NË FUND IA DOLA
N’ato çaste të vështira
Kur mendova
Se gjithçka ka përfunduar
Ende pa filluar
Ia dola
Farë dashurie
Arave të mirësisë hodha
Njerëzit vullnetmirë i përfitova
Tani kam garancinë e mrekullisë
Do të përqafohemi shpejt
Në ditën e madhe
Të dashurisë sonë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 24 tetor 2010
ËSHTË SUPERFUQI ?!
Ai që flet në kongres
Si kryetar i vjetër
Dhe kryetar i ri
Të gjitha të arriturat
Dhe sukseset
Ia vulos vetit
Dhe të së tyre parti
Kush është dhe ç’ka bërë
Është vërtetë siperfuqi
?!
Garlate (Lecco), 24 tetor 2010
KUR FLET POPULLI
Duhet të jemi të qartë
Diçka e madhe ka ndodhur
T’i fusim zemrat në valle
Sa më madhështore ta bëjmë festën
Garlate (Lecco), 24 tetor 2010
NËN RREZET E BEKIMIT
Të privilegjuar ndjehemi
Dhe shumë të sigurtë
Gonxhja e Dardanisë vjen
Na e jep lajmin e mirë:
Zoti ka hapur rrugën e lumturisë
Deri në amshim
Për mbarë farën arbërore!
Garlate (Lecco), 24 tetor 2010
ATA PO MË PRESIN
Moti i kam paralajmëruar
Do të jem shpejt në mesin e tyre
Për ta kurorëzuar
Ditën e madhe të dashurisë
Ata po presin
Dhe unë do të shkoj
-
Me Zotin përpara!
Garlate (Lecco), 24 tetor 2010
EDHE NJË KËRKESË
O e imja
E bekuara mbretëreshë
Në këtë stinë të vështirë
Për Ty
Në rrafshin e dashurisë
Kam edhe një kërkesë
T’ua hapim dyert e fronit
Të gjithë njerëzve vullnetmirë
Që nga ne presin
Akte dashurie
Dhe shpresë
Garlate (Lecco), 24 tetor 2010
TI ME MUA – UNË ME TY
Për të qenë sa më të vlefshëm
Dhe më të suksesshëm
Në misionin tonë të dashurisë
Duhet të jemi gjithnjë bashkë
Të pandashëm
Dhe të kënaqur
Ti me mua
Unë me ty
-
Përpara!
Garlate (Lecco), 24 tetor 2010
DALIM DHE NISEMI
Me fuqi mrekullie
Dalim unë edhe mbretëresha
Dhe nisemi pa vonuar
Shtigjeve të bekuara të dashurisë
Në fron na presin kurorat
Dhe vula e amshuar
E mbretërisë
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 24 tetor 2010
PO MË PRESIN POR...
Ka shumë marifete dhe pengesa
Duhet të pres edhe ndoj ditë
Dhe në logun e dashurisë
Të vëjmë kurorat
Në sytë e të gjithëve
Me Yllin e botës
Në fronin e bekuar
Të bëjmë betimin
Dhe të marrim vendimin
Për kulëtivim maksimal
Të dashurisë
Dhe të mirësisë
-
Do të mbërrij
Shpresoj pa vonesa të mëdha
Garlate (Lecco), 24 tetor 2010
KONGRESET VAZHDOJNË...
Kongreset vazhdojnë
E të gjithë ata
Militantët e partisë
Tani në pushtet
Duke u munduar të na bindin
Ëmbël ligjërojnë
Kongreset vazhdojnë
E kryetarin themeltar të partisë
Assesi nuk e rrëzojnë
Kongreset vazhdojnë
Dhe delegatët
Të kurdisur nga qendra
Si papagallë
Kryetarin imitojnë
Kongreset vazhdojnë
Me intereset partiake
Respektivisht personale
Të drejtuesve të partisë
Intereset e masës
I anashkalojnë
Kongreset vazhdojnë
Të gjithë flasin
Asgjë nuk thonë
...
Garlate (Lecco), 24 tetor 2010
DO TË MBËRRIJ!
Nëse për sot nuk munda
Do të nisem sërish
Dhe në një ditë të bukur
Do të mbërrij
Dhe fillojmë bashkë
Vallen festive
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
VETËM SIÇ MË THOTË DASHURIA
Nuk i shoh intereset ditore
As imponimet
As joshjet nga jashtë
Gjithmonë flas e veproj
Ashtu
Dhe vetëm ashtu
Siç më thotë dashuria
!!!
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
PSE TË NGUTEMI ?!
Kur e kemi të garantuar fronin
Dhe amshimin e dashurisë
Kurora na pret
Dhe na përqafon në çdo çast që mbërrijmë
-
Nuk kemi pse të ngutemi
As pse të kërkojmë rrugë të tjera
Pos asaj të besës
-
Gëzuar!
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
NË LUMIN E DASHURISË
Përrallat e thata të tyre
I merr uji
Ne zhytemi
Me të gjitha faktet
Dhe me të vërtetat e stinës së re
Notojmë këndshëm
Deri në detin e lumturisë
Aty e gjejmë historinë tonë
Aty i gjejmë vlerat e larta
Të mirësisë
Të solidaritetit
Të njerëzisë
...
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
PO VUAJ POR...
Po e shoh qartë
Me sytë e mrekullisë
Po më hapet dera e fatit
Dhe e sukseseve
Shumë shpejt do më shihni
Si protagonist të parë
Në fronin e bekuar të dashurisë
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
RIKONFIRMIME
Në fronin e tyre
Ka pak ndryshime
Nga kongresi në kongres
Kryesisht bëhen
Rikonfirmime
Dhe riemërime
-
Ka rregulla demokracia?!
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
NËN RREZET E LAVDISË
Shkëlqejnë fytyrat tona
Dhe bëhemi protagonistë të parë
Dhe më të pashmit
Në misionin e shenjtë
Të dashurisë
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
ÇFARË STINE ISHTE?!...
Dridhej shpirti ynë
Gati ishte ngrirë tërësisht
N’atë stinë të çoroditur
Bota shikonte nga anash
Dhe bënte se s’shihte
Më në fund foli arsyeja
Bota hapi sytë
Dhe e pa të vërtetën
...
As sot s’e kemi plotësisht të qartë
Dhe pyesim
-
Çfarë stine ishte ajo
Dhe në shërbim të kujt?!...
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
PO VJEN DITA IME!
Nuk i ndjej më dhembjet
Sepse gjithnjë e më fuqishëm
Më thërret zëri i dashurisë
Po vjen dita ime
Plot me ëmbëlsi dashurie
E me suksese
Në horizontin e lumturisë
Shpërthejnë të bukurat rreze
Të diellit të dashurisë
Tashmë të gjithë po e shohin
Dita ime po vjen
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
SIÇ PO SHIHET...
Siç po shihet
Koha
Shumë shpejt po kalon
...
Në rrafshin politik
Edhe vendime
Dhe vula absurde
Po imponon
...
E shenjtërueshmja dashuri
Sado që e sulmuar
Dhe e keqtrajtuar
Në fund të fundit
Del ngadhnjimtare
Njerëzinë
Dhe historinë
I shpëton
!!!
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
KUR RREZATON DASHURIA
Gjithçka merr pamje të re
Siç propagandohej me të këndshmet dëshmi
Të dala nga historia
Me gojën e shenjtërve
Dhe të profetëve
Ne i zëmë vendet e merituara
Dhe na kurorëzojnë
Në ballë të fronit
Garlate (Lecco), 25 tetor 2010
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Engjëll Koliqi - Poezi të 17 shtatorit 2010 - poesie del 17 settembre 2010
» Engjëll Koliqi - Poezi të 25 dhjetorit 2010 - poesie del 25 dicembre 2010
» Engjëll Koliqi - Poezi të 25 dhjetorit 2010 - poesie del 25 dicembre 2010
» Engjëll Koliqi - Poezi të 31 dhjetorit 2010 - poesie del 31 dicembre 2010
» Engjëll Koliqi - Poezi të 14 e 15 gushtit 2010 - poesie del 14 e 15 agosto 2010
» Engjëll Koliqi - Poezi të 25 dhjetorit 2010 - poesie del 25 dicembre 2010
» Engjëll Koliqi - Poezi të 25 dhjetorit 2010 - poesie del 25 dicembre 2010
» Engjëll Koliqi - Poezi të 31 dhjetorit 2010 - poesie del 31 dicembre 2010
» Engjëll Koliqi - Poezi të 14 e 15 gushtit 2010 - poesie del 14 e 15 agosto 2010
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi