Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Jorgo Telo sjell shkrimin e Spiro Dedes:KOÇO STERJO I GËZOHET NATYRSHËM LIBRIT TË PARË POETIK

Shko poshtë

Jorgo Telo sjell shkrimin e Spiro Dedes:KOÇO STERJO I GËZOHET NATYRSHËM LIBRIT TË PARË POETIK Empty Jorgo Telo sjell shkrimin e Spiro Dedes:KOÇO STERJO I GËZOHET NATYRSHËM LIBRIT TË PARË POETIK

Mesazh nga Agim Gashi Sat May 28, 2011 9:12 pm

Jorgo Telo sjell shkrimin e Spiro Dedes:KOÇO STERJO I GËZOHET NATYRSHËM LIBRIT TË PARË POETIK 161505_1630998071_1359506_n
Jorgo Telo sjell shkrimin e Spiro Dedes:KOÇO STERJO I GËZOHET NATYRSHËM LIBRIT TË PARË POETIK
(Lajm letrar)
Sot më erdhi nga Tirana libri me poezi “HARK NË DY KOHË” i ish nxënësit tim, mikut e kolegut Koço Sterjo, një libër i veçantë, si përmbledhje e një krijimtarie, që nuk kish mundur të dilte në pah më parë e priste vetëm rastin më të volitshëm të shpërthente.
Nuk kam ngasje të shtjelloj e të bëj ndonjë analitikë për tërësinë e vlerat e këtij vëllimi i bindur se shumëçka e ka qindisur me merak botuesi Spiro Dede. Po shkëpus disa paragrafë nga parathënia e librit e këto shpresoj të krijojnë idenë e vlerave të poezisë së Koçi Sterios, i cili që me librin e parë hyn serbes e dinjitoz të aradhën e poetëve shqitarë. Libri është i ndërtuar në 5 kapituj e ka 195 faqe.

Nga parathënia:
“Në prezantim të një Harku Poetik”

Këto fjalë në përshëndetje të librit të parë poetik të Koço Sterjos duheshin thënë të paktën 25 vjet më parë. Por lidhjeve të tij të kahershme me poezinë, do t’u shkonte për shtat vargu i këngës së famshme; ‘U desh’ e njeri s’na diti…”, sepse emrin e tij në ato vite nuk e hasëm në as ndonjë libër, as në shtypin letrar të kohës. Madje në ato vite të pakët duhet të kenë qenë edhe ata që e dinin se pas natyrës meditative, timiditetit dhe vetpërmbajtjes së admirueshme të atij djaloshi, specialist i lartë e mësues mes maleve të Zagorisë, fshihejn e gëlonte një shpirt i ndjeshëm krijues e kërkues. Me një impuls të brendshëm ngjizur që nga fëmijëria, djaloshi i ri zhbironte sy e veshë në të përditshmen, qëmtonte me mprehtësi dhe vërtiste në buzë e në mendje gjithfarë tema, ritme e motive, buzëqeshte ose përlotej sipas thelbit të tyre, por gjithmonë në heshtje, në mëvetësi, pa u dukur, pa u shfaqur, ose duke u shfaqur deri në kufijtë e vendlindjes së tij dhe të Fakultetit, dy njësi këto për të cilat nuk ishte i panjohur.
U desh të kapërcente kontinentet, të vendosej në SHBA, që Koço Sterjo të zgjonte pasionin e fjetur, të zbulonte anën e tij të fshehtë, të brendëshme,atë anë që njëqind e një arsye, (shumica tani tingëllojnë absurd), një zot e di se si kishte mundur ta mbante brenda nën frërë për mbi dy dekada e ca.
Vështirë e kam të them se pse ndodhi kështu për vetë K. Sterjon, ashtu siç e kam vështirë të kuptoj se si kjo anë, më e bukura e tij, nuk u ra në sy, për t’iu bërë mbështetje e nxitje penave të tjera, që jetonin e krijonin në ato vise. Ndoshta në këtë mbyllje në vetvete kishin ndikimin e tyre malet e larta që rrethonin krahinën…Ndoshta fajin për këtë e kishte vetë Zagoria. Atje të gjithë, kush më shumë e kush më pak, e ngjyejnë bukën në poezi.
Janë përfshirë në këtë vëllim një tufë e tërë poezish që dallohen lehtë se u takojnë viteve të hershme, një tjetër kohe, një tjetër mentaliteti. K. Sterjo nuk i përzgjodhi e solli këtu thjeshtë si lule herbariumi e si kujtim i viteve të rinisë së hershme. Në thelb ato veç vulës së kohës kur janë shkruar, mbartin freskinë, mesazhin dhe vlerat e përhershme, që ngrihen e përcjell poezia e kultivuar…
Motiveve të Zagorisë, një cikël i tërë i këtij vëllimi, nga më të bukurit e më të ndjerët, plot dritë e mirësi, vështirë të kuptosh se ku e kanë fillesën e kur u hodhën në letër. Më tepër ka të ngjarë që autori u rrit me to…
Shumëkush qeshte e engledisej me poezitë e bejtet e KTHS-së (Kiço Spirit) e më vonë poetin me të thënat e bëmat e tij “jashtë standardit”; kurse me Koço Sterjon ndodhte ndryshe. Ai e njihte nga afër dhe e adhuronte KTHS-në. Tronditej nga forca e spontaniteti i temave e vargjeve të tij, me guximin, thuajse të krisur, për t’i thënë gjërat ndryshe e për t’u kënduar me gjithë shpirt e me zë të lartë dashurisë, të vërtetës dhe lirisë, virtyteve, por edhe veseve, forcës dhe dobësive njerëzore…
Balada për KTHS-në ishte vetëm trokitja e parë. Pas saj një tufë e tërë poezish e poemash me tematikë e motive nga Zagoria, njëra më mbresëlënëse se tjetra.. Detaji, e veçanta, spontania, ishin ndër ato dukuri që u jepnin ngjyrim e freski këtyre krijimeve. K. Sterjo luan me detajin si luhet me fluturat e me xixëllonjat.
Një tufë e tërë vjershash dërguar pak më pas për Korçën e Gjirokastrën, për Leskovikun, Plasën e Barmashin, për Dibrën, Sarandën, Përmetin, për vitet e rinisë e të burrërisë së tij dëshmojnë se gjeografia e poezisë së tij përfshin krejt Shqipërinë, madje edhe Amerikën. Akoma më shumë dimensionale tematika. Objekt e subjekt i temave të tij janë edhe Dilejtë e Sheperit edhe Blloshmët e Librazhdit, dëshmnorë të Luftës e ish të dënuar politikë si dhe fshatarët e thjeshtë, politikanët e të gjitha kallëpeve, madje edhe Maro Sholloja e nënë Neroja dhe Helena e Trojeve të mia apo Foto Puleshi me takëmin e ish pleqve të Hoshtevës si dhe Obama me të tijtë në Amerikë, pa u lënë mënjanë edhe lirizmi e dashuria, brengat e tragjedia…
I gjithë vëllimi ngjan kësisoj si një novelë, ku përmes njohjes dhe ndijimeve të përjetuara në vite përvijohet një galeri ngjarjesh e personazhesh të gjallë e të vdekur, të luftës e të punës. Duke i ngjitur ata në piedestal, autori u bën homazh vlerave të tilla madhore si heroizmi, trimëria, ndershmëria, puna –vlera këto që që jo vetëm çojnë shoqërinë përpara, por edhe qëndrojnë e duhet të qëndrojnë në tabanin e letërsisë.
Ndoshta kjo ngjajshmëri me novëlën e ka bërë autorin që vende – vende të thyejë dhe metrin e poezisë, e cila në tërësinë e saj është një poezi plot lëng jetësor, ritëm e rimë, figuracion e freski.
Ky është libri që po marrin në duar. Të tjjerat, ato që të pikojnë në zemër e të përshkëndijojnë mendjen, do t’i gjeni në tekstet. Dhe do të më vijë mirë nëse, kur ta kini lexuar këtë përmbledhje poetike, të ndjeni se këto fjalë të mira në përcjellje, nuk më dalin thjeshtë nga marazi që nuk i shkrova dot 20 a 25 vjet më parë dhe as nga detyrimi njerëzor për të thënë ca fjalë të mira për një krijues të ri. Vetë është sa i ri aq dhe i vjetër. Flet nga të gjitha moshat., duke e lidhur gjithçka me një hark të ylbertë. Ky duhet parë jo thjeshtë si hark që lidh dy kohë të ndryshme, por këmbët e këtij harku duhen parë edhe në njëkëndvështrim tjetër, si - Atdheu e dashuria, - sikur të jenë vazhdim i ciklit me të njëjtin emër të A.Z. Çajupit.
Është harku që lidh kohët, njerëzit, kontinentet, traditën dhe bashkëkohoren, të shkuarën me të sotmen, vetiaken me të përgjithshmen, të vdekurit me të gjallët, Zagorinë me Shqipërinë, Shqipërinë me Gjithësinë. Është ai hark i ylbertë, që, në mos nga sipër, nga poshtë e mespërmes mund ta kapërcejmë dhe ia vlen ta kapërcejmë…

Spiro Dede,
prill 2011
Jorgo Telo sjell shkrimin e Spiro Dedes:KOÇO STERJO I GËZOHET NATYRSHËM LIBRIT TË PARË POETIK 255717_1873652454305_1630998071_1790949_5781689_n
BALLINA E LIBRIT


Jorgo Telo sjell shkrimin e Spiro Dedes:KOÇO STERJO I GËZOHET NATYRSHËM LIBRIT TË PARË POETIK 247360_1873655814389_1630998071_1790951_4628037_n
PASKOPERTINA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi