Ekskluzive/“Shoferi fliste në telefon –Policët ishin të dehur-Ambulanca shkoi dy orë me vonesë!”
Faqja 1 e 1
Ekskluzive/“Shoferi fliste në telefon –Policët ishin të dehur-Ambulanca shkoi dy orë me vonesë!”
Ekskluzive/“Shoferi fliste në telefon –Policët ishin të dehur-Ambulanca shkoi dy orë me vonesë!”
-Shoferi fliste në telefon në momentin e aksidentit
-Policët që shkuan të parët në vendin e ngjarjes nuk ndihmonin
-Policët që shkuan të parët nuk kishin me se të njoftonin Komisariatin
-Policët iu kërkonin udhëtarëve telefonat sepse nuk kishin monedha në celularët e tyre
-Njëri nga policët ishte i dehur
-Ambulanca e parë ishte furgon me sendilje
-Bëri një orë sa të merrte 3-4 vetë
-Ambulanca shkoi pas dy orëve me dy infermjere,të cilat nuk zbritën të jepnin ndihmë tek të plagosurit.
-Sa udhëtarë vdiqën menjëherë në aksident?
Ngjarja e dhimbshe që ndodhi ditën e hënë në mbrëmje në aksin rrugor Fier-Tepelenë ,ku mbetën të vdekur 9 shqiptarë,dëshmohet ekskluzivisht për Albnow nga një udhëtar i autobusit që ishte mbrapa autobusit tragjik.
I riu që foli për Albnow shprehu keqardhjen e tij përsa i përket sistemit shëndetësor në Shqipëri,përsa i përket policisë si dhe zjarrfikseve që shkuan më shumë se tre orë me vonesë.
Emigranti që pa me sytë e tij ngjarjen tragjike ishte në autobusin që vinte pas autobusit tragjik me një distanë kohore 3 minuta.
“Kur arritëm tek vendi ku kishte rënë autobusi,pamë një të ri të gjakosur.Nuk e di se si gjendej ai në rrugë.Për një moment menduam se ishte aksidentuar me motorr.Më pas pamë se çfarë kishte ndodhur dhe u tmerruam” thotë emigranti Denis.
“Sapo zbritëm nga autobusi dëgjuam zëra që kërkonin ndihmë dhe unë u sula i pari dhe më ndoqi edhe një tjetër udhëtar i autobusit tonë.Kur zbrita poshtë zura kokën me dorë.U tmerrova.Tre vetë kishin vdekur menjëherë sepse ishin jashtë autobusit,nuk e di se si dolën.Njërin nga viktimat e kishtë zënë autobusi nga poshtë.Mora një vajzë që ishte plagosur rëndë dhe e ngjita lart,më pas mora edhe një grua tjetër”vazhdon Denisi.
Më pas ai tregon , kur shkoi policia dhe cilët ishin ata policë.”Në kohë që ne po ngjitnim në rrugë të plagosurit,erdhën tre makina policie me tre policë.Policët nuk kishin radio që të flisnin me Komisariatin e tyre.Nuk kishin as monedha në telefonat e tyre celularë.Njëri nga policët mu afrua dhe më kërkoi telefonin(!) që të informonte qendrën.Nërkohë që tre policët nuk e morën mundimin të zbrisnin poshtë dhe të ndihmonin ,por rrinin në rrugë dhe shikonin.Njëri prej tyre kishte konsumuar alkool apsi mbante erë nga një distancë e madhe”.
“Rreth 15 minua më vonë erdhi një si tip ambulance,e cila shkruante ambulancë ,por ishte një furgon i thjeshtë me sendilje dhe pa asnjë ilaç.Qëndroi aty rreth një orë derisa mori disa të plagosur.Unë pashë që mori shoferin dhe dy të tjerë,por mund të ketë marrë edhe më shumë.Shoferi ishte i moshuar.Dy orë më pas erdhi një ambulancë e rregullt me dy infermjere,të cilat po rrinin e prisnin tek rruga kur ne të ngjitnim të plagosurit.Ishte një infermjere e re dhe një e moshuar.Njëra prej tyre i bëri një gjëlpërë njërit prej të plagosurve,këtë e mbaj mend mirë.
Një moment erdhi një polic dhe mesa kuptova ishte oficer policie-shef.Menjëherë iu bërtiti policëve dhe u hodh i pari për të ndihmuar të plagosurit.Njëri nga policët kur mu afrua mbante erë alkool,që tregon se kishte konsumuar pije alkoolike.
Nga e gjithë zona përreth erdhën banorët me traktorë dhe zetorë dhe na ndriçonin vendin.Unë qëndrova aty më shumë se tre orë e gjysmë
Gjatë orëve që qëndrova unë nuk kishin erdhur as forca të ushtrisë,as RENEA dhe as zjarrfikësia.Besoj se nëse ne kishim më shumë organizim si shtet aty viktimat nuk do të ishin nëntë por shumë më pak.
Zjarrfiksja erdhi pas katër orëve,ndërsa një zjarrfikëse tjetër unë e pashë afër qytetit të Gjirokastrës teksa po ikja me autobus.”
Denisi tregon edhe cilat ishin fjalët e shoferit,por cilat ishin edhe fjalët e vajzës së parë që Denisi ngjiti në rrugë.”E pashë shoferin dhe i fola.Ai ishte i gjakosur në njërën anë të kokës.Shoferi më tha se kamioni i kuq me të cilin u shkëmbye ,i mbylli rrugën.Teksa po ngjitja lart vajzën e plagosur,ajo më tha se shoferi po fliste në telefon në momentin e aksidentit”
“Më vjen çudi kur thonë se shkoi për ndihmë RENEA dhe forcat e ushtrisë,pasi për tre orë e gjysmë që isha unë atje ata nuk kishin erdhur.Sot u bëra gati të marr në telefon në Shqipëri dhe t’u thosha se nuk kanë turp që gënjejnë.Në atë aksident tragjik,nëse do të kishte patur organizim do të kishim shpëtuar jetën e disa prej atyre që vdiqën.Të plagosurit humbën shumë gjak.”thotë Denisi ,duke shprehur zemërimin ndaj politikës shqiptare dhe e krahason Shqipërinë me vendet e Afrikës.
Klikoni mbi foto që ta shikoni të plotë…
Lexoni gjithashtu: Shikonte motrën dhe babain e saj duke vdekur dhe nuk mundi ti ndihmonte
Albnow Lajme
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Drita Fejza:VONESË !
» Shoferi i pazareve
» Hyseni: Dikush më tha në telefon: ‘Më fal se kam dashtë me të vra’
» Arta Hysi:Shoferi.....majmuni
» Ministria e Punëve të Brendshme blen telefon në vlerë 870 euro
» Shoferi i pazareve
» Hyseni: Dikush më tha në telefon: ‘Më fal se kam dashtë me të vra’
» Arta Hysi:Shoferi.....majmuni
» Ministria e Punëve të Brendshme blen telefon në vlerë 870 euro
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi