Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pse Shqipëri Natyrale e jo Shqipëri Etnike?

Shko poshtë

Pse Shqipëri Natyrale e jo Shqipëri Etnike? Empty Pse Shqipëri Natyrale e jo Shqipëri Etnike?

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 17, 2010 4:51 pm

Pse Shqipëri Natyrale e jo Shqipëri Etnike?

Pse Shqipëri Natyrale e jo Shqipëri Etnike? U1_2
BEQIR SINA, New York

Flet Prof. Dr. Agron Fico, N/Kryetar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve - Nju Jork,

Pse Shqipëri Natyrale e jo Shqipëri Etnike? Intervistaa_17

Professor Agron Fico është specialisti i parë shqiptar, që ka punuar për 4 vjet me radhë në Universitetin e Gjuhëve të Huaja të Pekinit, prej vitit 1962 deri në 1966.. Profesori shkoi atëhere në Pekin në themelimin e katedrës së gjuhës shqipe. Ai punoi me pasion dhe krijimtari për mbarëvajtjen e katedrës dhe për përvetësimin e gjuhës shqipe nga studentët kinezë deri në diplomimin e tyre.

Bota Sot : Profesor Fico, në Tiranë një muaj më parë u mbajt Kuvendi për shpalljen e Platformës për "Shqipëri Natyrale", lind pyetja pse Shqipëri Natyrale e jo Shqipëri Etnike?

A. Fico: Është ende shpejt të jepet një mendim për platformën e kuvendit që u mbajt më 30 tetor në Tiranë, por është jo “e natyrshme” që koncepti tashmë mbarëshqiptar dhe thelbësor “Shqipëria etnike” të zëvendësohet me “Shqipëria natyrale”. Kjo nuk është thjesht një çështje gjuhësore terminologjike, por është çështje konceptesh me përmbajtje të ndryshme. Koncepti “Shqipëria Etnike” ka një përdorim aktiv qysh pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe është përdorur në të gjitha memorandumet, tubimet atdhetare për të shprehur kërkesat e ligjshme të kombit shqiptar.
Profesor Ahmet Gashi, gjeograf i njohur atdhetar, hartuesi i hartës së Shqipërisë etnike, jep një përkufizim magjepsës:
“Shqipëria Etnike, shprehja më lakonike dhe më e bukur e idealit më të lartë të çdo shqiptari të denjë për këtë emër fisnik, (nënvizimi A. Fico) është Shqipëria e vërtetë me kufijtë e saj të drejtë, e cila përmbledh në gjirin e saj të gjithë shqiptarët”. (Revista “Dituria”, Botim i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe Arteve”, Nr. 8, 2008, f.83). Koncepti “Shqipëri etnike” ngërthen mjaft elemente si, ato gjuhësorë, kulturorë, historikë, gjeografikë, të traditës dhe të etnosit shqiptar.

Bota Sot : Mbreti i shqiptarëve Zogu i Parë hodhi idenë i pari për një Shqipëri Etnike, 55 vjet të regjimit komunistë u la në harresë, sakaq tani u "deformua" në "Shqipëri natyrale". Pse?

A. Fico: Ministri i jashtëm i mbretërisë shqiptare, shtetari dhe diplomati i dimensioneve europiane, Rauf Fico, kishte shprehur disa herë publikisht mendimin: “Dhashtë Zoti, me flamurin kombëtar në krye, të marrim edhe Kosovën edhe Çamërinë”.
Në periudhën gati 50-vjeçare në Shqipëri jo vetëm nuk flitej për çështjet e Shqipërisë etnike, por ky qëndrim justifikohej edhe me dogmën leniniste se, “çështja nacionale duhet t’i nënshtrohet asaj internacionale”. Tashmë dihen pasojat e mbrapshta të kësaj politike dhe të këtij qëndrimi të pavend. Natyrisht, edhe po të mbahen parasysh rrethanat dhe pozita gjeo-politike e Shqipërisë në atë hark kohor, braktisja e programeve të kësaj çështjeje madhore ishte e gabuar edhe e dëmshme.
Dënimi dhe shfuqizimi i vendimeve të mbledhjes së Mukjes, nga Enver Hoxha, i këshilluar edhe nga Miladin Popoviçi, përfaqësuesi jugosllav pranë PKSh, ishte një goditje e rëndë për bashkimin e të gjithë forcave kombëtare në luftën kundër pushtuesit fashist, por edhe për perspektivën e zgjidhjes së çështjes kombëtare, të Shqipërisë etnike. Meriton të vihet në dukje se as partitë e tjera si Balli Kombëtar me Mitat Frashërin në krye, që mendoj se ishte arkitekt i programit të Shqipërisë etnike, as legalistët e as parti të tjera, me programet e tyre nuk shkuan dot më tej se shpallja e kërkesës për Shqipërinë etnike. Ç'ka nuk e realizuan dotë atë ......! mbasi edhe rrethanat politike nuk ishin ndonjëherë më të përshtatshme se sa tani. Vetëm vendosja e pluralizmit dhe sistemit demokratik në Shqipëri pas 1990-ës, shpallja e Shtetit të pavarur të Kosovës më 17 shkurt 2008, pranimi i Shqipërisë në NATO si edhe ndryshime të tjera të favorshme të pozitës gjeo-politke të kombit shqiptar, kanë hapur udhën e mbarë të trajtimit edhe të kërkesës për bashkimin e trojeve shqiptare, për krijimin e Shqipërisë etnike. “Duhet nënvizuar fakti se është krijuar një pozitë gjeo-politike e favorshme për zgjidhjen dhe krijimin e Shqipërisë Etnike.
Së pari, vetë shqiptarët kanë ndrequr gabimin gjeo-politik kryesor, mungesën e miqve të vërtetë. Te Shtetet e Bashkuara të Amerikës shqiptarët kanë gjetur aleatin, përkrahësin e fuqishëm dhe modelin e rendit demokratik. Së dyti, vetë Europa ka ndyshuar pas Luftës së Dytë Botërore dhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë midis dy blloqeve. Krijimi i Bashkimit Europian mbi bazën e parimeve të demokracisë dhe respektimit të të drejtave të kombeve dhe popujve, me respektimin e të drejtave të njeriut, etj. ka kapërcyer qëndrimet e njohura antishqiptare të Fuqive të Mëdha.
Së treti, nga radha, por jo nga rëndësia, pranimi si anëtare me të drejta të plota i Shqipërisë në NATO më 1prill 2009, merr një rëndësi historike në përpjekjet e shqiptarëve për të realizuar ëndrrën dhe dëshirën për bashkimin e trojeve shqiptare, krijimin e Shqipërisë etnike.” (A. Fico: “Rilindja e Shqipërisë etnike”, 2009, f.40-41). Bashkëpunimi i ngushtë midis Shqipërisë dhe Kosovës, roli në rritje i bashkëpunimit me shqiptarët në Maqedoni dhe shqiptarët në Mal të Zi, kërkesa e organizuar dhe publike për zgjidhjen e çështjes çame etj. dëshmojnë se ka rilindur jo vetëm ideja e Shqipërisë etnike, por edhe vetë realiteti i saj.

Bota Sot : Kur flasim për kontributin e Diasporës shqiptare në ShBA mund të përmendim edhe rëndësinë e veprimtarisë së Vatrës në dobi të çështjes shqiptare, të cilën e ka shprehur më mirë se kushdo një ndër armiqtë më të mëdhenj të Shqipërisë, Kryeministri i atëhershëm grek Venizellos, kur deklaronte se Vatra ma hoqi nga dora Vorio Epirin!

A. Fico: Madje do t’i shtoja pyetjes suaj edhe deklaratën në gjyqin e Hagës të Millosheviçit, këtij kasapi të Ballkanit dhe të shqiptarëve se, kongresmeni Di Gouardi që mbështeste shqiptarët e Amerikës e shkatërroi Jugollavinë.
Por më duket se kontributet e komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhen parë e duhen gjykuar jo thjesht nga këto pohime të hidhura të këtyre kryearmiqve të kombit shqiptar, por duhen parë nga një vizion tepër më i gjerë dhe në një hark mbi një-shekullor. Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qenë dhe është një faktor i fuqishëm, një faktor kompleks politik, kulturor, ekonomik, diplomatik, etj. dhe mbi të gjitha ura e sigurt e afrimit, e bashkëpunimit, e miqësisë së kombit shqiptar me Amerikën demokratike dhe të fuqishme. Siç e përmendët edhe ju, zoti gazetar, është merita historike e pamasë e Fan Nolit, që krijoi Vatrën, atë organizatë panshqiptare, që mbarti një mison të pazëvendësueshëm atdhetar vendimtar. Përpjekjet e “Vatrës” me Nolin e madh në krye, siguruan antarësimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, në një çast delikat kombëtar, kur fqinjët tanë si Greqia, Serbia, Mali i Zi dhe Italia, kishin planifikuar zhdukjen edhe të asaj Shqipërie që kishte mbetur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër më 1913. Diaspora shqiptare, pas Luftës së Dytë Botërore, mbështeti një lëvizje demokratike për shembjen e regjimit komunist në Shqipëri; Diaspora shqiptare fuqizoi kërkesën e Shqipërisë për pranim në NATO. Shkatërrimi i makinës ushtarake të Serbisë nga forcat e NATO-s me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në krye, shpallja e Kosovës shtet i pavarur demokratik më 17 shkurt 2008, është vepër edhe e kësaj diasporë. Ndihmesat në fushën e dijes dhe kulturës si dhe arritje të tjera në Diasporë kanë pasur ndikime të mbara për fatin e kombit shqiptar.
Nga këto ndihmesa madhore dhe nga kjo përvojë e pasur demokratike buron edhe kërkesa e natyrshme dhe morale, e drejta që Diaspora të thirrej dhe t’i dëgjohej mendimi dhe fjala në kuvendin për Shqipërinë etnike, mbajtur në Tiranë më 30 tetor të këtij viti.

Bota Sot : Pse në Tiranë në kuvendin për shpalljen e Platformës për "Shqipëri Natyrale" sipas tyre organizatorët "harruan" Diasporën shqiptare të Amerikës?

A. Fico: Në librin “Diaspora e rilindur” (botuar më 2006), por edhe më vonë dhe herë-pas-here, kam shkruar ese ose artikuj për Diasporën si, “Diaspora e harruar” , “Diaspora nuk është njerkë”, ose edhe një bisedë televizive te “Vizion Plus” me temë “Diaspora është dhuratë perëndie për kombin shqiptar”. Pra, siç e shihni jam marrë shpesh dhe e kam trajtuar gjerësisht këtë temë.

Marrëdhëniet e Diasporës me Republikën e Shqipërisë, me Republikën e Kosovës dhe me shqiptarët në Maqedoni, në Mal të Zi, etj. janë historike dhe bashkëkohore, që mund të zhvillohen për mirë vetëm kur bashkëpunohet, kur dëgjohet me vëmendje dhe respekt mendimi i njërës palë dhe tjetrës. Ky bashkëpunim duhet të drejtohet nga mendimi intelektual, që fatkeqësisht është i paktë dhe i dobët. Madje kam theksuar se këto marrëdhënie, që të jenë të mbara dhe të qëndrueshme, duhet të jenë institucionale, duke u ligjëruar edhe në Kushtetutat demokratike të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi