Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aksident i rëndë tragjik në Shqipëri, 9 të vdekur dhe 41 të plagosur

Shko poshtë

Aksident i rëndë tragjik në Shqipëri, 9 të vdekur dhe 41 të plagosur Empty Aksident i rëndë tragjik në Shqipëri, 9 të vdekur dhe 41 të plagosur

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 09, 2010 12:22 pm

Aksident i rëndë tragjik në Shqipëri, 9 të vdekur dhe 41 të plagosur





Aksident i rëndë tragjik në Shqipëri, 9 të vdekur dhe 41 të plagosur AKSIDENTI8-11-2010


(E plotësuar) - Një festë dhe një tragjedi për shqiptarët. Ndërsa në gjithë vendin njerëzit gëzonin heqjen e vizave dhe kalimin e lirë për në Europë, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka dalë nga rruga dhe ka rënë 100 metra në humnerë. Për pasojë kanë humbur jetën 9 persona, nga të cilët 8 janë identifikuar, bënë të ditur burimet zyrtare të Policisë së Shtetit, ndërsa janë plagosur rëndë 41 të tjerë.
Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20:00, në rrugën nacionale Fier-Tepelenë, në afërsi të fshatit Ziaj të komunës së Fratarit, në rrethin e Mallakastrës. Mësohet se autobusi i kompanisë ALBTRANS me targa INB 9900, drejtohej nga shtetasi grek Tomas Tsogas, i cili ka humbur kontrollin e mjetit. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policore nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Fierit, efektivë të FNSH-së së Fierit dhe të Gjirokastrës, si dhe forcat e RENEA-s. Në vendngjarje janë dërguar dhe dy vinça për nxjerrjen nga gremina të autobusit, ndërsa ka nisur nxjerrja dhe transportimi i trupave të pajetë, si dhe i pasagjerëve që i mbijetuan vdekjes. Nga hetimet paraprake, dyshohet se aksidenti tragjik ndodhi për shkak të lagështirës së madhe në rrugë dhe motit të keq. Ndërsa pasagjerët e mbijetuar mbrëmë deklaruan se shkak i tragjedisë ishte shoferi grek, i cili gjatë gjithë rrugës i jepte shumë keq makinës. I mbijetuari nga Kavaja, 37-vjeçari Ervin Mema, i kontaktuar nga "NEWS24" në spitalin e Tepelenës, pohoi se shoferi Tomas Tsogas ka qenë nën efektet e pijes alkoolike.

Ndërkohë, përfaqësues të Policisë së Shtetit u shprehën se po bëhen hetime intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Viktima e parë e raportuar që ka mbërritur në morgun e Tepelenës ishte Fredi Guma, 45 vjeç.
Nje viktime dhe te plagosur ende te paidentifikuar.

Aksident i rëndë tragjik në Shqipëri, 9 të vdekur dhe 41 të plagosur 2Bildschirmfoto-1
Aksident i rëndë tragjik në Shqipëri, 9 të vdekur dhe 41 të plagosur 1Bildschirmfoto1

Aksident i rëndë tragjik në Shqipëri, 9 të vdekur dhe 41 të plagosur 3Bildschirmfoto-1

Për të marrë ndihmë më të specializuar mjekësore janë dërguar në drejtim të Spitalit të Janinës në Greqi dy shtetas, gjendja e të cilëve paraqitej më rëndë, Eduard Prenci, 29 vjeç nga Lushnja dhe Petro Vangjeli, 61 vjeç nga Saranda.
Janë transportuar në Spitalin Ushatarak në Tiranë dhe gjenden nën kujdesin e mjekëve shtetasit Sebie Boksiu, 30 vjeç dhe Luan Çela, 22 vjeç.
Në spitalet e Gjirokastrës dhe Fierit po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore personat e tjerë që kanë mbetur të plagosur nga ky aksident, gjendja e të cilëve nuk paraqet probleme për jetën.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes grupi hetimor i kryesuar nga Prokurori i rrethit Gjyqësor Fier, në përbërje të të cilit janë dhe ekspertë të strukturave qendrore të Qarkullimit Rrugor dhe Ekspertë Kriminalistë, vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe të shkakut të këtij aksidenti të rëndë.
Te plagosur
Brixhilda Hoxhaj, 30 vjeç
• Lorenc Hoxhaj, 6 vjeç
• Lorenc Hoxhaj, 10 vjeç
• Edlira Haldedaj, 27 vjeç
• Elisavda Haldedaj, 6 vjeç
• Armela Berisha, 24 vjeç
• Shqiponja Hoxhaj, 22 vjeç
• Elisabeta Hoxhaj, 34 vjeç
• Brunilda Halilaj, 16 vjeç
• Valbona Guma, 17 vjeç
• Boci Rina
• Daniela Papallaçi, 21 vjeç
• Eduart Premçi, 21 vjeç
• Ervin Mema, 34-vjeç
Te vdekur
Fredi Guma, 45 vjeç nga Frakull i Vogël, Lushnjë;
Manushaqe Bali, 33 vjeç nga Lushnja;
Refotaq Bashllari nga Tirana;
Dhurata Halilaj 45 vjeç nga Laçi;
Marjola Guma, 13 vjeç nga Fieri;
Nikollë Nina, 75 vjeç nga Durrësi;
Dallëndyshe Shuli nga Lushnja;
Aferdita Basha 40 vjeç nga Laçi
Nje i paidentifikuar
E HENE 8 NENTOR
ORA 23:20- VASILI: TË PAKTËN 35 TË PLAGOSUR
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili deklaron se, “Ka mbaruar operacioni i shpëtimit dhe boshatisjes së autobusit. Të plagosurit janë transportuar drejt spitaleve. Janë të paktën 35 të plagosur. Janë vendosur shumica në spitalin e Fierit”,- thekson ministri.
ORA 23:10- PASHAI: ARRIN NE 8 NUMRI I VIKTIMAVE
Përgjegjësi i zjarrëfikësve të Mallakastërs Shkëlqim Pashai deklaron se është mbyllur aksioni në terrenin e thyr, duke nxjerrë prej andej të gjithë pasagjerët. Sipas tij, "bilanci i viktimave shkon në 8, gjithsej në autobusi 49 persona". Pashai: Autobusi ka bërë 4 rrotullime, shoferi fliste në telefon.
ORA 23:00- HOXHA: NË AUTOBUS KANË MBETUR EDHE 2 PERSONA
Sabire Hoxha, kryetare e komunës Fratar rreth orës 23:00 deklaron se në autobus kanë mbetur edhe dy persona, ende të panxjerrë. Sipas saj bilanci i viktimave vazhdon të jetë 6, por “mes të plagosurve ka shumë të rinj”.
Hoxha sqaron se “Vendi ku ndodhi aksidenti është 4 km larg Fratanit. Në vendngjarje vazhdon shiu, relievi është i vështirë. Punohet me barrela e litarë. Ndricimi bëhet me makineri dhe prozhektorë. Në autobus ka rreth 40-50 veta”, - sipas saj.
ORA 22:10- PASHAI: NË AUTOBUS 50 PERSONA
Përgjegjësi i zjarrëfikësve të Mallakastërs Shkëlqim Pashai në një prononcim për News 24 deklaron se “nuk është rrugë me kthesa por rrugë e drejtë, jo e rrezikshme”. Ai sqaron se janë 6 të vdekurit nga aksidenti, ndërsa shton se aktualisht popunohet pë të kthyer autobuzin. Edhe pse deklaron për pasaktësi të numrit të njerzve në autobus, me përafërsi janë 50 persona.
ORA 21:35- NË SPITALIN E TEPELENËS 10 TË PLAGOSUR
Gazetarja e News 24, Eri Baco ka mbërritur në spitalin e Tepelenës nga ku njofton “për mbërritjen e 10 të plagosurve, një djalë i ri rreth të 25-tave është në gjendje kritike për jetën. 4 prej tyre në gjendje më të rëndë po nisen drejt Gjirokastrës për shërbim më të specializuar”,- sipas saj. Deklarohet se spitali i Tepelenës është në gadishmëri të plotë.
Tepelenë, publikohen emrat e të mbijetuarve: E mbijetuar Brunilda Halili 16 vjec, e mbijetuar Valbona Guma 17 vjec nga Fieri, i mbijetuar Boci Rina nga Lushjna, e mbijetuar, Danjela Papallaqi 34-vjec nga Gjirokastra, i mbijetuar Ervin Mema 34 vjec nga Kavaja, i mbijetuar Eduard Premci 21 vjec nga Lushnja, në gjendje kritike për jetën.
ORA 21:30- VIKTIMAT
Konfirmohet emri i viktimës së parë. Bëhet fjalë për shtetasin Fredi Guma, 41- vjec.
ORA 22:00- MINISTRI VASILI DREJT VENDNGJARJES: 15 TË PLAGOSUR
Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili është nisur drejt vendit të ngjarjes. Në një komunikim për Neës 24 Vasili e quan ngjarjen “një tragjedi pasi aksidenti ka ndodhur në nje rrugë të vështirë ku edhe moti i keq ka ndikuar”. Sipas tij në spitalet e vendit aktualisht ka rreth “15 të pagosur, ku 3 ndodhen në gjendje të rëndë”.
Vasli sqaron se mosha mesatare e të plagosurve varion nga 30 në 40 vjec, ndërsa shton se në të gjitha spitalet e Fierit, Tepelenës e Gjirokastrës janë në gadishmëri të plotë për të pritur viktimat.
ORA 21:40- NUMËROHEN DERI NË 25 TË PLAGOSUR
Korrespondenti i News 24 Agron Llupi deklaron se terreni ku ka ndodhur aksidenti është tepër i vështirë dhe reshjet e shiut vazhdojnë ende. Sipas tij, autobusi është përmbysur dhe dyert e tij janë bllokuar. Kështu, për të nxjerrë viktimat autobusi po hapet nga lart. Liupi, deklaron se bëhet fjalë për 25 të plagosur dhe për 6 viktima.
ORA 21:00- POLICIA: 6 TË VDEKUR DHE 20 TË PLAGOSUR
Kur ka kaluar më shumë se një orë nga aksidenti tragjik, policia e Shtetit nëpërmjet një komunikate për shtyp konfirmon vdekjen e 6 pasagjerëve që udhëtonin në autobusin e linjës Tiranë-Athinë, që drejtohej nga shtetasi grek Tomos Cergas. Sipas deklaratës së zëdhënëses së policisë Klejda Plangarica, 20 pasagjerë të tjerë kanë marrë plagë të lehta dhe janë nisur drejt spitalit. Autobusi me targa INB 9900 ka rënë pranë fshatit Ziaj në aksin Fier-Tepelenë.
"Për menaxhimin e këtij aksidenti të rëndë dhe dhënien e ndihmës personave të dëmtuar, menjëherë janë angazhuar strukturat e Drejtorive të Policisë së Qarqeve Gjirokastër dhe Fier, si dhe të Komisariateve të Policisë Fier, Tepelenë dhe Ballsh. Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar gjithashtu dhe rreth 100 forca të FNSH, si dhe forca të Repartit Special RENEA. Po ashtu janë angazhuar shërbimi zjarrfikës, si dhe ai Spitalor i rretheve Fier dhe Tepelenë. Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë është ngritur një grup pune, i cili po koordinon gjithë veprimet e shërbimeve të policisë në vendngjarje. Nga të dhënat e deritanishme rezulton se nga ky aksident i rëndë kanë humbur jetën 6 persona",- deklaroi Plangarica.
Ndërkohë nga forcat e policisë që ndodhen në vendngjarje, deri në këto momente është bërë e mundur që të nxirren nga autobusi 20 pasagjerë, të cilët kanë marrë dëmtime të lehta dhe janë dërguar për të marrë ndihmën e parë pranë strukturave spitalore.
ORA 20:30- AUTOBUSI BIE NGA 100 METRA LARTESI
Mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30, autobusi i linjës Tiranë-Athinë ka rënë nga lartësia 100 metra në aksin Fier-Tepelenë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të fshatit Ziaj. Autobusi i rrëzuar është me targa greke, gjithashtu mësohet se edhe drejtuesi i tij është shtetas grek. Sipas policisë, dyshohet për gjashtë viktima në këtë aksident, ndërsa 20 pasagjerë të tjerë kanë shpëtuar.
Mësohet se aktualisht në vendngjarje ndodhen katër makina të policisë rrugore dhe një ambulancë. Në vendngjarje forca RENEA dhe FNSH e Fierit. Sipas të dhënave të policisë duket sikur autobusi është i përmbysur, por errësira dhe moti i keq vështirësojnë ndërhyrjen. Nuk ka të dhëna për shkaqet e ngjarjes.
* * * * * * *
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi