Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së
Faqja 1 e 1
Muharrem Sfarqa: Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së
Intervistë ekskluzive me Anton Kolajn, ish nënkryetar i LDK-së (vitet ’90-ta )
LDK KA BËRË DHE DO TË BËJ PUNË TË MËDHA PËR KOSOVËN
Nga Muharrem Sfarqa
Anton Kolaj, njëri ndër nënkryetarët e parë të LDK-së, organizuesi dhe pjesmarrësi i shumë procesve kombëtare për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës, në Klinë dhe në tërë Kosovën, i viteve të tetëdhjeta dhe të nëntëdhjeta, po i rikthehet skenës politike të Kosovës, me një vitalitet dhe gatishmëri, si një detyrim i përhershëm që secili prej nesh ka ndaj atdheut të vet, këtë e ndien për borxh.
Si njeri i rezistencës, protestës, i sfidimit të dhunës dhe burgjeve serbe, nxitës i proceseve për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e këtij vendi, që zanafillën e angazhimeve të tija e kishin nga vendlindja e tij, Klina, ai, përpos që do zgjidhej në hierarkinë e parë të një partie politike në Kosovë, siç ishte LDK, në vitin 1992 do zgjidhej edhe deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale të cilat u organizuan nën pushtimin e egër serb. Po këtë kohë, në emër të realizimit të vizionit për liri, pavarësi e demokraci, Anton Kolaj, si njëri ndër anëtarët e asaj kryesie, inicioi dhe mori për sipër organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Ai në këtë kohë kishte edhe funkcionin udhëheqës në kuadër të kësaj ministrie.
Prezenca e tij në Kuvendin e VII të Zgjedhor të LDK-s mbase nuk u vërejt shumë nga mediat, por shumë miq të vjetër, përfaqësues të LDK -së nga degë të ndryshme të Kosovës, ish nxënës dhe bashkëpunëtorë, veprimtarë nga diaspora etj,e takonin me një dashamirësi të veqantë. Veçanërisht klinasit e tij duken më të entuziazmuar për rikthimin e tij.
Prandaj dhe zhvilluam këtë intervistë ku, ai shpalos pikëpamjet e tij për zhvillimet e fundit në skenën politike dhe në LDK , pa ju shmangur dhe interesimeve tjera, me këtë rast.
Zemra Shqiptare: Z. Anton, rishfaqja e juaj pas një kohe të gjatë në Kuvendin e 7-të zgjedhor të LDK-së, a është sinjal se ju po i rikthehi politikës dhe përpjekjeve për ta ndihmuar partinë që dukej se ju kishte harruar?
Anton Kolaj: Gjithsesi, që ky është një sinjal, falë nxitjes dhe kërkesës së vazhdueshme të anëtarësisë dhe shumë qytetarëve të Klines e me gjerë si dhe të Degës - së LDK-së në Gjermani.
Vendosa që të jap kontributin politik dhe profesional pikërisht në këtë fazë nëpër të cilën po kalon vendi im dhe posaqerisht LDK-ja . Për mua ishte privilegj po edhe kënaqësi që po rikthehesha dhe që mora pjesë në Kuvendin e VII zgjedhor të LDK-s, si njëri nga delegatët e Deges së LDK-s për Gjermani.
ME SYGJERIMIN E PRESIDENTIT …
Zemra Shqiptare: Si mund të justifikohet kjo mungesë , qoftë nga ana e juaj po edhe e vetë lidershipit të LDK-së, për mos angazhimin e deritashëm apo thënë më drejt, abstenimin e gjatë?Ka të bëj me shkëputjen e juaj nga Kosova, për vite e vite ? Apo, lidershipi i LDK-s thjesht ju kishte harruar?
Anton Kolaj: Të dyja nga pak. Por,dalja ime jasht ka qenë pjesë e kërkesës së vetë Presidentit tonë historik, dr.Ibrahim Rugovës. Ai më sugjeroi për shkak të burgosjeve që në vitet e nëntëdhjeta iu bënë stafit udhëheqës të Ministrisë së Mbrojtjes. Atë kohë, siç mund të jeni në dijeni ju dhe opinioni i gjerë kosovar, u burgos zoti Hajzer Hajzeri (tashmë i ndjerë) dhe shumë ushtrakë dhe veprimtarë të cilët kishin marrë mbi supe të formonin Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës. Në këtë formacion unë kisha postin udhëheqës të kësaj Ministrie.
Më vonë kanë pasuar ndryshimet në kryesinë e LDK-s(1998) dhe ka munguar vullneti i stafit udhëheqës të Qeverisë së Republikës së Kosovës në ekzil që këto procese të zhvilloheshin me intenzitetin e duhur dhe që aktorët e saj të vazhdojnë punën pa pengesë.
Unë, qëndrova anash, pa dashjen time dhe nuk u bëra pengesë e proceseve të cilat dihet mirëfilli se si ecën.
Tash, vlerësova momentin dhe kurrë nuk është vonë për t’i ndihmuar vendit tënd. Sidomos në këto rrethana që janë krejt ndryshe nga rrethanat e asaj kohe.
Zemra Shqiptare: Ju erdhët si delegat i Degës së LDK-së për Gjermani, ku edhe jetoni e punoni që nga viti 1995. Keni zhvilluar aktivitet në këtë degë gjatë këtyre viteve apo keni zgjedhur dhe atje “heshtjen” për të mos thënë , mos veprimin deri në zgjedhjet e 7-ta në LDK?
Anton Kolaj: Po, në Gjermani jam nga ajo kohë. Ndërsa nga 1998 punoj si pedagog në një institucion gjerman, më saktësisht jam i punësuar te Arbeiterëohlfahrt, në qytezën Übach- Palenberg, në afërsi të qytetit Ahenit.
Gatishmëria ime nuk ka munguar asnjëherë. Kur më kanë thirrur, mbrenda mundësive te mia, iu kam pergjigjur ftesave. Këtë e dinë më së miri udhëheqësit e Nëndegës së NRË.
Gjithsesi, jeta jashtë vendit për mua nuk ka qenë e lehtë sepse krahas përkujdesjes ndaj familjes, më ështeë dashur që shumë kohë dhe shumë mund për të investuar në kualifikime profesionale për të qenë i aftë dhe konkurent në tregun e punës në Gjermani, ku siç dihet, ekziston një konkurencë shumë e fortë.
NUK ZHGËNJEHEM LEHTË
Zemra Shqiptare: Po të pyesim troç, Anton Kolaj, a kishe ofertë edhe më parë për angazhim nga LDK , nga ndonjë subjekt tjetër politik apo ju kishin lënë anash që të gjithë? Apo ka “munguar” interesimi dhe i juaji, si rezultat i një zhgënjimi?
Anton Kolaj: Jo, unë për nga natyra nuk zhgënjehem. Gjithsesi ka pasur faza kur unë nuk kam qenë i kënaqur dhe kam pas qendrim tjetër ndaj proceseve nëpër të cilat ka kaluar LDK-ja.
Sa ju përket interesimeve të subjekteve tjera politike që garojnë në Klinë dhe më gjerë, më janë ofruar shpesh me oferta të ndryshme për cka dhe i falenderoj. Unë kam shumë miq dhe bashkëveprimtarë që e kanë çmuar dhe e çmojnë angazhimin tim në Klinë dhe më gjerë e, të cilët militojnë në subjekte tjera politike.
Ama, unë jam njëri ndër themeluesit e Degës së LDK-s në Klinë dhe pastaj bartës i funkcionit të nënkryetarit të LDK-s në vitet nëntëdhjeta dhe jam shumë i identifikuar me filozofinë politike të ketij subjekti të cilit i ka pri Presidenti historik, dr. Ibrahim Rugova.
Në LDK, edhe pa poste, edhe pa funkcione, jam ndie dhe ndihem sot e gjithë ditën, mirë. Çmoj shumë rrugën institucionale dhe procedurën demokratike, pa lënë anash angazhimet dhe meritat. Çdo kush që dëshiron të hyjë në struktura udhëheqëse, duhet te perballet me konkurencën dhe kritere të procedurës demokratie. Vetëm kur të arrijmë që në jetë të implementojmë kriterin demokratik 51 me 49 mendoj se mund të lavdërohemi se po ndërtojmë një shoqëri europjane dhe një subjekt demokratik.
Zemra Shqiptare: Atëherë, si e përjetuat këtë Kuvend të LDK-së, kontaktet me veprimtarët që nuk i kishit takuar kohë të gjatë, me ata që nuk të njihnin fare?
Anton Kolaj: Po filloj nga e fundit: kontaktet me miq të vjetër (e ata nuk jane pak), posaqerisht duke qenë një kohë fizikisht jashtë, njeriu i përjeton pak ca emocionalisht. Kjo është edhe sindrom i mërgatës apo jo! Shpesh befasohem se sa me emocione dhe saktësi i dëgjoj rrëfimet e veprimtarëve të atyre viteve. Shumë prej tyre atëbotë ishin të rinj dhe i takonin forumeve rinore, atij të gruas dhe kështu me radhë. Nga kjo distancë kohore mund të konstatoj se LDK-ja ka bërë dhe po bën punë të madhe për Kosovën. Këtë mendim e kam pasur gjidhmonë. E kam edhe sot.
Vetëm distanca kohore të jep mundësi për tëparë në mënyrë neutrale rrugën e kaluar.
Por,t’i kthehem pjesës së parë të pyetjes së suaj.
Kuvendin e shtatë zgjedhor të LDK-s e perjetova si një moment tejet i rëndësishëm për demokracinë e vendit tim. Ishte një Kuvend i organizuar mirë, kishte një strukturë të çartë organizative, transparencë dhe procedurë demokratike të votimit. Por ajo që unë pashë dhe e mora si mesazh ishte prezentimi i dy garuesve për postin e Kryetarit të LDK-s. Si zoti Sejdiu po ashtu dhe zoti Mustafa, treguan se posedojnë vlera njerëzore dhe demokratike. Aty nuk pashë mundës dhe të mundur. Pashë një garë fer dhe dinjitoze. Aty fitoi LDK-ja dhe rruga e saj demokratike. Do të isha i lumtur që këtë frymë ta ruajmë dhe ta kultivojmë në të gjitha nivelet organizative të LDK-s. Ne duhet të mësohemi se pa garë dhe konkurencë nuk mund të zhvillohemi si shoqëri dhe si subjekt politik.
Zemra Shqiptare: Tashmë meqë emri juaj figuron dhe në listën e kandidatëve të LDK-së për Kuvendin e Kosovës ( nën numrin 74) , ju , si njëri ndër kuadrot e para udhëheqëse që vutë edhe themelet e organizimit dhe shtrirjes në terren, ç’ mund të na thoni për gjithë këto vite nëpër të cilat kaloi Kosova, LDK-ja dhe vetë, Anton Kola, si njëri ndër besnikët më të heshtur të saj?
Anton Kolaj: Nëse i referohemi te kaluares, pa fije dyshimi, LDK-ja ishte inicuese dhe prijëse e çdo veprimi dhe procesi që qonte drejt çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës. Kaluam vite te rënda por të lavdishme. Sot pavarësinë e Kosovës e kanë njohur shumë vende të botës. Kemi miq të fortë dhe ata duhet t’i ruajmë. Këta miq çmojnë orietimin politik dhe demokratik të popullit të Kosovës. Ky orientim dhe kjo frymë politike rrënjët i ka në filozofinë politike të Presidentit Ibrahim Rugova, të impementuar përmes LDK-s .
Gara dhe dëshira për të fituar LDK në këto zgjedhje jane motivi kryesor i angazhimit dhe rikthimit tim. LDK-ja po i ofrohet votuesit me ofertën për një Kosovë Europiane dhe premtimin e siqertë për ta ndertuar dhe zhvilluar më mirë këtë vend, kaq të përvuajtur.
Lista e LDK-s, me emra eminent të dijes dhe veprimit është garanti i kësaj që them. Votuesi ka çka të zgjedh.
FITORJA SI BORXH
Zemra Shqiptare: Besoni se LDK , pas këtyre zgjedhjeve, si brendapartiake, si tash me këto shumëpartiake për Kuvendin e Republikës së Kosovës, do nis ringritjen drejt partisë së parë në vend, aty ku ishte për të gjallë të presidentit historik, dr. Ibrahim Rugovës?
Anton Kolaj: Besimi dhe dëshira për ta parë LDK- n në vendin që e meriton, pra në vedin e parë, më kanë nxitur edhe më shumë që t’i ofrohem elektoratit si në Kosovë ashtu edhe në mërgatë. Këto ditë në Kosovë po shoh një gatishmëri dhe disponim shumë pozitiv për t’u angazhuar që LDK-ja të del fituese në këto zgjedhje. Sa i përket anëtarësisë së LDK-s, mund të them se jam i impersionuar me përkushtimin e saj anekënd Kosovës. Ata duan fitore dhe me votën e tyre kjo do të ndodhë. Edhe si një borxh ndaj Presidentit tonë historik , dr. Ibrahim Rugovës dhe vetë të ardhmes së Kosovës.
Zemra Shqiptare: Ju e njihni mirë edhe liderin e saj të ri Zotin Isa Mustafa, që thënë kushtimisht lidhet edhe rikthimi I juaj me ardhjen e tij në krye të LDK-së. A mundet ky njeri ta reformojë LDK-në kur dihet se gëzon mbështetjen e pamohueshme të anëtarësisë së saj, madje edhe në mërgatë?
Anton Kolaj: Zotin Isa Mustafa, kryetarin e ri të LDK-s e njoh që nga koha kur unë kamë qenë nënkryetar i LDK-s dhe përpos tjerash përcillja organizimin dhe punën e degëve të LDK- s në Diasporë. Ai ishte Ministër në Ministrinë e Financave të Republikës së Kosovës. Më bënte përshtypje përkushtimi profesional, modestia dhe qendrimi shumë dashamirës ndaj çdo veprimtari. Ani pse të qenurit ministër kërkonte një neutralitet karshi subjekteve politike, ai nuk nguronte të theksonte shpesh se pa LDK-n, nuk ka fond të 3% -it, në fakt nuk ka shtet.
Disa në atë Qeveri nuk e kishin këtë burrni për ta pranuar këtë realitet.
E kam percjellur gjithashtu dhe garën e zotit Mustafa për Kryetar të Pishtinës dhe aty ka qenë lehte për t’u parë se ai posedon aftësi për t’u perballur me fushatë edhe konkurent në mënyrë dinjitoze, pa rënë ultë dhe pa u ndikuar nga ethet zgjedhore. Oferta e tij fitoi bindshëm dhe ky është edhe një indikator se zoti Mustafa do dijë dhe mundet për t’i prirë LDK në ringritjen e saj si partia e parë në vend. Natyrisht, ehde përmes mbështetjes së secilit prej nesh.
Zemra Shqiptare: Nëse zgjidheni deputet i LDK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ju, përveç interesave të qytetarëve të saj, do jeni dhe zë i mërgatës shqiptare, kur dihet se mbi 15 vite e sa po e ndani të njejtin fat me ta?
Anton Kolaj: Gjithsesi, angazhimi im për mërgatën nuk do të mungojë. Mërgata jonë ndihet nganjëhë e lënë pas dore dhe ne duhet që këtë pjesë të kombit tonë ta trajtojmë më me dinjetet. Sepse, kjo mërgatë në mënyrën më të dinjitetshme u angazhua dhe kontribuoi për lirinë , pavarësinë e, edhe për demokracinë në Kosovë.
Unë do të jem edhe zëri i këtyre bashkëkombasve.
DO FLAS DHE UNË...
Zemra Shqiptare: Tash, sapo jeni rishfaqur në LDK. Strukturat e mëvonshme të saja, mbase edhe nuk ju mbajnë mend., gjithaq. Po, edhe koha e shkurtër për fushatë dhe rinjohje. Mendoni se do t’I sfidoni suksesshëm të gjitha këto dhe, pas 12 dhjetorit do ju shohim në njërën nga ulëset e deputetëve ne Kuvendin e Kosovës?
Anton Kolaj: Unë do të perpiqem që së bashku me strukturat udhëheqëse të Deges së LDK të Klinës dhe asaj në Gjermani po edhe me një armatë të terë veprimtarësh, miqsh dhe anëtarësinë e shum,të anekënd Kosovës, në rend të parë të fitojë LDK-ja se, përmes saj fiton e tërë Kosova.
Zemra Shqiptare: Jeni ndër figurat e pakta dhe kyqe të politikës ( mbase dhe e vetmja)që nuk keni rrëfyer për zhvillimet e bujshme të viteve -90-ta. Ju, pos pozicionit të nënkryetarit të LDK-së, kishit edhe një mision tepër të rëndësishëm dhe të ndieshëm, përgatitjen dhe organizimin e popullit në luftën për liri e pavarësi. Do ta dijmë një ditë edhe anën tjetër të angazhimeve që kishte LDK-ja, ju dhe mekanizmi që kishit ndërtuar atë kohë, për ta sfiduar një pushtues shekullor? Apo edhe mëtutje do t’i qëndroni besnik heshtjes dhe do t’ju lini hapësirë spekulimeve për atë periudhë e cila, megjithatë nuk e ka zbardhur të vërtetën, akoma?
Anton Kolaj: Presidenti Rugova thoshte shpesh: “Mos folni shume por punoni shume...” Po një ditë do të flas, edhe unë. Atëher kur ta vlersoj se kjo nuk është vetëlavdërim por rrëfim për brezat që vijnë e vijnë. Ajo që mund te them tash është se LDK- ja ka bërë shumë, më shumë se sa nganjëherë thuhet. Të bëmat e saj kanë kontribuar që ne të jemi ketu, në Kosovë.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Muharrem Sfarqa:Dega e LDK për Gjermani në mbështetje të z. Anton Kolaj, për deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës
» Muharrem Sfarqa: Intervistë me poetin disident kinez, Bei Ling
» Muharrem Sfarqa:Intervistë me Dr. Isa Mustafën, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës
» Muharrem Sfarqa:Poeti i fushës së Kosovës-Intervistë me Hasan Qyqallen
» Muharrem Sfarqa:Intervistë me Jusuf Buxhovin-PELLAZGËT JANË THEMELUES TË ANTIKITETIT
» Muharrem Sfarqa: Intervistë me poetin disident kinez, Bei Ling
» Muharrem Sfarqa:Intervistë me Dr. Isa Mustafën, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës
» Muharrem Sfarqa:Poeti i fushës së Kosovës-Intervistë me Hasan Qyqallen
» Muharrem Sfarqa:Intervistë me Jusuf Buxhovin-PELLAZGËT JANË THEMELUES TË ANTIKITETIT
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi