Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Daci: Kryeministri është shumë “frajer”

Shko poshtë

Daci: Kryeministri është shumë “frajer” Empty Daci: Kryeministri është shumë “frajer”

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 23, 2010 10:03 pm

Daci: Kryeministri është shumë “frajer”

Daci: Kryeministri është shumë “frajer” Ldd-debati-pjeterbudi
Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, gjatë një debati me studentë në kolegjin “Pjetër Budi”, ka adresuar një sërë kritikash ndaj qeverisë në largim, ndërsa premtimin e kryeministrit në largim për rritje pagash të mësimdhënësve për 50 për qind e ka quajtur jo kushtetues dhe jo ligjor.

Gjatë një ligjërate në Kolegjin Pjetër Budi, kryetari i LDD-së, Nexhat Daci e ka përshkruar të rëndë gjendjen në Kosovës, si në aspektin e zhvillimit ekonomik, mirëqenies qyetare, papunësisë, krimit të organizuar, korrupsionit, evazionit fiskal , bilancit negativ tregtar si dhe izolimit të shtetit në rrafshin ndërkombëtar. Për këtë gjendje të rëndë Daci ka fajësuar ndërkombëtarët, që sipas tij, nuk po e kryejnë punën e vetë për çka kanë ardhur, por nuk ka lënë pa fajësuar edhe vendorët. Kryetari Daci tha se LDD nuk premton, por garanton që me pjesëmarrje në qeverisjen e ardhshme, ta ndryshojë në tërësi fizionominë e Kosovës.
Daci është përgjigjur në pyetjet e studentëve, por ka folur edhe për zhvillime të tjera në skenën politike, zhvillimet në LDK, rugovizmin etj. Ai tha se LDD për nga programi është më e afërta me LDK-në dhe pret bashkëpunim me të pas zgjedhjeve. Shkuarjen e Ukë Rugovës në koalicion me AAK, Daci e ka quajtur të gabueshëm, ngase, siç u shpreh, pikërisht AAK-ja është ajo që nuk nuk ka fare rugovizëm.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi