Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!-Esse-shkruar nga Raimonda Moisiu(Dje eshte liruar Nobelistja Aung San Suu Kyi: te cilen une e permend ne kete shkrim.shen.im FLM)

Shko poshtë

Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!-Esse-shkruar nga Raimonda Moisiu(Dje eshte liruar Nobelistja Aung San Suu Kyi: te cilen une e permend ne kete shkrim.shen.im FLM) Empty Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!-Esse-shkruar nga Raimonda Moisiu(Dje eshte liruar Nobelistja Aung San Suu Kyi: te cilen une e permend ne kete shkrim.shen.im FLM)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 14, 2010 4:16 pm


Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!-Esse-shkruar nga Raimonda Moisiu(Dje eshte liruar Nobelistja Aung San Suu Kyi: te cilen une e permend ne kete shkrim.shen.im FLM)

Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!

Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!-Esse-shkruar nga Raimonda Moisiu(Dje eshte liruar Nobelistja Aung San Suu Kyi: te cilen une e permend ne kete shkrim.shen.im FLM) Monda_751366270
Raimonda Moisiu
2010 –ta -është - Viti që shënon përvjetorin e 50-të, të themelimit të Komitetit të Shkrimtareve të burgosura, nga e gjithë bota. Ëriters in Prison Committee -ËiPC & PEN International, që prej vitit 1960 kanë ndihmuar me qindra, për të mos thënë me mijra shkrimtare në të gjithë botën, që janë persekutuar për idetë e bindjet e tyre, vetshprehjen, lirinë e të shprehurit, nga rregjime të ndryshme në vëndet ku ato jetonin e ushtronin veprimtarinë e tyre krijuese letrare-artistike. Gjatë gjithë vitit -2010-të nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, PEN International do të përkujtojë guximin, kurajon, kalvarin e dhimbjeve e sakrificave, të këtyre shkrimtarëve dhe punën e Komitetit (ËiPC). Në qëndër të këtyre aktiviteteve do të jenë pesëdhjetë raste të shkrimtarëve,- Simbole të Qëndresës e të Vuajtjes në burgjet, për të cilët PEN, ka ngritur zërin, në gjysmën shekullin e fundit.

Më 24 korrik, 1960, në një Kongres që u mbajt në Rio De Zhanerio, Brazil, Sekretari I Përgjithshëm, David Carver raportoi se Komisioni I përbërë nga tre anëtarë, autorizoi në një mbledhje të mëparshme, të hulumtojnë dhe paraqesin një listë të shkrimtarëve të burgosur. Kjo listë iu shpërnda delegatëve të Kongresit, atë ditë dhe përmbante emrat e 56 – të, shkrimtarëve nga e gjithë bota. Lista fillonte me vëndet e Europës Lindore, të cilat ishin nën rregjimin komunist.

-Shtatë shkrimtarë të burgosur në Shqipëri..
-25 të në Cekosllvaki,
-13 në Hungari,
-Nëntë në Rumani
-Dy në Francë.

Kështu ËiPC dhe PEN International, do të përkujtojnë këtë vit të gjitha gratë shkrimtare, në të kaluarën dhe të tashmen, që kanë vuajtur në burgjet e diktaturës, janë persekutuar, biles edhe janë dënuar më vdekje apo varje, vetëm e vetëm se kanë folur të vërtetën.

E para që do të përkujtohet nga ËiPC & PEN Internatioanl, është shkrimtarja shqiptare shkrimtarja që sfidoi diktaturën komuniste, Musine Kokalari e cila, në kohën që është themeluar Komiteti I Shkrimtarëve të Burgosur, kishte 14-të vjet që vuante dënimin në burgun e rregjimit komunist. Ishte e para grua shqiptare që u botua në Shqipëri, por u godit shumë shpejt nga rregjimi komunist për bindjet e saj, më 1946 dhe u dënua me 20 vjet burg. Musine Kokalari u lirua më 1964, më pas u internua, dhe punonte si fshesare rrugësh derisa vdiq në vitin 1983. Shumica e krijimtarisë së saj është zhdukur e shkatërruar, por PEN International, shpreson të gjejë nga krijimtaria e saj dhe gjatë këtij përvjetori do të botojë një pjesë të tyre, për herë të parë mbas më shumë se 60-të vjetëve.

Poetesha e shquar iraniane Furugh Farrukhzad, së bashku me Parvin E’tesamin dhe Simin Bebbahamin konsiderohen sot, si poeteshat më të famëshme iraniane. Historia e Furugh Farrukhzad zë fill në kontekstin e konflikteve në mes traditës dhe modernes në vëndin e saj të viteve 1930-1960. Lindi në një kohë kur gruaja iraniane shikohej si inferiore, si qënie që ka më pak kapacitete mendore dhe fizike sesa mashkulli dhe, për pasojë nuk ia vlente të investohej në shkollimin e saj. Martohet jashtë dëshirës së saj dhe në moshën 16 vjece bëhet nënë. E zhgënjyer nga martesa me komikun shumë të njohur Parviz Shapaur, e zhgënjyer nga qëndrimet nënvleftësuese në ambientet shoqërore për paraqitjen e seksualitetit të saj në vargje, për pavarësinë e saj. Në vitin 1962, me skenarin e saj, u realizua filmi I njohur shumë përtej kufijve të Iranit, kuhstuar lebrozëve me titull:”Shtëpia është e nxirë”. Krahas krijimtarisë së saj letrao-artistike, ajo përfshihet gjërësisht në lëvizjen politike për ndryshime të jetës shoqërore, duke kapërxyer qëndrimet personale politike me shume rrekshmëri. Vritet “aksidentalisht” me makinë, ekzekutim që u sajua nga Shërbimi Sekret I kohës, SAVAK.
Në vitet ’70 dhe ’80, ashtu edhe si sot, gratë iraniane e gjejnë veten nën shënjestrën e shtypjes, dhunës dhe inferioritetit maskilist. Shkrimtarja Shahrnush Parsipour ka pasur fatin të burgoset dy herë nga rregjimi I Shah në mes të viteve ’70, dhe nga Garda Revolucionare në fillim të viteve ’80 .Edhe Parsipour si shumë shkrimtarë të tjerë që I mbijetojnë ferrit të burgut, largohet nga vendlindja për në mërgim.

Aktivistet e Lëvizjes feministe për të drejtat e grave, ishin të parat në frontin e betejës për Lirinë e Fjalës e për t’I thënë stop dhunës verbale e fizike ndaj tyre. Një nga ato është Naëal El-Saadaëi, e njohur ndërkombëtarisht, për shkrimet e saj feministe dhe një kritike e hapur dhe e flaktë e qeverisë Egjyptiane. Saadaëi është burgosur midis viteve 1981-1983, dhe për vite me rradhë ka marrë kërceënime me vdekje, dhe librat e saj janë ndaluar dhe konfiskuar nga autoritet qeverisëse.

Më pak e njohur, por me influencë, ishte Alaide de Foppa de Solorzano, shkrimtare nga Guatemala dhe një luftëtare e të drejtave të gruas e cila me guxim e kurajo, jepte një program javor feminist në radio, aty nga fundi I viteve ’70-të, ku midis emisioneve, kulmoi me pasqyrimin e shtypjes të grave Mayane. Alaide de Foppa de Solorzano, ishte mes 45.000 të zhdukurve gjatë konfliktit të armatosur në Guatemala në vitet ’70-’80. Është parë për herë të fundit në Dhjetor 1980-të, 30 vjet të shkuara.
Një tjetër shkrimtare, në mesin e mijëra të zhdukurve, gjatë të njëjtës periudhë në të dy kontinentet amerikane, ishte edhe Alicia Partnoy. Megjithatë, ajo mbijetoi. U burgos për gjashtë muaj, ku u rrah e u torturua mizorisht, për të treguar historinë e saj.Alicia Partnoy tashmë jeton në SHBA-ës.

Nien Cheng, një shkrimtare kineze, e cila shkroi një libër rreth burgosjes së saj në Kinë, me titull ;” Jeta dhe vdekja në Shanghai”. Ajo u akuzua për spiunazh në llogari të Mbretërisë së Bashkuar dhe u burgos për gjashtë vjet e gjysëm. Gjatë asaj kohe, ajo I është nënshtruar një sërë pyetjesh e tortura, deri edhe në izolim të vetëm. Në tetor të vitit 1978, ajo lirohet e pafajshme dhe qeveria kineze kërkon falje publike për arrestimin e gabueshëm të saj. Në vitin 1980, Nien Cheng largohet përfundimihst nga Kina drejt SHBA-së. Ajo vdiq në vitin 2009, në moshën 93 vjecare.

Në kontinentin amerikan latin, me përjashtim të Kubës, ka disa vende edhe sot e kësaj dite, , që burgosin shkrimtarët. Por që nga vitet ’90-të, është alarmant fakti, deri edhe në zhdukje e vrasje të njerësve të letrave, vecanërisht të gazetarëvë, të cilët nxjerrin në dritë korrupsionin qeveritar. Lydia Cacho, një gazetare meksikane, luftëtare kundër abuzimit seksual të fëmijëve, vazhdon të jetojë në ankth e frikë, nën një kërcënim të vazhdueshëm. Lydia u arrestua për pak kohë në vitin 2005, nën akuzën e shpifjes ndaj një bisnesmeni të implikuar në rrjetet e pronografisë për fëmijë. Edhe pse ajo është liruar përfundimisht, kërcënimet ndaj saj dhe familjes vazhdojnë. Poetja Maria Elena Cruz Varela la Kuba, pas dy vjet burg, tani jeton në Spanjë. Marta Kumsa, një gazetare etiopiane dhe veprimtare e të drejtave Oromo, jeton aktulaisht në Kanada, pas nëntë vjet burg pa pagesë dhe objekt I dhunës fizike, torturave nga rojet e burgut.Autorja, Taslima Nasrin, një kundërshtare e regjimit të Bangladeshit, e cila u kërcënua me vdekje për shkrimet e “saj’, blasfemuese në vitin 1994-r, e cila nuk mund të kthehet në shtëpinë e saj, vazhdon të sfidojë duke shkruar artikuj për të cilat ajo është kërcënuar me vdekje. Sihem Bensedrine, gazetare dhe veprimtare nga Tunizia, ka vuajtur ngacmime, arrrestuar, kërcënime për më shumë se një dekadë dhe tashmë ajo jeton jashtë vendit të saj,duke erdhur shpesh për të bërë e ruajtur punën si avokate dhe aktiviste për të drejtat civile të njeriut në Tunizi dhe Botës Arabe në tërësi.Për dekada të tëra, me mijra shkrimtarë në Bashkimin Sovjetik, u dërguan në internim, burg dhe psikiatri. Midis tyre ishte edhe shkrimtarja ruse Irina Ratushinskaya, poezitë që ajo shkroi në burg, u botuan në tekstet e studimit të orës letrare në burg.. Ajo u lirua në vitin 1986, pas një pune të rëndë dhe u vendos përkohësisht në Britani. Tashmë Irina Ratushinskaya jeton në Rusi. Me rënjen e “Iron Curtain”, erdhën edhe rreziqet e reja. Në rast se në të kaluarën për të shuar zërat kritikë shkrimtarët e gazetarët burgoseshin, tashmë ndaj tyre përdoret arma e nxehtë, vriten. Që nga viti 1992, - 52 gazetarë janë vrarë në Rusi, ku mes tyre nëntë janë femra. Në vitin 2006, Anna Politkovskaya, një gazetare kurajoze e guximshme, e cila zbuloi të gjitha llojet e rrezikëshme dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në Ceceni, korrupsionin lokal, u vra, duke patur një fund të tmerrëshëm e të dhimbshëm.Shkrimtarja Burmese Aung San Suu Kyi, njëkohësisht dhe një lidere politike, Kryetare e Partisë Opozitare, mbahet në arrest shtëpijak për 14 vjet, që prej 21 vjet vjetëve që ajo u arrestua për herë të parë në vitin 1989-të. Në shkurt të 2010, Gjykata e Lartë e Burmas, hodhi poshtë apelin kundër zgjatjes së saj të arrestit shpëpijak.

MIANMAR- Liderja e opozitës në Mianmar, Aung San Su Çi, që është lruar dje, ka mbajtur fjalimin e parë pas...Vlerësimi për Musine Kokalarin dhe Shkrimtaret e Burgosura në botë!-Esse-shkruar nga Raimonda Moisiu(Dje eshte liruar Nobelistja Aung San Suu Kyi: te cilen une e permend ne kete shkrim.shen.im FLM) Aung

******
Shkrimtarët në botë nën presionin dhe persekutimin e sotëm.
Shkrimtarët në botë vazhdojnë të burgosen, kërcënohen dhe vriten edhe në ditët e sotme, për shkrimet e tyre. ËiPC, ka rregjistruar gjatë vitit 2009-të, 900 raste të shkrimtarëve dhe gazetarëve të burgosur, kërcënuar e vrarë. Ndërmjet tyre 52 janë femra. Tre prej tyre janë në mesin e rasteve simbolikë të botuar për evenimentin e 50 vjetorittë PEN International: Lydia Cacho, Sihem Bensedrine dhe Aung San Suu Kyi.
Më 15 Nëntor 2009-të, në përvjetorin ËiPC, PEN propozoi për ngritjen e një Memoriali për Natalia Estemirova, gazetare dhe mbrojtëse e të drejtave të punës, e cila së bashku me dy gra të tjera denoncuan haptazi me guxim e kurajo, masakrat dhe abuzimet në popull. U rrëmbyen e u vranë me plumb në kokë e gjoks, në një pyll afër Grozny- it, në Ceceni. Natalia Estemirova ishte një mike dhe kolege e afërt e Anna Politkovskaya.

Shkrimtarja dhe redaktorja iraniane Parvin Ardalan, e vlerësuar me disa cmime AËARD, një aktiviste e shquar e të drejtave të grave, ka qënë nën kërcënimin për jetën që nga viti 1997-ë. Ajo është arrestuar në mënyrë të përsëritur, marrë në pyetje nga Shërbimi Sekret Iranian, kërcënuar, thirrur në gjyq në shumë raste dhe e ndaluar të udhëtojë jashtë shtetit. Ndodhet nën një survejim të rreptë.
Ardalan largohet nga Irani, në shtator të vitit 2009, e ftuar nga revista femërore suedeze Bang, ku ajo u vlerësua me Cmimin Olaf Palme! Por nëse ajo kthehet në Iran, persekutimi ndaj saj do të rifillojë.
Tran Thanh Thuy Khai, një romanciere vietnameze, poete, eseiste dhe botuese në fshehtësi e revistës disidente “Atdheu”, ka qënë nën survejim të rreptë, kërcënim të vazhdueshëm që prej shtatorit të vitit 2006, duke botuar shkrimet e saj on line, - internet. Aktulisht ajo po vuan dënimin prej tre vjet e gjysëm, ndërsa bashkshorti I saj, A Tan Ba u dënua me dy vjet arrest shtëpijak, për “sulmin”, pavarësisht nga fakti se ata vetë ishin viktimat e sulmit.
Jas si shprehet shkrimtarja Nguyen Chi Thien, një ish –e burgosur:” Edhe pse në burg, unë e dija se shumë shkrimtarë në botë lexonin poezitë e mija dhe më mbështetnin. Kjo më jepte ngushëllim, inkurajim e frymëzim,. Nuk ndjehesha vetëm. Edhe kur isha e vetmuar në errësirën e qelisë, unë kisha forcë e guxim, për të përballuar brutalitetin e tiranisë psikollogjike, dhunës e torturave.”

Sot PEN International inkurajon dhe mbështet të gjithë anëtarët e saj, shkrimtaret e gazetaret femra kudo në botë, të ndjehen të lira të kontaktojnë nëpërmjet një letre apo një artikulli në gazetat lokale, median e shkruar e vizive, për të denoncuar dhunën verbale, fizike, persekutimin e tyre, ndaj fjalës së lirë, vetshprehjes e mendimit të lirë, për të ndërkombëtarizuar në emër e në mbrojtje të grave shkrimtare kudo në botë.

Raimonda Moisiu
Hartford CT USA.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi