Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Solli Shaban Cakolli:DY KËNGË KUSHTUAR SIMBOLIT TË REZISTENCËS – MUHARREM FEJZA

Shko poshtë

Solli Shaban Cakolli:DY KËNGË KUSHTUAR SIMBOLIT TË REZISTENCËS – MUHARREM FEJZA Empty Solli Shaban Cakolli:DY KËNGË KUSHTUAR SIMBOLIT TË REZISTENCËS – MUHARREM FEJZA

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 11, 2010 11:32 pm



Solli Shaban Cakolli:DY KËNGË KUSHTUAR SIMBOLIT TË REZISTENCËS – MUHARREM FEJZA 41764_100001399044603_1297_n



Solli Shaban Cakolli:DY KËNGË KUSHTUAR SIMBOLIT TË REZISTENCËS –MUHARREM FEJZA



1. Kalvari shqiptar në Gjilan



OZNES serbe , kush na i prini –

Në Suharnë, n’ bunker që i shtini ?

-Një besëprerë , një shpirt tradhtar ,

Që i dëmton trimat shqiptarë !



Nga tradhtarët me faqe t’ zeza –

U vra n’ pritë Muharrem Fejza ,

Mu n’ oborr të Kërkush Hiqit –

Veç për hatër t’ Stojkoviqit !



Komandanti partizan –

E kishte emrin Sllobodan .

Ky ishte Dika i Kolloleqit ,

Që iu printe argatëve t’ dreqit !



Ekspedita e Stojkoviqit –

Shkoi n’ oborr të Kërkush Hiqit ,

Shpejt Kërkushit i kanë urdhërua

Kije e saj me i shtrëngua !



Muharremin n’ saj me e ngarkua –

Drejt n’ Hogosht , n’ qendër me e çua !

Drejt n’ Hogosht , n’ qendër po e shtinë –

Shpalojnë kufomën , po e shtrijnë n’ shpinë !



Salih Fejzës , dikush i tha:

“Muharremin ta kanë vra!”

Por Salihu , i fortë qëndronte –

Një pikë loti nuk e lëshonte !



Skaj kufomës , ju ka afrua ,

I ra fytyrës , e ka urua :

“Me fat, biro, këto mustaqe –

T’ paskan hije, pa të keqe !...



-T’ paskan vra n’ besë, këta tradhtarë ,

Se Ti , n’ saj vet s’ kishe ardhë !

Po t’ jap besë, e po t’ jap fjalë –

S’ ke me m’ shkua kurrë gjakfalë!”



Milicia me oficerë t’ OZNES ,

Nuk lejuan n’ Hogosht t’ varroset !

Ramadan Ahmetin e kanë urdhërua –

N’ kerr me kije me e ngarkua !



E kanë nisë n’ atë rrugë të shkretë ,

Që s’ është pa as në Mesjetë !...

Gjatë gjithë rrugës , rojë duke i bërë –

N’ duar t’ shqiptarëve për t’ mos rënë !



Milicia e përsosur ,

Deri n’ dhëmbë e armatosur ,

N’ Koretin , kortezhi u ndalë ,

Halla Xhemë, para u ka dalë !



Hallës Xhemë, për Muharremin –

Milicia , syrin s’ia trembin !

Shkoi për fytyre i paska ra –

Me ujë fytyrën ia ka la ...



E mbuloi me çarçaf t’ bardhë –

Ty, prej hallës t’ qoftë hallall !

E përqafoi në mes të xhadës –

I paç fëmijët , or trim i dadës !



Komandanti i ka urdhërua –

N’ Çarakoc , të gjithë me shkua !

Muharremin e kanë zbulua –

Shkije e shkina me e vizitua !



N’ fshatra t’ shkijeve rend duke e çua –

Ma kufomën nuk e kanë mbulua ,

Për me u bindë , të gjithë me e pa –

Muharrem , ma gjallë nuk ka !



Katër Maj, Dyzet e Pesë ,

Çka kanë bërë ata t’ pa besë ,

Muharremin n’ Gjilan e çojnë –

Edhe aty ta ekspozojnë !



N’ “Pazarishtë”, te “Lama e Miellit” –

Do t’ qëndrojë trupi i martirit !

Kur t’ vijnë populli në pazar –

Me e pa mirë , çka u bë n’ shqiptar !



Vllada Popoviqi, ka urdhërua :

“Muharremin me e ekspozua ,

Në një dërrasë me e gozhdua ,

Kush ta shoh , me u trishtua !...



-Atëherë, dërrasën n’ këmbë me e ngritë ,

Me e bë t’ mirë një ekspozitë !

Kur ta shoh populli n’ pazar –

Bash si Krishti në Kalvar !”...



T’ gjithë ushtrinë i ka urdhërua :

“Atë kufomë , mirë me ia ruajt ,

N’ “Ekspozitë t’ tmerrit” , n’ pazar –

Mos t’ na e merr ndonjë shqiptar!”...



Aqif Shehu i UNÇJ-së ,

Kishte dhanë një urdhëresë –

Më 7 Maj, në orët e vona ,

N’ “Ekspozitë”, t’ hiqet kufoma !



Më 7 Maj, mu në mesnatë ,

E mori OZNA me xhelatë,

Mbas pesë ditësh , që e pushkatuan –

Nëpër terr , diku e çuan ?!...



Kështu kufoma do t’ i humbet –

Kurrë për jetë s’iu gjetën gjurmët !

S’iu gjet gjurmë, as s’ iu gjet varri ,

Kështu di t’ bëjë vetëm tradhtari !...



Shkjau , kufomën kështu ia hupi ,

Por në vjeshtë , n’ trup t’ një magjupi –

U pa palltoja e Muharremit ,

Që e kishte veshë ai bir i qenit !



Mu atë pallto , që e kishte n’ pazar ,

N’”Ekspozitë” n’ “Kalvar shqiptar”,

Mu atë pallto , e kishte veshë ,

Magjup aga, ish çaraveshë !...



2. Porsi Krishti në Kalvar



Krisi pushka e tradhtisë –

Ushtuan grykat anë e m’ banë ...

N’ ato male t’ Hashanisë –

Muharremin na e vranë !

Nga Suharna, në bunker –

N’ odë të pritës – gjakatarë...

N’ orë të mbrëmjes , nëpër terr –

Pritej hapi çlirimtar .



Luftëtarin e lirisë –

Na e vranë ata tradhtarë !

Pararojë n’ kufij t’ Shqipërisë –

Muharremi legjendar .



N’ mes të sheshit, në Gjilan ,

N’ “Lamë të Miellit”, në pazar –

Qëndroi trimi për vatan ,

Porsi Krishti në Kalvar!...



Duar e këmbë ia kanë gozhdua –

Simbol tmerri n’ “Ekspozitë”!

Mbi nj’ atë dërrasë ishte forcua –

Porsi dielli bënte dritë!...



Trimi ynë – Muharrem Fejza ,

Si kala për Rezistencë...

Shëmbëlltyrë mbeti ndër breza –

Legjendar, që u vra në besë !...



***** Demir KRASNIQI:”KËNGË KRISMASH LIRIE 2” – Gjilan, më 2003, faqe 102-108.



Solli Shaban Cakolli:DY KËNGË KUSHTUAR SIMBOLIT TË REZISTENCËS – MUHARREM FEJZA 148772_129170697139564_100001399044603_157901_8120673_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi