Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci: Kosova ekonomikisht kurrë nuk ka qenë më keq se sot

Shko poshtë

Daci: Kosova ekonomikisht kurrë nuk ka qenë më keq se sot Empty Daci: Kosova ekonomikisht kurrë nuk ka qenë më keq se sot

Mesazh nga Agim Gashi Mon Nov 15, 2010 6:03 pm

Daci: Kosova ekonomikisht kurrë nuk ka qenë më keq se sot

Daci: Kosova ekonomikisht kurrë nuk ka qenë më keq se sot NEXHAT-DACI
U themelua Dega e LDD-së në Podujevë

Podujevë - Lidhja Demokratike e Dardanisë themeloi sot degën e vet në Podujevë dhe me këtë rast kryetari i LDD akademik Nexhat Daci tha se pas këtyre zgjedhjeve nacionale Llapi do të jetë pjesa qendrore e Dardanisë. “LDD dhe Daci do ta ndryshojnë plotësisht gjendjen ekonomike, të sigurisë, shëndetësisë dhe programeve sociale”, tha me këtë rast Daci, bën të ditur zyra për informim e LDD-së. “Prej Prishtinës deri këtu nuk pash asgjë që pushteti ose shtetit i Kosovës ka bërë për Llapin. Në tri vite të pavarësisë së Kosovës, në të cilat Llapi ka participuar fuqishëm, nga ana e Qeverisë së Kosovës nuk është bërë asgjë për këtë regjion”, tha lideri i LDD-së. Ai tha se prej zgjedhjeve nacionale LDD-ja do të merr përgjegjësinë për zhvillimin e Llapit dhe se do të sigurojë ndryshime të plota edhe në Llap. “Kurrë Kosova në pikëpamje ekonomike nuk ka qenë më keq se sot. A mund të imagjinohet që para 20 e sa vitesh Kosova e ka siguruar bukën, ushqimin e vet, ndërsa në tri vite në pavarësi Kosova është në bazë të vlerësimeve të Bankës Botërore, FMN-së dhe institucioneve tjera relevante ndërkombëtare në gjendje të rëndë ekonomike. Gati gjysma e popullatës është në rrezik të përditshëm për kafshatë goje, ndërsa shteti nuk ka ligj për pensionet, sigurimet shëndetësore, sigurimin e jetës dhe të gjitha këto nuk e kanë shqetësuar një qeverisje, një koalicion, i cili mos dashtë Zoti që të përsëritet dhe ti projektohet Kosovës në 100 vitet e ardhshme”. Kryetari Daci theksoi se Kosova as 8 për qind nuk e mbulon importin me eksporte, ndërsa eksportohen vetëm hekurishtet e Kosovës. “Vendi ynë ka pas një traditë të shkëlqyeshme në ekonomi, ishte eksportues i rrymës elektrike, edhe Greqia e Evroa ka importuar nga Kosova rrymë, një pjesë e ekonomisë së Malit të Zi ka ekzistuar në bazë të rrymës së Kosovës. Rrymë nga Kosova kanë importuar edhe Shqipëria edhe Maqedonia. Kosova ka qenë eksportuesi më i madh në Evropë i metaleve fisnike. Ku është sot Trepça, në çfarë gjendje është ekonomia e Kosovës. 40 përqind në Kosovë është ekonomi joformale, ku iu ikën të gjitha obligimeve ligjore”, tha akad. Daci. Ai vlerësoi se është ora 12,05 dhe se populli në Kosovë duhet t’i hap sytë dhe të mos lejojë që t’i vidhet shpirti për dhjetë euro duke e shitur votën e vet. “Vota duhet t’i jepet atij që i beson, atij që me asgjë nuk e ka përlyer Kosovën dhe t’i kemi njerëzit me të cilët mund të krenohet Kosova”.

Në Kuvendin Themelues të Degës Kryetar u zgjodh Aza Shabani, nënkryetar Blerim Zhegrova dhe Bahri Jashari, ndërsa sekretare e degës Nesibe Zejnullahu. / Bota sot
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi