Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nata e Shën Shpirtit.....poezi nga Raimonda Moisiu-GEZUAR SHEN VALENTININ!-Percillni mesazh PAQE< MIRESIE E DASHURI NJEREZORE

Shko poshtë

Nata e Shën Shpirtit.....poezi nga Raimonda Moisiu-GEZUAR SHEN VALENTININ!-Percillni mesazh PAQE< MIRESIE E DASHURI NJEREZORE Empty Nata e Shën Shpirtit.....poezi nga Raimonda Moisiu-GEZUAR SHEN VALENTININ!-Percillni mesazh PAQE< MIRESIE E DASHURI NJEREZORE

Mesazh nga Agim Gashi Sun Feb 13, 2011 10:11 pm

Nata e Shën Shpirtit.....poezi nga Raimonda Moisiu-GEZUAR SHEN VALENTININ!-Percillni mesazh PAQE< MIRESIE E DASHURI NJEREZORE 41529_1208896826_7270261_n

Nata e Shën Shpirtit.....poezi nga Raimonda Moisiu-GEZUAR SHEN VALENTININ!-Percillni mesazh PAQE< MIRESIE E DASHURI NJEREZORE

Nata e Shën Shpirtit...
Mezi pres natën e Shën Valentinit,
atë natë që ka aq orë, sa netët e shkurtit,
por unë dëshiroj të mos mbarojë kurrë,
duke harruar edhe lindjen e diellit!
Atë,
natën e Shën Valentinit,
të vetmen natë në netët e mia,
natën e Shën Shpirtit tim.
Unë dua të më mbërthejnë prangat e ledhatimeve,
dhe përskuqja e puthjeve të nxehta,
si trëndafilat e Shën Valentinit.
Mezi pres agoninë e puthjeve,
të magjepsura nga nxehtësia e tyre,
të shkrijnë acarin e shkurtit.
Mezi pres të marrësh peng përhumbjen e syve të mi,
ndriçimin e tyre të qeltë e të gjelbër,
si blerimi në pranverë,
t’i japë dritë errësirës.
Të zbukurojmë bardhësinë e çarçafëve,
me aromën e kurorës së shpërthimit
t’u japë frymë trëndafilave të ndezur,
në kopshtin tim.
Jashtë bien qeparisët e flokëve të borës,
si nostalgjia e syve të qelqtë,
atë pranverë të parë, teksa çelje lulet e përgjumura,
në livadhin e mermertë si bora.
Mezi pres të ngrohim me frymën e ofshamave,
qeparisët dhe<
t’i tretim në shtratin e virgjër të dëshirave,
kur hëna zbret në dritare e na shikon.
Mezi pres strehën e hajthshme të duarve tënde
në mashtrimin e brishtë të trëndafilave të bardhë,
që lulëzojnë në zjarrminë dehëse,
nën hutimin e diellit të mëngjesit,
nën fëshfëritjen e gjetheve ledhatuese,
që unë i dua kaq shumë,
jo vetëm në një natë me Shën Valentin,
edhe për natën e Shën Shpirtit....

Raimonda Moisiu
Hartford CT USA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi