Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Besnik Ceci:Mos u gezoni me karamelet e Europes!

Shko poshtë

Besnik Ceci:Mos u gezoni me karamelet e Europes! Empty Besnik Ceci:Mos u gezoni me karamelet e Europes!

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 10, 2010 1:07 pm


Besnik Ceci:Mos u gezoni me karamelet e Europes! 41639_100000547122997_3989916_n


Besni Ceci:Mos u gezoni me karamelet e Europes!

Sa keq!

Europa qe i dhame emrin,

Po tallet me ne!

E di dhe s'e harron,

Historine e gjakun e derdhur.

Nder shekuj Shqiperia,

Garda europiane,

Trajtohet si kopile,

Si mjerane!



Pa dashur,mu kujtua,

Femijeria ime qytetare.

Ne fshat kur shkonim,

Dhuronim karamele e cokollata.

Fshataret fisnik sakrifikonin,

U dukeshin te shtrenjta k'to dhurata.

Fisniket,grate fshatare,te shkretat,

Me buken se nesermes te femijve fatkeq,

Gostitnin qytetaret fatlume.

S'mendonin se femijet ,duke u rritur,

Donin neser te hanin me shume.



Tash,qesh me veten.

Qesh,se s'dua te prish ket' g'zim.

Kushdo le t'gezohet,

Por, jo shpirti im!

I dhame qyteterim Europes,

E mbrojtem nga Anatolizmi Muslisman!

Ne vend qe te jemi Anetare Nderi,

Europa, shpirtin kombetar,

Peng akoma na e mban.



S'i mbaj inat,

As Europes,as Botes!

Te keqen e kemi mes nesh,

Gjithmone na kane peshkuar,

Dhe na peshkojne si peshq.



E dine mire,

Nga Danubi e poshte ,

Ishte Iliri,

Dhe majmunet polar,

Sllavet,

Ne i beme njerez.

Sot jemi sekondar,

Neser do jemi primar,

Por jo pa Kosoven,

Se jemi nje gjak,

Nje damar!



Gezohuni shqiptar!

Gezohuni sot!

Por,do te pendoheni mot!

Shqiperia s'eshte konglomerat partish.

Shqiperia eshte nje,Etnike.

Per fat te mire gjithkush e beson,

Shqiptaret ne tere Ballkanin,

Jane autoktone.

Sido te vertitet rrota,

Pa shqiptaret,s'behet

as Europa ,as bota!



Besnik Ceci:Mos u gezoni me karamelet e Europes! 68485_161781730516730_100000547122997_427282_1880415_n
Memedheu


Mblidhuni,bijte imi,jam une Nena Shqiperi (Poemth)
Ka kohe,vite,shume shekuj,
Hena ka mbetur,me keq se une, e ve,
Nje cerekshe apo pesembedhjeteshe,
S'e mbaj mend,pleqeria s'me le.
Ah!Pleviti im,plevit shume i vjeter!
Plevit shekullor, apo me teper
E paralizuar jam,prej shume kohesh,
Dhe dhimbjet i kam lume.
E vetmja Zonje ne Evrope,
Ndjehem e vdekur,si ne senatorium.

Rrita breza te tere,kaq shume shekuj,
Sic pu ju rris dhe ju,bijte e mi.
A thua ,Nena, jua ka me hile?!
A thua jam kaq Nene e keqe?!
Tere jeten mbajta kyc,gojen e shkrete,
Tere jeten i mbajta ne shpirt per vete,
Dhe pse,disa nga ju me bete njerke.
Nuk qahet Nena per bijte e saj,
Qan per oda qe mbaten pa djepe.
Kush do i gezoj pasurite e saj?!

Nje jete te tere,me gjak neper dhembe,
Nderin e Nenes e mbaja lart.
S'ju qava kurre,ndonje Zonje n'Evrope,
E pse zemra me digjej ,zjarr e flake,
Kur bijte e mi teper fisnik,
M'i merrte dheu, apo kjo bote.
Ndaj me vjen keq,qe ca bij te mi,
N'kurriz tim,xhepat mbushin plot.
Harram ua bej gjirin tim te ngrohte,
Te lutem,me fal,me fal ti o Zot!

Bijte i mi te mire,teper te munduar,
Kthehuni per Kombin,kthehuni per mua!
Boll ju shtrydhi Bota, bash si lemoni,
Kthehuni,se po vdes,nese shume me doni!
Nena juaj jam,ju therres me mall!
Kthehuni,se bota,nga ju ka interes,
Para pendimit e peng mos ju mbes,
Ndryshe Bota ka me ju qesh,
Ndryshe bota ka me ju tall!


Jam biri yt ,me shpirt kosovari!

Nene Kosove,mos je ne hall
Nga kjo zhurme,neper bote?!
Ket' zambak te Pavaresise,
Kush guxon ,t'a preki sot?!

Le t'a prekin po ua mbajti!
E ne prape,do ja bejme fora,
Se lahuten e plot dyfekun,
Nuk l'shojme kurre nga dora.

Po te preken nje fije floku,
T'a marre vesh e ter' bota,
Jemi gjalle ne bijte e tu,
Zjarr do marre ter' Evropa!

Ti s'na ke vetm ne,
Bijte e tu,djem e cika,
Ke dhe dy miq te fuqishem,
Jane Anglia e Amerika.

Nene Kosove ,ti ece perpara,
Mos shiko zagar't nga mbrapa,
Kur na shohin te bashkuar,
I merr frika,i merr data.

Nene Kosove,qendro krenare!
Historine me gjak e shkruam,
Qindra vjet,brez pas brezi,
Nderin tend e lartesuam.

Nene Kosove, jam biri yt,
Dhe kam shpirt kosovari.
Gjakun tim s'e tradhetoj,
Se kam gjak shqipetari.


Endrra e madhe

Ajo kohe,koh' e mallkuar,
Ish vertete nje sketerre!
Tete vjec,femije une isha,
I tromaksur ne nje ferre.

U perskuq e gjithe toka,
Shi prej loti e prej gjaku.
Canin barqe bajonetat,
Pa meshire vriste kodaku.(")

Duke ecur neper male,
Per tek Nena Shqiperi,
Tere rruges po mendoja:
-A do shuhet me ky Zi?

I pangrene e i tmerruar,
Qe nga dhembja s'po e ndaja,
Rraskapitur e sfilitur,
Po kendoja a po qaja:

"Cameri,o Nena Ime,
Po te shkon jeta ne zi.
Mijra pleq,femije e gra,
Na i vrau,greku i zi!"

Dhe me shpresa thelle ne shpirt,
Vitet shkova ne Shqiperi.
Endrra e madhe me mban gjalle:
"Kur do kthehem ne Cameri?!".


Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi