Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Për arsyet objektive të “heshtjes” sime do të flas një ditë…

Shko poshtë

Për arsyet objektive të “heshtjes” sime do të flas një ditë… Empty Për arsyet objektive të “heshtjes” sime do të flas një ditë…

Mesazh nga Agim Gashi Sat Nov 20, 2010 8:30 pm


Për arsyet objektive të “heshtjes” sime do të flas një ditë…


Për arsyet objektive të “heshtjes” sime do të flas një ditë… Rugova_21
Intervistoi: Mikel Gojani
Intervistë me Anton Kolajn, aktivist i LDK-së në diasporë


„Bota sot“: Z. Kolaj, ju keni qene ne vitet e nenetdhjeta njeri nga bashkpunetoret me te afert te dr. Ibrahim Rugovës,pastaj themelues i Deges se LDK-s ne Kline dhe me vone nenkryetar i LDK-së. Si e kujtoni atë kohë?

A. Kolaj: Unë kam pasur privilegjin që të jem njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të Dr. Ibrahim Rugovës. Në Kuvendin e Parë të LDK-së u zgjodha nënkryetar i këtij subjekti. Në ato vite, siç dihet, LDK-ja ishte forca kryesore kohezive dhe vepruese në Kosovë. Ndikimi LDK-së ishte shumë i madh edhe në gjithë hapësirën shqiptare. Në LDK, ishin angazhuar dhe vepronin te gjitha shtresat e shoqërisë: intelektualë, punëtorë, studentë, fshatarë etj. LDK-ja, në ato vite arriti së bashku edhe me subjektet tjera shqiptare ta legalizojë luftën për liri dhe pavarësi. Deklarata e Pavarësisë (2 Korrik 1990), shpallja e Kosoves Republikë dhe miratimi i Kushtetutës së saj (7 Shtator1990), Referendumi popullor për pavarësinë e Kosovës (fundi i shtatorit 1991), pastaj zgjedhjet e para shumpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet presidenciale në Republikën e Kosovës (24 maj 1992), janë bazamenti i ndërtimit të Kosovës së Re.

LDK, vuri themelet e shtetësisë së Kosovës. Në planin ndërkombëtar bëri një prezantim shumë të fortë, sa që Kosova ngadalë, por sigurt u bë çështje e të gjitha kancelarive diplomatike europiane dhe të SHBA-ve. Gjithësesi figura e Presidentit Rugova, si dhe subjekti që ai i printe, pra LDK-ja, tregonte një qasje të re në angazhimet për liri, demokraci dhe pavarësi.

Insistimi dhe këmbëngulësia e Dr. Ibrahim Rugovës se Kosova është pjese e Europës demokratike, mesazhet e përsëritura për miqësi me SHBA-të, qendrimi shumë tolerant ndaj atyre që mendojnë ndryshe, demokratizimi i brendshëm, koordinimi me forcat politike të shqiptarëve në të gjitha hapësirat shqiptare në ish-Jugosllavi, bashkëpunimi me Shqipërinë etj., kishin marrë rrugën e vet dhe po bëheshin përditshmëri.

Sot, ndoshta, gjeneratave të reja, kjo i duket si diç e vetëkuptueshme, por për ato vite këto ishin sfida të mëdha dhe të përcjella me shumë rreziqe dhe sakrifica. LDK- nuk bënte politikë pasive, siç dëshirojnë disa ta paraqesin. Ajo ishte shumë aktive dhe përbënte forcën kryesore të veprimit politik dhe shoqëror. Tani nuk është e tepërt të thuhet se LDK-ja ishte nismëtarja dhe implementuesja e shtetësisë së Kosovës.

Për derisa në LDK frymon rugovizmi, unë ndjehem mirë në këtë subjekt, me, ose pa funksione. Ne duhet vazhdimisht të punojme që kjo frymë të mos shuhet dhe të mbetem kokurrues karshi forcave dhe ideve tjera. Fryma rugoviane është perspektiva më e ndritshme për popullin shqiptar përgjithësisht. Rugova ka pasur VIZION dhe ne këto vizione duhet t’i bëjmë realitet. Prandaj, i bëj thirrje gjeneratës së re që edhe më shumë të kyçen në rrjethat politike, në këtë rast të kyçen në LDK, që ne të ndërtojmë një shoqëri vërtet demokratike, të zhvilluar ekonomikisht, pa korrupsion, ku do të mbretërojë ligji dhe shteti i së drejtës.

„Bota sot“: Cilat janë arsyejet që për një kohë keni qenë i “pasivizuar”, përkatësisht keni qenë i pa kyçur në jetën politike, edhe brenda LDK-së?

A. Kolaj: Arsyet janë objektive dhe subjektive. Për arsyet objektive unë do të flas një ditë.

Në fakt, unë për nga natyra nuk mundem të rri pasiv. Ndoshta, intensiteti i angazhimeve të mia është ndikuar nga rrethanat nëpër të cilat kam kaluar dhe duke qenë jashtë vendit, nuk jam dukur shumë në Kosovë. Por, ja, tani po i ofrohem elektoratit kosovar në këto zgjedhje për të dhënë kontributin tim si kandidat i LDK-s për deputet në Parlamentin e Kosovës.

„Bota sot“: Kohëve të fundit vëreheni se i jeni kthyer angazhimit tuaj në politikë, përkatësisht në partinë e Dr. I. Rugovën, çfarë do të thotë për ju që pas një kohe relativisht disavjeçare, të angazhohi në politikë, përkatësisht në LDK, në shtëpinë që bashkë me dr. I. Rugovën dhe intelektualë të tjerë ndërtuat?

A. Kolaj: Është një sfidë, por edhe një kënaqësi për mua. LDK-ja është subjekti ku unë prej themelimit të saj kam milituar. Dëshiroj që me kontributin tim të ndihmoj që LDK-së t’i kthehet nami. Jemi në rrugë të mirë për të arritur këtë. Ne jemi një parti serioze me potenciale të mëdha kadrovike dhe koncepte shumë atraktive për zhvillimin e shtetit dhe shoqërisë.

“Bota sot”: Ju jetoni dhe veproni në Gjermani, Dega e LDK-së në Gjermani ju ka caktuar delegat të Kuvendit të VII të LDK-së, si i vlerësoni ecuritë e Kuvendit të fundit të LDK-së?

A. Kolaj: Po, unë punoj si pedagog në një institut në Gjermai që nga viti 1998. Aty kam pasur rastin të bie në kontakt me njohuri të reja profesionale dhe me një metodologji të re pune.

Sa për Kuvendin e VII-të të LDK-së, do të kisha dëshiruar ta kem një incizim dhe atë t’ua shpërndaj edhe subjektve tjera politike. Demokracia dhe procedura demokratike nuk është vetëm fjalë, retorikë. Ajo duhet të implementohet. Dikush mund ta mbajë këtë fjalë tërë ditën në gojë, por çështja është që ajo të shihet dhe të preket, të implementohet. Le të më lejohet të ilustroj me rrëfimin për notin: vetëm kur njeriu hyn në ujë do të tregojë se a din apo jo të notojë. Disa priten dhe menduan se LDK- do të fundoset. Ajo nuk ndodhi dhe ecuria e këtij Kuvendi të VII-të tregoi qartë se ne LDK ka potencial menaxhues dhe kuadro të zot që dinë të realizojnë atë që premtojnë. Ky Kuvend, pra tregoi se LDK- din, don dhe mundet të jetë në ballë të proceseve shtetformuese.

„Bota sot“: Në përbërjen strukturore të organeve të LDK-së vërehet ka ndodhe një rikonfigurim i kuadrove, sa besoni që dr. I Mustafa ka arritur që, megjithatë, t’i bëjë disa reforma në brendinë kësaj partie?

A.Kolaj: Vetë fjala “reformë” ngërthen në vete një proces, një proces që çon kah ndryshimet. Ato janë të hap pas hapshme dhe të pandalshme. Me ka rënë të dëgjoj se po ecet ngadalë. Kjo duhet të kuptohet si dëshirë e anëtarësisë për të arritur caqet e synuara. Por, nganjëherë, ecjet e shpejta çojnë në revolucione dhe përmbysje. Unë jam kundër përmbysjeve. Reformat marrin kohë dhe nuk përfundojnë kurrë. Me këtë dua të them se LDK-ja vazhdimisht duhet të reformohet, pra të ecë me sfidat e kohës.

Besoj se zoti Isa Mustafa e ka vullnetin, dijen, përvojën dhe përkrahjen e anëtarsisë se LDK-së për të arritur këtë.

“Bota sot:” Midis kritikëve të LDK-së ka pasur edhe të atillë që kanë theksuar se LDK po shndërrohet në parti rajonale, çfarë mendoni Ju, a po rajonalizohet vërtetë skena politike në Kosovë?

A.Kolaj: Unë, sinqerisht, jam kundër kësaj ideje. Por, nëse i sheh emrat kjo demantohet vetvetiu. Ja për shembull, Klina e ka një anëtar të Kryesisë, Gjilani po ashtu, Peja etj.

„Bota sot:“ Ku e shihni LDK-në pas zgjedhjeve, në pozitë, apo opozitë?

A.Kolaj: Po ashtu, përgjigjen edhe rreth kësaj pyetjeje e ka dhënë Kryetari dr. Isa Mustafa. Unë angazhohem që LDK-ja ta zëjë vendin e pare dhe për këtë ftoi elektoratin që të votojë për LDK-në. Lista është shumë premtuese dhe njëri nga ata jam edhe unë me numër 74.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi