Hadi Feri: Pse nuk analizohet filozofia e Rugov(izmit)ës në mënyrë objektive?
Faqja 1 e 1

PSE NUK ANALIZOHET FILOZOFIA E RUGOV(IZMIT)ËS NË MËNYRË OBJEKTIVE?
Nga Hadi Feri
Ka shumë vite që disa të mitur(pa thonjëza) vjellin vrerë për goje e hunde kundër dr. Ibrahim Rugovës. Si duket,disa prej tyre edhe po pasurohen në kurriz të tij duke marrë honorare të majme duke shkruar kundër tij pa asnjë argument, pa asnjë a n a l i z ë të mirëfillt të filosofisë së Rugovës. Nganjëherë më bëhet sikur njerëzit,bashkëpunëtorët e tij sikur nuk e kanë guximin,apo e kanë ,por janë gjelozë ta thonë të vërtetën.
Unë nuk jam bashkëpunëtor i Rugovës,por isha e edhe jam rugovist,patjatër.Pastaj,asnjërit nuk na duhet mençuri e madhe për ta kuptuar filosofinë tij.
Që ta kuptoni aktivitetin e tij veprues që nga themilimi i LDK-s si parti që nga dhjetori i vitit 1989,sidomos gjatë dekadës së fundit të shekullit 20, mund të shërbeheni nga kjo shkëputje e një fragmenti të ditarit tim të cilin e kam shkruar në mars të vitit 1999,më sakt ,e shtunë 30 mars 1999.Po e citoj me cpy-paste:
“Qëllimi kryesor i LDK-s ishte shkëputja e Kosovës nga Jugosllavia, pra, PAVARËSIA e saj. Kjo parti, ta quajmë, u shndërrua në një lëvizje gjithëpopullore. Kjo lëvizje nisi të veprojë në dy drejtime:
Një, në internacionalizimin e problemit të Kosovës në arenën ndërkombëtarë në mënyrë institucionale, legale,dhe
Dy,rrebelimin e popullatës për organizimin i luftës së armatosur kundër okupatorit serb në mënyrë ilegale. E dyta bëhej në mënyrë të fshehur.Në këtë mënyrë objektivat e LDK-së( Lëvizjes) realizohen me plot sukses. Dhe, pas një pune shumë të madhe , të gjatë e të mundimshme, më në fund bota e kuptoi thelbin e problemit të Kosovës, e, në anën tjetër, rrebelimi i popullatës u kurorëzua me krijimin e UÇK-së, e cila fillon rezistencën e armatosur kundër pushtuesit serb. Këto fakte ia hapën rrugën forcava të NATO-s, dhe, ja, ajo tashti po vepron, siç po e sheh edhe ti vet. Tash,jam shumë i bindur se Milosheviqi do të gjunjëzohet shumë shpejtë. Kam besim tek Zoti se çështja e jonë do të zgjidhet ashtu sikurse dëshirojmë ne.",-mbarim citimi.
Këtë gjykim ia kam thënë djalit tim(atëherë) i cili interesohej dhe , natyrisht, dëshironte ta dijë qëllimin e rrugëtimit të Dr. Rugovës.
Çfarë i pata thënë djalit më 30 mars të vitit 1999?
Sigurisht se këtyre kalamajve do u bie të fiktë sapo ta lexojnë përgjigjen time.
-Biro, Rugova është inicuesi,nxitësi dhe THEMELUESI i U Ç K-s.
E tashti, edhe këtyre të “miturve” po ua citoj të njëjtën fjali:
Pra,-Rugova ishte inicuesi,nxitësi dhe THEMELUESI I UÇK-s.
Kur e them këtë, kam shumë argumente për ta mbuluar këtë pohim.
Dini ju se kush i tha Miloshit JO me ty? E dini ju se kajt iu bashkua populli shqiptar ne mbarë Kosovën por jo vetëm në te por gjithandej ku pati shqiptarë? Dini ju se kush formoi pushtetin paralel në Kosovë? Dini ju se kush e mbajti gjallë arsimimin dhe shëndetësinë në Kosovë?Dini ju se kush e njoftoi botën për aparthejdin në Kosovë? Dini ju se kush kerkoi shkëputjen e Kosovës nga Serbia?Dini ju se kush kërkoi PVARËSINË E Kosovës?Dini ju se kush kërkoi ndihmën nga Amerika por jo vetëm nga ajo?Dini ju se kush kërkoi që NATO të intervenojë në Kosovë? Dini ju se kush kërkoi që Kosova të bëhet anëtare e NATO-s dhe të integrohet në BE? Dini ju se kush e shpalli referendumin në Kosovë?Dini ju se u mbajten zgjedhjet e para në Kosovë dhe kush u bë kryetar i parë i saj? Dini ju se kush e RR E B E L O I popullin për ti marr armët në dorë dhe për tia nisur luftës me soldatesken serbe? Dini ju thuaja se të gjithë ushtarët e UÇK-s ishin anëtarë të LDK-s? Kush i nxiti këta burra,djem e vasha për vetflijim? Kush e furnizoi UÇK-n me gjërat e nevojshme për luftë: bukë,veshje,strehim,e sidomos armatim? E dini ju se NATO-ja rrafsh 78 ditë hodhi bomba mbi caqet e ushtrisë dhe ekonomisë serbe? E dini ju se si e mposhti Rugova Miloshin ne Hagë?
Pra, ju, o kalamaj, nëse nuk i keni ditur këto gjera , sot e tutje dijeni se te gjitha janë merita të dr.Ibrahim Rogovës. E, mos e përbaltëni se më të vërtetë është gjynah.
E di se keni për të më thënë se ky njeri qenka i krisur. Do të thoni:
E dinini ju pra se çfarë tha Rugova për UÇK-n,ose e dini ju se Rugova në takimin me Miloshin kërkoi që Nato-ja ti ndalë bombardimet?
Po,po u them pa më thënë.E di mirë.Por,duhet ju ta dini,Rugova para botës PTJETËR duhej të deklarohej paqësor.Ajo ishte taktika e tij mirë e përgaditur.Në anën tjetër,brenda në anëtarësi, në degë,nëndegë madje edhe nëpër aktiv e kishte vizionin,strategjinë e tij për rrezistencë të armatosur.
A e dini, nese keni qenë në këtë tokë,se ka qenë i formuar një këshill i emëruar Këshilli për Mbrojtje nga Fatkeqësitë Elementare Natyrore. Tashti po u them burra, ky Këshill ishte i organizuar nga Rugova dhe mu nga ky këshill ka lindur UÇK-ja. Pra,siç po e shihni,Rugov(izmi)a është vet UÇK-ja, apo ?
Kurse, sa i përket takimit me Milosheviqin,lexojeni edhe një citat që po e shkëpus po nga i njëjti ditar,prapë me copy-paste,shkruar më 19 prill të vitit 1999,në Progër,ku disa njerëz të dezinformuar më shtronin pyetje si:

-Po, ai (Rugova) para ca ditësh pati një takim me Milosheviqin, madje kërkoi nga NATU-a t’i ndalojë bombardimet ndaj Serbisë, si e komentoni ju këtë veprim të tij ?-më ndërpreu nanoisti me cinizëm.
-Ashtu është thënë. Edhe ne kemi dëgjuar për atë takim i cili është “organizuar”, në fund të marsit. Ku, e në çfarë rrethanash është mbajtur nuk dihet asgjë. Një gjë dihet me saktësi: Rugova është zënë rob. E, me robin, robëruesi , në këtë rast Milosheviqi, manipulon si të dojë. Paraprakisht është shkruar skenari, është sjellë Rugova në atë farë kthinën e Milosheviqit, ia kanë vënë tekstin përpara,ia kanë vënë automatikun në kokë dhe e kanë urdhëruar për ta nënshkruar atë farë “deklarate”. Kameramanët kanë gjiruar tërë “ceremoninë ” e firmosjes së asaj letre dhe e kanë plasuar para mediumeve vendore e botërore, gjoja se, Rugova po kërkon ndërprerjen e bombardimeve(!) . Por e vërteta është krejtë ndryshe: Rugova me vite të tëra ka kërkuar nga NATO-ja që të intervenojë, të na shpëtojë . E, sot, kur NATO-ja është në veprim të plotë,Rugova të kërkojë ndërprerjen e bombardimeve, është absolutisht gënjeshtër, është një skenar i pakripë, tek ne i themi rrenë e kulluar. Edhe një gjë e di: Rugova mund të jetë gjithçka, përveç kuisling (tradhtar) kurrën e kurrës s’mund të jetë. Për Rugovën vetëm koha do të na dëshmojë e pastaj do të mësojmë me saktësi se kush (është) ishte ai. Kam bindjen se jeni viktimë e mediumeve sllave ,-iu përgjigja nanoistit pak si ashpër.
Besoj se tashti keni mësuar diçka për Rugovën?

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Hadi Feri: Rama ka marrë tatëpjetën
» Hadi Osmani:Bisedime teknike apo politike me Serbin. Nga Hadi Osmani
» Ilir Dardani: Mjaft mish-per-top-izmit!
» Për arsyet objektive të “heshtjes” sime do të flas një ditë…
» Hadi Osmani:Pse çdo herë kundër

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi