Shqipëria vendos. Të shtëna me armë në një QV në Laç, vritet simpatizanti i LSI, 3 plagosen
Shqipëria vendos. Të shtëna me armë në një QV në Laç, vritet simpatizanti i LSI, 3 plagosen
Shqipëria vendos. Të shtëna me armë në një QV në Laç, vritet simpatizanti i LSI, 3 plagosen |
TIRANE- Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët vendosin me votë për ata që do na qeverisin në 4 vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur që në orën 7:00 të 23 Qershorit, për t’i dhënë popullit të drejtën të vendosë me votë për 140 parlamentarët e rinj. Simbolikisht kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi ka hapur qendrën e votimit tek Akademia e Arteve, aty ku edhe ka votuar. 3 milionë e 271 mijë e 885 zgjedhës janë thirrur për të votuar. Procesi i votimit ka nisur normalisht në shumicën e qendrave të votimit, ndërkohë që në disa prej tyre ka patur vonesa dhe incidente të vogla. Rreth orës 09:00 një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një qendre votimi në gjimnazin “At Shtjefën Gjeçovi” Laç, ku janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Sipas policisë, një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur. Mësohet se i vdekur ka mbetur simpatizanti i LSI-së, Gjon Gjoni. KREU I LSI META NISET DREJT LACIT Ora 09:30- Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Lac, mësohet se drejt këtij qyteti është nisur kreu i LSI-së Ilir Meta. Lajmi bëhet I ditur nga LSI e Lacit. Deri më tani, policia ka mbledhur në vendngjarje 15 gëzhoja dhe ka shpallur në kërkim dy persona si të dyshaur për ngjarjen TË SHTËNA NË NJË QV NË LAÇ, 1 I VDEKUR, 3 TË PLAGOSUR Ora 08:57- Incident i rëndë në një qendër votimi në qytetin e Lacit. Raportohet se ka pasur të shtëna armësh në një qendër votimi, ndërsa dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur. Policia bën me dije se incidenti ka ndodhur pranë ambienteve të qendrës së votimit tek gjimnazi ‘At Shtjefen Gjeçovi’. Sic raporton korrespondenti Pjetër Gjini, i vrarë ka mbetur shtetasi Gjon Gjoni, simpatizant i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Po sipas të njëjtave burime mësohet se në këtë qendër votimi ka pasur konfrontime fizike me mjete të forta, mes viktimës Gjioni dhe disa personave të tjerë, ndërsa më pas një prej tyre ka shtënë me armë. Bëhet me dije se simpatizanti i LSI-së kishte shkuar për të votuar. Ndërkaq hetimet kanë nisur për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejt Lacit janë nisur edhe forcat RENEA. GJIROKASTËR, KOMISIONARI KONFRONTOHET FIZIKISHT ME NJË VOTUES Ora: 08:54 - Një komisioner në një nga qendrat e votimit të qytetit të Gjirokastrës ka patur një konfrontim fizik me nja votues. Siç raporton gazetarja Eri Baco, shkak i ngjarjes ka qenë tentativa e votuesve për të shoqëruar familjarët e tyre gjatë votimit. Komisionerët nuk kanë lejuar votimet familjare dhe për pasojë njëri prej tyre është konfrontuar edhe fizikisht me njërin prej votuesve. NUK KA FILLUAR VOTIMI NË NJË QV NË TIRANË Ora 08:35- Edhe në Tiranë raportohet të mos ketë nisur votimi në qendrën e votimit 1976, që i përket njësisë bashkiake nr.9. Shkak për mos nisjen e procesit të votimit janë bërë problemet me vulën, e cila nuk ka bojë. LIBRAZHD, NË TË GJITHA QV MUNGOJNË KOMISIONERËT E PR 0ra 08:29- Në Librazhd mësohet se mungojnë në të gjitha qendrat e votimit komisionerët e Partisë Republikane. Raportohet gjithashtu se, në qendrën e votimit në Stëblevë nuk ka filluar ende procesi, pasi mungojnë komisionarët e PR dhe PD. TIRANE, VOTUESI I PARE KAPET ME DY FLETE VOTIMI Ora 08:20 - Nis me një incident votimi tek njësia numër 5 në kryeqytet. Personi që u paraqit i pari për të votuar mori dy fletë votimi, por u kap në kohë, duke mos mundur t’i hidhte ato në kuti. Ndërkohë banorët e kësaj njësie ankohen se procesi po ecën ngadalë dhe se kanë rreth 20 minuta në pritje për të votuar. PUKË, NUK KA NISUR VOTIMI NË FSHATIN BREGË Ora 08:00- Probleme edhe në Pukë me qendrat e votimit. Bëhet me dije se nuk ka nisur ende procesi i votimit në fshatin Bregë të komunës Rrapë. Shkak për këtë është bërë ngatërrimi i kapakut të kutisë së votimit. Raportohet ndërkaq se, KZAZ Nr. 8 po merr masat për ndryshimin e kutisë. KAVAJË, MUNGOJNË VULAT, NUK KA NISUR VOTIMI NË 2 QV Ora 07:50- Në qytetin e Kavajës raportohet se nuk ka nisur ende votimi në dy QV, pasi mungojnë vulat e sigurisë. Qendrat e votimit janë 21 dhe 91. Ndërsa në qytetin bregdetar të Durrësit, procesi ka nisur normalisht në të gjitha qendrat dhe qytetarët po u drejtohen kutive të votimit. KORÇË, NDËRPRITET PROCESI I VOTIMIT NË DY QENDRA VOTIMI Ora 07:30- Raportohet se në Korçë është ndërprerë votimi në dy qendra, kjo për shkak të afërsisë së posterave të partive politike. Votimi është ndërprerë në qendrat 36 dhe 48. VOTON E PARA KRYETARJA E KQZ-SË, LEFTERIE LLESHI Ora 07:10- Menjëherë pas votimit kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi i bëri apel të gjithë shqiptarëve t’i drejtohen qendrave të votimit, pasi vota e tyre vlen, sic tha ajo. “I ftoj shqiptarët të paraqiten të votojnë pasi është përgatitur e gjithë infrastruktura zgjedhore që të votojnë të lirë dhe në fshehtësi. Motoja jonë është: Vota jote vlen, votoni”, tha ajo. Një apel tjetër kryetarja Lleshi e bëri për të gjithë komisionerët zgjedhorë, të cilët I ftoi të bëjnë detyrën duke iu përmbajtur kodit zgjedhor. “Komisionerët të kryejnë detyyrën sipas kodit zgjedhor, të jenë jashtë ndikimeve politike’, shtoi ajo. RRETH 3 MILIONË E 271 MIJË E 885 ZGJEDHËS JANË THIRRUR PËR TË VOTUAR Pritet që rreth 3 milionë e 271 mijë e 885 zgjedhës të ushtrojnë të drejtën për të votuar, bazuar në regjistrin kombëtar elektronik. Nga këta për herë të parë votojnë 165 mijë zgjedhës të rinj të grupmoshave 18, 19 dhe 20 vjeç . Po ashtu drejt kutive, në të gjithë Shqipërinë do të shkojnë edhe 560 mijë pensioniste nga të cilët 750 zgjedhës konfirmon Ministria e Brendshme nuk janë përfshirë në lista për shkak të moshës mbi 100 vjeç në datën e votimit dhe se të cilët nuk janë paraqitur pranë zyrave të gjendjeve civile. Por ndryshe nga këta, 380 persona të moshës 100-vjeçare të tjerë, të cilëve u ishin bllokuar emrat për shkak të moshës me kërkesë të posaçme rifituan të drejtën e votës. Në orën 7:00 të kësaj të diele hapën 5508 qendra votimi, të cilat, pritet të qendrojnë të hapura deri në orën 19:00, sipas orarit zyrtar. 19 qendra të posaçme votimi janë ngritur dhe në burgje për 5000 të dënuar dhe paraburgosur që zgjedhjet i gjejnë në qeli. Subjektet politike janë grupuar në dy koalicione: "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe "Aleanca për Shqipërinë Europiane", e drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramën. Qarku i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 32, ku pritet të votojnë 785 mijë persona kurse ai i Kukësit numrin më të vogël, 4 deputetë, ku pritet të votojnë 77 mijë. Në këtë proces zgjedhor ka një numër më të lartë të komisioneve në të gjithë piramidën elektorale. Po ashtu, ky është edhe procesi më i vëzhguar nga ndërkombëtarët dhe organizatat në vend. Monitoruesit vendas janë rreth 8 mijë, ndërsa ata të huaj rreth 1 mijë, në përputhje me rëndësinë që procesi elektoral i së dielës është konsideruar nga ndërkombëtarët si tejet të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE. Policia njofton se ka marrë në ruajtje 5.508 qendrat e votimit në të gjithë territorin e vendit dhe se në këtë aksion janë angazhuar 6200 policë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve printoi në Slloveni rreth 3 milionë e 337 mijë e 385 fletë votimi, ashtu siç e parashikon kodi, 2% më shumë se numri i zgjedhësve. Kryetarja e këtij komisioni u bëri apel komisionerëve në të gjithë vendin që të bashkëpunojnë. Kosto e këtyre zgjedhjeve është llogaritur nga KQZ rreth 744 milionë lekë. Kësaj vlere iu shtuan dhe rreth 3 milionë euro të tjera, të cilat i janë paguar kompanisë spanjolle Indra pavarësisht se dy projektet pilote për numërimin elektronik në Fier dhe identifikimit elektronik të kartave të identitetit në Tiranë dështuan. JA KU DO VOTOJNË LIDERËT POLITIKË Pritet që sot të votojnë edhe krerët më të lartë të shtetit, por edhe kryetarët e partive kryesore në vend. Kështu, mësohet se Presidenti i vendit Bujar Nishani pritet të votojë në orën 10.00 ne Qendrën e Votimit 1766/2 në shkollën e mesme “Andon Zako Cajupi” në Tiranë. Kreu i së djathës, Sali Berisha do të votojë në qendren e votimit ngritur tek “Liceu Artistik” rreth orës 10.00, pasi në këtë orar pritet edhe takimi i zotit Berisha me kryesuesin e delegacionin AD KOK të Parlamentit Europian, Eduard Kukan. Ndërsa lideri i së majtës, Edi Rama pritet të votojë në shkollën “Pjetër Budi". Pasi të hedhin votën e tyre, drejtuesit politikë, pritet të bëjnë edhe deklaratat e para në lidhje me procesin e zgjedhjeve. Kreu i LSI pritet të votojë në Njësinë 5 në kopshtin numër 10 te ish-blloku, kreu i FRD Bamir Topi pritet të votojë në shkollën "Servete Maçi" në Tiranë. Kurse kreu i AK Kreshnik Spahiu pritet të votojë në orën 9.00 në shkollën "Pjetër Budi”. PROCESI Zgjedhjet do të nxjerrin 140 deputetë, të cilët do të zgjidhen me sistemin proporcional rajonal. - Vendi është ndarë në 12 qarqe dhe votat do të përllogariten në mënyrë proporcionale brenda për brenda secilit qark. - Të regjistruar si subjekte elektoralë janë 66 parti dhe dy subjekte të pavarur. - Subjektet politike jane grupuar në dy koalicione: "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe "Aleanca për Shqipërinë Europiane", e drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramën. - Rajoni i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 32, kurse ai i Kukësit numrin më të vogël, 4 deputetë. - Zgjedhjet administrohen nga KQZ dhe 89 komisione të zonave të administrimit zgjedhor(KZAZ). - Në të gjithë Shqipërinë do të funksionojnë gjithsej 5508 qendra votimi. - Për zgjedhjet e reja janë regjistruar rreth 3.271.885 zgjedhës, bazuar në regjistrin kombëtar elektronik ose 120.845 zgjedhës më shumë se në zgjedhjet parardhëse. - Rreth 150.000 është numri i votuesve që votojnë për herë të parë. - Për procesin do të prodhohen gjithsej rreth 3.337.388 fletë votimi. - Dokumenti që do të përdoret nga zgjedhësit ditën e votimeve është pasaporta ose letërnjoftimi elektronik. - Numërimi i votave do të bëhet në 89 vendet e numërimit të votave (VNV), nga grupet e numurimit të votave (GNV). - Kostoja financiare e zgjedhjeve llogaritet në rreth 744 milionë lekë. - Mbi 9 mijë vëzhgues, vendas dhe të huaj, do të monitorojnë zgjedhjet në ditën e votimeve dhe pas tyre. (ma.ar/er.nu/BalkanWeb) LIDHJE TE TJERA Verdikti 2013, pritshmëritë në mandate sipas qarqeve VIDEO: Shqipëria vendos sot. Hapen qendrat e votimit, kryetarja e KQZ: Votoni! |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shqipëria vendos. Të shtëna me armë në një QV në Laç, vritet simpatizanti i LSI, 3 plagosen
Shpërthen makina e sekretarit të PS në Vlorë. Tepelena: Ngjarja politike |
VLORË- Incident në Vlorë. Shpërthen makina e sekretarit të Partisë Socialiste, Kreshnik Tepelena. Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 06:30 minuta në zonën e Ujit të Ftohtë, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar nga shpërthimi. Nga shpërthimi mësohet se është dëmtuar tërësisht mjeti tip ‘BMW X5’. Raportohet se ky është shpërthimi i dytë brenda pak orëve. Pasi më herët ka shpërthyer edhe mjeti i prokurorit Dorian Tafili. Tepelena në një prononcim për "News 24" është shprehur se ai nuk ka pasur konflikte me asjnë person dhe se ngjarja ka ndodhur për shkaqe politike. Kjo makinë sipas tij, ishte e vetmja me të cilën lëvizte për takime elektorale kandidatja për deputete e PS-së, Valentina Leskaj. “Në momentin e shpërthimit kam qenë në gjumë, kam parë vetëm tymin. Asnjëherë nuk kam pasur kërcënime, kam qenë i shoqëruar me deputetë gjithnjë, por sot duket se e gjetën mundësinë të më kërcënojnë. Ngjarja vetëm për motive politike, shoqëroja kandidaten Valentina Leskaj kudo që shkonte. Kjo ishte e vetmja makinë me të cilën lëvizte”, tha ai. Ndërkaq, policia ka nisur hetimet për të dyja ngjarjet. (m.a/BalkanWeb) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shqipëria vendos. Të shtëna me armë në një QV në Laç, vritet simpatizanti i LSI, 3 plagosen
Korçë, dhunohet kreu i forumit rinor të PD në Libonik |
KORCË- Një tjetër incident ka ndodhur sot në ditëne zgjedhjeve në qytetin e Korçës. Raportohet se persona të paidentifikuar kanë dhunuar fizikisht kreun e forumit rinor të Partisë Demokratike. Bëhet me dije se kreu i forumit rinor Armando Cenolli ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes. (m.a/BalkanWeb) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Shqipëria vendos. Të shtëna me armë në një QV në Laç, vritet simpatizanti i LSI, 3 plagosen
Tiranë, pritet votimi i liderëve të politikës, ja QV-të ku votojnë |
TIRANE – Procesi i votimit nisi në orën 07:00 në pothuajse të gjitha qendrat e votimit, ashtu siç ishte parashikuar. Ndërkohë pritet që të votojnë edhe krerët më të lartë të shtetit, por edhe kryetarët e partive kryesore në vend. Kështu, mësohet se Presidenti i vendit Bujar Nishani pritet të votojë në orën 10.00 në qendrën e votimit 1766/2 në shkollën e mesme “Andon Zako Cajupi” në Tiranë. Kreu i së djathtës, Sali Berisha do të votojë në qendrën e votimit ngritur tek “Liceu Artistik” rreth orës 10.00, pasi në këtë orar pritet edhe takimi i zotit Berisha me kryesuesin e delegacionin AD HOC të Parlamentit Europian, Eduard Kukan. Ndërsa lideri i së majtës, Edi Rama pritet të votojë në shkollën “Pjetër Budi". Pasi të hedhin votën e tyre, drejtuesit politikë, pritet të bëjnë edhe deklaratat e para në lidhje me procesin e zgjedhjeve. Kreu i LSI-së Ilir Meta pritet të votojë në njësinë 5 në kopshtin numër 10 te ish-blloku, ndërsa kreu i FRD-së Bamir Topi pritet të votojë në shkollën "Servete Maçi" në Tiranë. Lideri i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu pritet të votojë në orën 9.00 në shkollën “Pjetër Budi”. (er.nu/ma.ar/BalkanWeb) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Nisin keq votimet në Shqipëri, në Laç 1 i vdekur dhe 1 i plagosur
Nisin keq votimet në Shqipëri, në Laç 1 i vdekur dhe 1 i plagosur
Tiranë, 23 qershor - (E plotësuar) Regjistrohet ngjarja më e rëndë e kësaj dite zgjedhjesh në Shqipëri, ku një person ka mbetur i vdekur në Laç, pranë një qendre votimi dhe një tjetër është plagosur. Policia e Lezhes njofton se jashtë qendrës së votimit në shkollën "At Shtjefën Gjeçovi", 53-vjecari Gjon Gjoni, përkrahës i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa Mehill Fufi, kandidat i Partise Demokratike ka mbetur i plagosur.
Policia e qytetit ka gjetur në vendin e krimit 15 gëzhoja armësh dhe ka nisur kerkimet per gjetjen e autoreve.Nuk ka patur te shoqeruar ne komisariat, nderkohe qe
Një dëshmitare okulare tha për Top Channel se ka dëgjuar të shtëna jashtë qendrës së votimit dhe se ajo bashkë me njerëz të tjerë janë shtrirë në tokë në gjendje ankthi dhe paniku për ngjarjen.
Mësohet se drejt Laçit është nisur me urgjencë edhe kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta.
Rreth kësaj ngjarjeje mediat shqiptare janë mjaftë kontradiktore. Më heret është raportuar se ngjarja ndodhi në një qendër votimi në Laç dhe se , veç 1 të vrari, janë plagosur edhe 3 të tjerë.
Nisin keq votimet në Shqipëri, në Laç 1 i vdekur dhe 3 të plagosur
Tiranë, 23 qershor - 09:23 – (E plotësuar) Diku rreth orës 9 ka ndodhur një incident i rëndë në një qendër votimi në qytetin e Laçit. Nga BalkanWeb raportohet se ka pasur të shtëna armësh në një qendër votimi, ndërsa dyshohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur një person dhe tre të tjerë janë plagosur.
Policia bën me dije se incidenti ka ndodhur para ambienteve të qendrës së votimit tek gjimnazi ‘At Shtjefen Gjeçovi’.
Sic raporton korrespondenti i BWi disa votues që ndodheshin në radhë, që njiheshin si simpatizantë të PS janë ndaluar të hyjnë në qendrën e votimit nga një grup personash. Në këto momente ka nisur edhe konflikti, i më tej situata ka degjeneruar deri në përdorimin e armëve.
Ndërkaq hetimet kanë nisur për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Drejt Laçit janë nisur edhe forcat RENEA.
Hapen qendrat e votimit për 3.271.885 votues shqiptarë
Tiranë, 23 qersahor - 08:10 - Zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit 2013 janë të tetat që zhvillohen në Shqipëri, që nga vendosja e sistemit pluralist politik në vitin 1991. Shqiptarët vendosin me votë për ata që do na qeverisin në 4 vitet e ardhshme. Procesi i votimit ka nisur sot që në orën 7:00, për t’i dhënë popullit të drejtën të vendosë me votë për 140 parlamentarët e rinj. Simbolikisht kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi ka hapur qendrën e votimit tek Akademia e Arteve, në Tiranë, aty ku edhe ka votuar.
Pritet që rreth 3 milionë e 271 mijë e 885 zgjedhës të ushtrojnë të drejtën për të votuar, bazuar në regjistrin kombëtar elektronik, transmeton BalkanWeb.
Nga këta për herë të parë votojnë 165 mijë zgjedhës të rinj të grupmoshave 18, 19 dhe 20 vjeç . Po ashtu drejt kutive, në të gjithë Shqipërinë do të shkojnë edhe 560 mijë pensioniste nga të cilët 750 zgjedhës konfirmon Ministria e Brendshme nuk janë përfshirë në lista për shkak të moshës mbi 100 vjeç në datën e votimit dhe se të cilët nuk janë paraqitur pranë zyrave të gjendjeve civile. Por ndryshe nga këta, 380 persona të moshës 100-vjeçare të tjerë, të cilëve u ishin bllokuar emrat për shkak të moshës me kërkesë të posacme rifituan të drejtën e votës.
Në orën 7:00 të kësaj të diele hapën 5508 qendra votimi, të cilat, pritet të qendrojnë të hapura deri në orën 19:00, sipas orarit zyrtar. 19 qendra të posaçme votimi janë ngritur dhe në burgje për 5000 të dënuar dhe paraburgosur që zgjedhjet i gjejnë në qeli.
Subjektet politike janë grupuar në dy koalicione: "Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim", e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe "Aleanca për Shqipërinë Europiane", e drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramën. Qarku i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 32, ku pritet të votojnë 785 mijë persona kurse ai i Kukësit numrin më të vogël, 4 deputetë, ku pritet të votojnë 77 mijë.
Në këtë proces zgjedhor ka një numër më të lartë të komisioneve në të gjithë piramidën elektorale. Po ashtu, ky është edhe procesi më i vëzhguar nga ndërkombëtarët dhe organizatat në vend. Monitoruesit vendas janë rreth 8 mijë, ndërsa ata të huaj rreth 1 mijë, në përputhje me rëndësinë që procesi elektoral i së dielës është konsideruar nga ndërkombëtarët si tejet të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.
Policia njofton se ka marrë në ruajtje 5.508 Qendrat e Votimit në të gjithë territorin e vendit dhe se në këtë aksion janë angazhuar 6200 policë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve printoi në Slloveni rreth 3 milion e 337mijë e 385 fletë votimi, ashtu siç e parashikon kodi, 2% më shumë se numri i zgjedhësve. Kryetarja e këtij komisioni i bëri apel komisionerëve në të gjithë vendin që të bashkëpunojnë. Kosto e këtyre zgjedhjeve është llogaritur nga KQZ rreth 744 milionë lekë. Kësaj vlere iu shtuan dhe rreth 3 milionë euro të tjera që cilat i janë paguar kompanisë spanjolle Indra pavarësisht se dy projektet pilote për numërimin elektronik në Fier dhe identifikimit elektronik të kartave të identitetit në Tiranë dështuan.
Menjëherë pas votimit kryetarja e KQZ-së Lefterie Lleshi i bëri apel të gjithë shqiptarëve t’i drejtohen qendrave të votimit, pasi vota e tyre vlen, sic tha ajo.
“I ftoj shqiptarët të paraqiten të votojnë pasi është përgatitur e gjithë infrastruktura zgjedhore që të votojnë të lirë dhe në fshehtësi. Motoja jonë është: Vota jote vlen, votoni”, tha ajo.
Një apel tjetër kryetarja Lleshi e bëri për të gjithë komisionerët zgjedhorë, të cilët i ftoi të bëjnë detyrën duke iu përmbajtur kodit zgjedhor.
“Komisionerët të kryejnë detyyrën sipas kodit zgjedhor, të jenë jashtë ndikimeve politike’, shtoi ajo.

Similar topics
» Të shtëna në Jarinjë, plagosen 4 ushtarë të KFOR
» Divjakë, vritet me armë zjarri një person
» Vritet një person në Skenderaj, dy tjerë plagosen rëndë
» Vritet me armë zjarri një 40-vjeçar
» Përgjaket Kalimash-Në Kalimash, vritet një shqiptar nga Kosova dhe plagosen dy të tjerë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi