Teki Dervishi:Mërzia e zezë ose antirugovizmi
Faqja 1 e 1

Mërzia e zezë ose antirugovizmi
Shkruan: Teki Dervishi
Sheshi në sirtar
Tash u mor vesh, policët që të vinin prapa
S’ishin pos figura druri të veshura me uniformë
Figura në kutinë e lodrave të fëmijës sadist
Që kukullës ia nxjerr me thonj syrin plastik
Të njëjtat figura policore i shohim në të njëjtat situata, asgjë nuk ndryshon, “ajo që ka ndodhur dje, ndodh edhe sot, do të ndodhë edhe nesër” (Aurelie). Në mëngjes dje, sot - po edhe nesër, ti shfleton nëntë gazeta të përditshme. Ke përshtypje se të nëntat janë e njëjta gazetë. Le, po i hedh anash i mërzitur, i bindur se lajmin nuk mund ta prodhojë gazeta, pret “situatë të ndodhjes” atëherë kur asgjë nuk ndodh, kur çdo gjë vetëm përsëritet. Skena kërkon ndodhje, se dihet, kur personazhi flet e nuk vepron, ai kështu bën vetëm “lexim skenik” të tekstit spekulues, metaforizon paramendime. Personazhi i tillë na ushqen me përralla fjalësh, dëgjojmë fjalë, por nuk shohim asgjë të ndodhë e re.
“Nesër” nuk do ta përjetojmë këtë mjerim shpirtëror
A jemi sadomazohistë kur nuk prajmë “të lodhemi” duke dëgjuar “të njëjtën gjë” me mijëra herë? A shprehim kështu respekt ndaj politikanëve që publikisht urrejnë njëri-tjetrin vetëm për të na bindur “ne popullin” se sa shumë na duan ne ata që urrehen e shahen ndër vete. Brenda nate, përnatë, në radiotelevizione dëgjon me dhjetëra herë “të njëjtën gjë”, në të gjitha “kanalet”. Pse e maltretojmë veten kështu? Sepse shpresojmë, sepse presim, sepse kujtojmë që “më në fund” do të “ndodhë” të dëgjojmë “diçka të re”, një ndodhje “kthesë e fortë” që të sotmen e bën të nesërme, “nesër” nuk do ta përjetojmë këtë mjerim shpirtëror. Kot.
Si tek Pirandelo, personazhet (figura politike) e ndjekin, jo më autorin, por spektatorin. Nuk ke nga të ikësh prej tyre. Ata të imponohen, aq u bën që janë bërë personazhe të mërzitshme, kur i dëgjon që mbllaçitin të njëjtat fjalë të verbra frazash që përsëriten pamëshirshëm, atëherë ngjet të të rrokë mërzia, por ja, që ti vazhdon të durosh, si thash, duke shpresuar mos, papritmas, megjithatë “diçka do të ndodhë” dhe do të dalim nga kjo situatë e depresionit, ankthit dhe zalisë!
Jetën e tyre e kërkojnë prej të tjerëve si lëmoshë
Robi e do zotërinë e tij, e duron kamxhikun e fjalëve të tij. Sa më shumë zotëria e mundon shpirtin e robit, aq më shumë robi e do zotërinë e tij, i cili e torturon, zotërinë që është shkak i vetmisë dhe varfërisë së robit, - ka thënë Zarathustra. Them unë, - ka njerëz që jetën e tyre nuk e përjetojnë, por e kërkojnë prej të tjerëve si lëmoshë. Lufton të jesh i dyti, asnjëherë i pari. sepse ke kompleksin e inferioritetit.
Zarathustra ka thënë: “Nëse je nisur të shkosh te ndonjë grua, merre kamxhikun me vete!” Ka njerëz që të duan nëse nuk ua shkoq dajakun. Sa më shumë i mundon, aq më shumë të duan.
Është një racë qeni (Bernardini) i shquar për besnikëri ndaj të zotit, besnik deri në çastin kur ky qeni parandien fundin e tij… atëherë ai çartet dhe e ha të zotin, dhe askënd tjetër. E ke akumuluar urrejtjen gjatë gjithë jetës, duke shprehur vetëm dashuri ndaj zotërisë. Në çastin e fundit, të shpërthen urrejtja e zgjebosur si një epsh urie kanibaliste.
Buzëqeshja për amnisti pas vdekjes
Derisa hetuesi Fexhukin ua nxierrte thonjtë me darë të burgosurve të pafajshëm që i përdornin si material i gjallë për “prodhimin politik” të armiqve të popullit, viktima e pafajshme politike shikonte fotografinë varur në murin e zyrës së hetimeve ku e torturonin, mallëngjehej nga buzëqeshja diskrete e Stalinit në fotografi, dhe besonte se shoku Stalin herdokur do të bindet për pafajësinë e tij dhe do ta amnistojë së vdekuri.
Kjo, që kur shënohet koha nga viti 1 e deri sot (2010), ndodh sot ajo që ndodhi dje dhe do të ndodhë nesër. Edhe Bibla, edhe abstraksioni i Pikasos, shfajësojnë Pilatin për gjykimin e Jezusit, pasi që ai, para turmës gjakpirëse, kishte dalë në tarracën e gjykatores dhe, duke treguar me gisht nga Jezusi, kishte thënë: “O popull, unë nuk po shoh që ky njeri ka bërë ndonjë faj!” Të pafajshmin, me një lugë ujë drejt Kalvarit, e gozhduan së gjalli në kryq. Le po Jezusi, derisa po e anatemonin në Golgotë, derisa syve po i rridhte gjak, ai e shikonte turmën vrastare dhe i drejtohej Perëndisë, “Zot fali, se këta nuk po dinë çka po bëjnë”! Ky lloj mëshire për vrasësit është kiç shpirtëror i ndërgjegjes së robit. Ndaj robi nuk urren, kërkon falje për vrasësin e tij, dhe kujton se urrejtja është tipar i njerëzve që nuk janë fisnikë, derisa harrojnë se ata vetë janë robër, e jo fisnikë. Pse të mos e urresh të keqen, vrasësin, gënjeshtarin, mashtruesin, tradhtarin, hipokritin…?
Viktima vullnetare për kanibalët
A është natyrë hyjnore apo shtazarake prirja sadomazohiste e njeriut që vetëviktimizohet, njeriut që dhembja fizike dhe shpirtërore ia ngre adrenalinën, ia mbëlton epshet ndaj vrasësit, i cili ia merr shpirtin duke e masakruar me “veglat e mundimit” torturues? Ka vrasje fizike, por më të këqijat janë ato morale!
Edhe në kohën e sotme postmoderne, në Evropën e civilizuar, shpesh hasen shpallje gazete, ku kanibalët psikologjikë kërkojnë t’u paraqiten viktima vullnetare që janë të gatshme ndokush t’ua hajë për së gjalli mishin e trupit të tyre, deri te “copat” e organeve që shkaktojnë rrjedhjen e gjakut deri në hemorragji totale.
Jan Gi (Zhani i Hekurt) inkuizitori gjakpirës i Spanjës, kur vizitoi një kolegium inkuizitorium në Kordobë, u nda i pakënaqur me punën e priftërinjve hetues. Ishte koha (1333) kur kisha po i detyronte fisnikët që të hiqnin dorë nga pronat e tyre dhe ato t’ia falnin kishës. Një syresh fisnik s’jepej dot të dorëzohej nga torturat e inkuizicionit dhe nuk pranonte të nënshkruante se do t’ia falte kishës pasurinë e tij. Atëherë Jan Gi urdhëroi: “Ma sillni këtu shërbëtorin më të dashur të këtij fisniku, që nuk po dorëzohet as me torturat e Inkuizicionit” - dhe ia sollën. Jan Gi i dha detyrë shërbëtorit, duke i thënë: “Vetëm poshtërimi që mund t’ia bëjë shërbëtori zotërisë, zotërinë e dorëzon në dorën e Perëndisë dhe mëshirën e kishës”. Shërbëtori zbriti shkallëve të errëta në birucën e burgut ku po dergjej zotëria i tij i masakruar nga torturat e Inkuizicionit. Shërbëtori nuk e mundoi zotërinë me “veglat e mundimit”, por me fjalët poshtëruese, ndaj nuk kaloi shumë, dhe shërbëtori u kthye lart tek kryeinkuizitori Jan Gi duke mbajtur në dorën e tij letër-testamentin në të cilin zotëria i tij e kishte nënshkruar se po ia falte pronën e tij kishës së mëshirshme.
Robëria nuk na vjen nga dhuna e okupatorit
Ai që pranon të jetë shërbëtor i një zotërie, ai do të pranojë të jetë shërbëtor i çdo zotërie të rinj. Çka të ka punuar gjyshi? Shërbëtor. Po yt at? Shërbëtor. Po ti, çka punon? Shërbëtor. Shërbëtorin e ndërrojnë zotërinjtë, vdes një padron, i vjen tjetri. Aktualisht, kujtoni mbartjen natën të kufomave politike nga një parti në tjetrën.
Kur bie i madhi, bien të gjithë pas tij, thonë. Është kjo mërzi e zezë, si e Bodlerit, por jo metaforike si mërzia e tij. Kjo është mërzi-lëkurë që na e mbështjell trupin, na bën të përngjashëm, na fut në një lojë ku nuk jemi as spektatorë, as gladiatorë.
Robëria nuk na vjen nga dhuna e okupatorit. Robëria është fat, fat i njeriut që nuk ka guxim t’i hakmerret të keqes, dhe që lejon të bashkëjetojë me të deri në vdekje. Duke shpresuar se “nesër do të bëhet mirë” ai nuk ngrihet kurrë të thotë “dy duar për një kokë”! Ai nuk e kupton urtësinë e Librit Shenjt, “dhëmb për dhëmb, sy për sy”!
Derisa e duron mjerimin dhe poshtërimin, kurrë nuk do të bëhet mirë! Mirë mund ta bësh t’i vetë për vete, e jo zotëria të bëjë të mira për ty! Por, ti i beson zotërisë, sepse je i nënshtruar, frika të bën të përulesh, nuk je hero, por rob. Vetëm heronjtë janë të lirë ose të vdekur! Por, heronj janë vetëm ata që hakmerren!

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Teki Dervishi:ORA ME KUKUVAJKË
» Teki Dervishi:LDK-ja kundër LDK-së
» Teki Dervishi:Mbi LDK-istët emocional
» Teki Dervishi:‘Medalioni nga Jerusalemi’
» Teki Dervishi:Pushteti i pushtetit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi