Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vritet në Klinë oficeri i policisë, Arben Sejdiu

Shko poshtë

Vritet në Klinë oficeri i policisë, Arben Sejdiu Empty Vritet në Klinë oficeri i policisë, Arben Sejdiu

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 23, 2010 9:56 pm

Vritet në Klinë oficeri i policisë, Arben Sejdiu

Vritet në Klinë oficeri i policisë, Arben Sejdiu 22polici_4
Vritet oficeri i policisë në shtëpinë e tij

Mbrëmë rreth orës 21:10 në fshatin Grabanicë të Klinës në shtëpinë e tij nga persona të panjohur është vrarë oficeri i policisë, Arben Demë Sejdiu dhe janë plagosur dy anëtar të tjerë të familjes.
Njësia e drejtorisë rajonale të Policisë në Pejë, njoftoi se në shtëpinë e viktimës Naim Sejdiu, lindur dhe banues në fshatin Grabanicë, derisa viktima (oficeri policor), Arbeni lindur me 03.03.1970 dhe banues në fshatin Grabanicë-Klinë, dhe viktima Qemajl (Naim) Sejdiu 24 vjeçar po ashtu lindur dhe banues në fshatin Grabanicë, kanë qenë së bashku me familjar të tjerë duke qëndruar në dhomën e pritjes, nga oborri i shtëpisë së tyre, persona të panjohur kanë shtënë me armë automatike të zjarrit.

Në njoftimin e policisë thuhet se me këtë rast nga plagët e marra oficeri policor Arbeni ka mbetur i vdekur në vend dhe se vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe ekipi mjekësorë që ka dalë në vendin e ngjarjes pas marrjes se njoftimit, ndërsa Naimi dhe Qemajli kanë pësuar plagosje (lëndime trupore) dhe nga familjarët janë dërguar për në Spitalin Rajonal në Pejë. Viktima Naim Sejdiu është ndaluar në spital për tretman mjekësor të mëtutjeshëm, ndërsa Qemajli pas marrjes së ndihmës është liruar për në shtëpi.

Sipas policisë për ketë janë njoftuar njësitet përkatëse policore dhe stafi komandues i stacionit policorë në Klinë, po ashtu janë aktivizuar edhe planet operacionlale që efektivët policorë të veprojnë në rajon sa më shpejtë për kapjen e mundshme të kryesve të krimit.

Njësitet përkatëse policore kanë vazhduar operacionin, duke bërë shikimin e vendit të krimit, janë bastisur 6 shtëpi në komunën e Klinës dhe shoqëruar 10 persona për t’i intervistuar lidhur më rastin, por të njëjtit nuk janë ndaluar. Operacioni policor është në vazhdim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi