Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyseni: Dikush më tha në telefon: ‘Më fal se kam dashtë me të vra’

Shko poshtë

Hyseni: Dikush më tha në telefon: ‘Më fal se kam dashtë me të vra’ Empty Hyseni: Dikush më tha në telefon: ‘Më fal se kam dashtë me të vra’

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 18, 2016 2:36 pm

Hyseni: Dikush më tha në telefon: ‘Më fal se kam dashtë me të vra’
Hyseni: Dikush më tha në telefon: ‘Më fal se kam dashtë me të vra’ Auto_hys1476789236

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni duke folur për vrasjet politike në Kosovë, tha se nuk është i sigurt nëse dikush ka dashur ta vrasë, megjithatë ka thënë se njëherë ka pranuar një telefonatë.
Ai tha se dikush t’i ketë kërkuar falje përmes telefonit, duke i thënë se ka dashur ta vrasë.
“Është diskurs ku secilit që i teket merret me vrasjet politike dhe duhet të zgjidhen këto çështje në mënyrë që të shmanget ky diskurs. Më ka marrë në tel njëherë dikush dhe më ka thënë më fal se kam dashtë me të vra”, tha Hyseni.
Ai tha se kishte qenë bashkë me ish presidentin Ibrahim Rugova në veturë në momentin kur është tentuar për atentat ndaj tij.
Hyseni tha rastet e vrasjeve politike dhe tentim vrasjet, duhet të zbardhen sa më parë, meqë sipas tij sistemi i drejtësisë në Kosovë nuk ka kryer punën si duhet, duke mos përjashtuar edhe UNMIK-un.
“Me gjithë respektin që e ka bërë UNMIK-u zgjidhjet e përkohshme asnjë herë nuk janë zgjidhje”, tha Hyseni.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi