Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo sjell:Poezi nga Mimoza Nebiaj

Shko poshtë

Jorgo Telo sjell:Poezi nga Mimoza Nebiaj Empty Jorgo Telo sjell:Poezi nga Mimoza Nebiaj

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 18, 2010 3:10 pm



Jorgo Telo sjell:Poezi nga Mimoza Nebiaj 49858_1630998071_301722_n

Jorgo Telo sjell:Poezi nga Mimoza Nebihaj



Para disa ditesh me erdhi nje zarf nga Mimoza Nebiaj nga fshati Valare, e cila e di qe nga dale me nje vellim poetik. Aktualisht me shkruan se eshte mjaft rende ekonomikisht si vejushe me dy femije te papune.Librin poetik e ka botuar te shtepia botuese "Marin Barleti" - Tirane gjate ketij viti

Me kerkesaen e saj po hedh poezine qe me dergoi per ta hedhur ne facebook te internetit per publikim:

Urojme qe ndokush qe e lexon te mund te komentoje rreth shqetesimit te kesaj vejushe.





Mimoza Nebiaj:MUNDOHEM

Mundohem të mbijetoj sadopak

në këtë botë të hidhur – farmak.

Mundohem të mbijetoj mes skamjes

mes urisë së egër vrastare…

Mundohem, por nuk mundem

Dhe pyes veten:

Pse është i hidhur realiteti?

Pse ngushëllim

brenda tij njeriu

dot nuk gjeti?

Mundohem të mbaj fëmijët… po me se?

Ti, o shtet në udhëkryq më le…

Fëmijët e mi shpirtngrirë

përditë e më tepër

e ndiejnë urinë.

Mundohem e mundohem,

por ndiej peshën

e poemës së Migjenit mbi shpinë.

Sot po ha njeriu – njerinë.

Si nuk vë dor askush

në këtë pjesë të shoqërisë?!

Po më gjan edhe dita

si nata e zezë pis…

Fëmijët shtrijnë duart ndaj nënës

e të hanë kërkojnë.

Askush nuk ua vë veshin

e në sy më shikojnë.

Mundohem me shpresë t’i mba

e në zyrat e pushtetit trokas;

Njësoj sikur me vetveten flas..

Prej askujt nuk marr ndonjë përgjigje

e sërish në vetminë time

mbështillem e dridhem.

Së paku trokiti shteti

për të parë matësin elektrik.

Pa më dhënë rogën,

kërkonte lekët pikë për pikë.

U thashë: Kini apo s’kini shpirt?

Edhe shpirtin

do ma merrini ndonjë ditë?

A e dini që si fukareshë

kërkoj ndihmë nga shteti

O Zot, sa do vuaj

O Zot., eh. ç’më gjeti!

Jorgo Telo sjell:Poezi nga Mimoza Nebiaj 73965_1568357582124_1630998071_1295715_4044631_n
MIMOZA NEBIAJ

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi