Shaban Cakolli:LSHAKSH NË GJERMANI SHËNOI MANIFESTIM PËR NJËQIND VJETORIN E LINDJES SË NËNË TEREZËS
Faqja 1 e 1
Shaban Cakolli:LSHAKSH NË GJERMANI SHËNOI MANIFESTIM PËR NJËQIND VJETORIN E LINDJES SË NËNË TEREZËS
Shaban Cakolli:LSHAKSH NË GJERMANI SHËNOI MANIFESTIM PËR NJËQIND VJETORIN E LINDJES SË NËNË TEREZË
Sot më 21nëntor në Enepetal të Gjermanisë LSHAKSH shënuan një manifestim kushtuar 100 vjetorit të lindjes së humanistes më të madhe shqiptare dhe botërore Nënë Tereza.Manifestimim u shënua në mënyrë dinjitoze.Salla e kulturës nëEnnepetal gumëzhinte nga shumë të pranishëm,qytetarë gjerman,intelektual e veprimtarë shqiptarë nga diaspora shqiptare në Gjermani,Belgjikë,Holandë e gjetiu.shkrimtarë,poet,piktorë,e këngëtarë,mësues të shkollave shqipe me mësim plotësues në Gjermani,si Sejdi Gashi,Vitore Përgjokaj,Shqipe Berisha,Adem Shala,si dhe nxënës të shkollave shqipe,ia dhanë madhështinë këtij manifestimi.Referatin për Nënë Terezen e mbajti z. Hasan Qyqalla,më pas punimet e tyre për Nënë Terezën i lexuan poet nga LSHAKSH.Më pas Shkodran Tolaj,Selvete Tërstena , Driton Gashi dheAgim Gashi i pushtuan zemrat e të pranishmëve me këngët e tyre të bukura dhe domethënëse.Madhështinë e këtij manifestimi e shtuan padyshim nxënës të shkollave shqipe me mësim plotësues nga Heidelbergu dhe Esseni me prezantimet e tyre për krenarinë tonë kombëtare Nënë Tereza.Kjo na bënë të ndihemi krenarë nga se fëmijët tanë në mërgim përkushtimisht po i ruajnë vlerat tona kombëtare,dashurinë për atdheun,kulturën e traditën shqiptare.Në këtë manifestim ngjyrë dhe estetikë i dhanë këtij shënimi pjesëmarrëja e dhjetë piktorëve tanë me punimet e tyre kryesisht për Nënë Terezën.Organizatorët kishin parapa që këto piktura të bukura të shpërblehen.Shpërblimi për vendin e parë në pikturë iu nda znj.Valdete Berisha,piktore dhe poete e shquar që vjen nga Belgjika e cila për një javë do të mbajë hapur ekspozitën e saj në Heidelberg të Gjermanisë.Shpërblimi në vendin e dytë për pikturë iu nda Asllan Dibranit,veprimtarë kombëtarë,aktivist i shquar i LSHAKSH dhe piktorë.Piktori Dan Gashi po ashtu mori shpërblimin e dytë në pikturë,i cili është punëtor i pa epur i pikturës me punime mjaft domethënëse.Dy piktorët tjerë Sokol Maloku dhe Augustin Përgegaj morën shpërblimin e tretë në pikturë.Organizatorët po ashtu kishin parapa që për kontributin jo vetëm në letërsi,por edhe në fusha tjera të krijimtarive si dhe kontributin në rrafshin e veprimtarisë kombëtare të ndajë mirënjohëje nga u ndanë dhjetëra mirnjohëje...
Shqiptarët patën fatin të jenë krenar,që nëna me famë botërore ishte shqiptare
Njëqind vjet më parë, me 26 Gusht 1910, lindi një grua… e vockël dhe e imët në trup, por e madhe në shpirt e në zemër që për shumë njerëz në botë njihet si shenjte.Nga të gjithë njihej me emrin nënë Tereza. E lindur në trojet shqiptare dhe kaluar pjesën më të madhe të jetës në Indi, shumë shpejt Ajo do bëhej simbol i dashurisë për të varfrit, të sëmurët dhe të vetmuarit.
Emri i saj i vërtet ishte Anjeza Bojaxhiu, që u kthye në Tereza kur ju votua Zotit në Loreto.Përkushtimi i saj në ndihmë të të vobektëve, u kthye në qëllim të jetës së saj kur, në trenin që e çonte për Darjeling, ju shfaq “thirrja e thirrjeve”: Zoti, pasi e kishte bërë të bëhej motër i kërkonte diçka më tepër, t’i përkushtohej komplet Atij, nëpërmjet varfërisë dhe shërbimit ndaj të varfërve.
Këtë muaj jo vetëm ne shqiptarët në trojet tona etnike shqiptare dhe diasporë,por e tërë bota
kremton 100 vjetorin e Nënë Terezës, murgeshës shqiptare e cila u bë simbol universal i bamirësisë për të varfërit me aromë shenjtoreje. Mëngjesi i parë i këtij shënimi nisi me meshën e përshpirtshme në Kalkuta të Indisë. Nju Jorku do jetë qyteti më i zbukuruar me ngjyrat bardh e blu. Për të vazhduar me një sërë aktivitetesh në të gjithë botën,Nënë Tereza, u lind më 26 gusht të vitit 1910 nga prindër shqiptarë. Që në moshën 12 vjeç kishte dëshirë të bëhej misionare "për të përhapur mesazhin e dashurisë së Krishtit". Në moshën 18 vjeç hyri në urdhrin e motrave të Notre-Dame de Lorette, në Dublin, që punonte me arkipeshkvinë e Kalkutës.Nëna e saj superiore në Dublin dhe Papa kishin më shumë besim tek ajo, ndaj në fillim të vitit 1948, ajo lejohet të largohet nga urdhëri dhe nga "Motra Agnes" bëhet atëhere "Nënë Tereza", për nder të shenjtores franceze Sainte-Terese e Lisieux, vendoset në barakat e Kalkutës, në Indi, ku në vitin 1950 themeloi urdhërin e saj të murgeshave të quajtur Misionaret e Bamirësisë. Nga ajo kohë iu dedikua tërësisht të varfërve. Në vitin 1979, Çmimi Nobel i Paqes, shpërbleu punën e palodhshme të Nënë Terezës në favor të të varfërve dhe personave që ishin duke dhënë shpirt, duke i dhënë një autoritet botëror asaj që shumë prej adhuruesve e konsiderojnë si një shenjtore."Shenjtore e të varfërve", Nënë Tereza ndërroi jetë në 5 shtator 1997 në moshën 87 vjeç, pas një gjysmë shekulli shërbim ndaj të braktisurve në Indi dhe në mbarë botën. Në vitin 1997, pak para se të ndahej nga jeta, Nënë Tereza kishte 4000 motra, të pranishme në 610 shtëpi misionare, të përhapura në 123 vende të botës. Ajo prehet në selinë e Urdhërit të Misionarëve të Bamirësisë në Kalkuta. Gjashtë vjet pas ndarjes nga jeta, u shpall “E Lumturuar” nga Papa Gjon Pali i II, një moment që i ka hapur rrugë shënjtërimit të saj.Te nderuar miq,te nderuar lexues,ishte kjo vetem nje informate per njoftim.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Beqir Cikaqi: Manifestim kulturor, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënë Terezës - ''Ylli i Dardanisë rrezaton tokë e qiell''
» Shaban Cakolli:Me suksese dhe Krenari, Kosovarimedia.com, shënon dy vjetorin e themelimit
» Asllan Dibrani:Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës me aktivitete të veçanta në Gjermani dhe ma gjerë
» 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës
» Shaban Cakolli:MALLI PËR FSHATIN E LINDJES
» Shaban Cakolli:Me suksese dhe Krenari, Kosovarimedia.com, shënon dy vjetorin e themelimit
» Asllan Dibrani:Përkujtohet 100 vjetori i lindjes së Nënë Terezës me aktivitete të veçanta në Gjermani dhe ma gjerë
» 102 vjetori i lindjes së Nënë Terezës
» Shaban Cakolli:MALLI PËR FSHATIN E LINDJES
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi