Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sabit Rrustemi:VARIANTET E NJË REKUIEMI PËR XHEMËN

Shko poshtë

Sabit Rrustemi:VARIANTET E NJË REKUIEMI PËR XHEMËN Empty Sabit Rrustemi:VARIANTET E NJË REKUIEMI PËR XHEMËN

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 23, 2010 12:36 am




Sabit Rrustemi:VARIANTET E NJË REKUIEMI PËR XHEMËN 46117_1341787315746_1563102666_30763787_5203054_n

Sabit Rrustemi:VARIANTET E NJË REKUIEMI PËR XHEMËN

Sabit Rrustemi:VARIANTET E NJË REKUIEMI PËR XHEMËN Xhema-3vj.perkujtohet.fr.ldk231103

(Vertikal)

Vërr s’të bëri syri
Zemra
E shkreta

Vetëm hapat
Vetëm hapat oh
Vetëm hapat s’i kaluan shkallët

Çelësi i portës mbeti në eter
Përmes telave të zi
Nguros një grua

I le shkallët
Ece tutje nëpër hapësirë
Mbi plumba tinzar
Se toka e vogël mbeti
Për shikimin tënd

(Pështyji plumbat)


Phu
Phu
Phu
Për plumbat
Për plumbëshkrepësit

Phu
Phu
Phu
Për majat e helmta
Për skutëzezët

Phu

Kujtimi i kthjellët
S’vritet ore

Fjala e lirë

Kot mëkatnuan gishtat
Këmbëzat
Majëplumbat

Kot

Fjala e lirë
Si Jezusi do t’ju ndjek
Në çdo pëllëmbë bote

(U bëre i paarritshëm)


Nga analizë e së Martes dole

Në Kodër u pamë
Pranë martirëve

Vetëm duart i shtrënguam
Fjalët i ndërruam
Dhe nga një buzëqeshje

Ti kalove Kodrën
U bëre i paarritshëm

Të enjten e shenjtë shalove

Si ta zëmë udhën
Gjurmët
E pak bukë e kripë
Për të të ftuar
Kur të na marrë malli

(25 nëntor 2000)

Marrë nga vëllimi me poezi “Ëndrra që puthet”, 2001
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi