Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Bajram Osmani:Kampioni ka një emër

Shko poshtë

Bajram Osmani:Kampioni ka një emër Empty Bajram Osmani:Kampioni ka një emër

Mesazh nga Agim Gashi Wed Nov 24, 2010 12:06 am


Bajram Osmani:Kampioni ka një emër 49305_1334302280_1791734_n
Bajram Osmani:Enis Imeri është Kampion botëror në Karate për së dyti me radhë!!!.

Bajram Osmani:Kampioni ka një emër 155179_165959690110485_116519628387825_323848_2048678_n

Ky TOPATLET në Edinburgh të Skocisë, në Kampionatin botëror të organizuar nga Asociacioni botëror i karatesë (WKA) u shpallë sërish Kampion botëror në klasën e seniorëve deri në 65 kg.
Me Ekipin Kombëtar Gjerman, Enisi në fund të Tetorit fluturoi në Skoci. Pasa arriti atij ju dashtë që si edhe 1600 pjesëmarrësit të regjistrohet dhe të shkoj drejtë peshores që të matet.

Në ditën e dytë në Skoci startoi me një trajnim të përbashkët me Ekipin Kombëtar Gjerman. Enisi u prezantua në formë të shkëlqyeshme.
Në përgatitjet për pjesëmarrjen në Kampionatin e dytë botëror, Enisi ushtroi në mënyrë intensive, para se gjithash qëndrueshmërinë dhe shpejtësinë.

"Në hapjen e kampionatit disi kisha një rrënqethje" në lëkurë, kjo konkurrencë e fortë, kjo atmosferë, ky vend i bukur dhe ky organizim fenomenal, më dhanë edhe më shumë forcë".
Në luftërat e para nuk pati kush që ta ndal. Startoi kundër ekipit turk dhe fitoi me meritë. Arriti kështu në Finale.

Finalja e gëzoi pa masë, ai tani më ishte për herë të dytë në Finale të një Kampionati botëror. Kishte vetëm dy dite që të përgatitet mentalisht dhe fizikisht për ketë duel domethënës. Përveç terminëve me trajnerin dhe mjekun, Enisi gjente nga pak kohë që të takohet me koleget dhe ti shikonte bukuritë e rralla te Edingurgh-ut.

“Këtu bukuri me bënin që të harroj se në finale do të ishte vështirë, përndryshe nuk kisha edhe aq kohë të lirë, ngase qëllimi ishte që të koncentrohem për luftën që më priste”
Enis Imeri hyri në Finale me i përgatitur se kurrë. Moto e Kampionatit ishte “Vetëm për guximtarët”. Enisi vërtet ishte i guximshëm. Para tij ishin rusët. “Unë luftoj me dëshirë kundër ruseve“ më patë thënë ai. I motivuar nga Fansat dhe kolegët me një “Mawashi-Geri” (Goditje me këmbë) dhe në fund me një goditje me grusht si dhe vendosmërinë që kishte, i detyroi rusët të dorëzohen parakohe. Enisit i shkoi për dore që ta fitoj luftën më të vështirë të jetës së tij me rezultat 2:1. Kështu edhe u stolis me medaljen e artë, medalje kjo e dyta e këtij rangu.

„Unë jam përgatitë paraprakisht mirë, ndjehem mirë dhe isha i sigurt se kundërshtarët do të kenë probleme që të më mundin mua. Në vitin e kaluar siç e dini ne Spanjë e tregova veten dhe e mora Medaljen e artë. Kjo është e dyta dhe ndjehem shumë i gëzuar” tha Enisi mbas fitore së titullit.
Asgjë nuk kam dëshirë që të ja lë rastësisë!!!

Me Enisin në Kampionatin botëror ishin edhe dy nxënës të tij. Frauke Gans e cila vitin e kaluar në Spanjë gjithashtu ishte Kampione bote, kësaj radhe ne Skoci e zuri vendin e dytë dhe u shpallë Nënkampione bote. Gjithashtu edhe nxënësi me i ri i Enisit, Rene Fischer, mori për herë të parë pjesë me një Kampionat botëror dhe u stolis me titullin e Nënkampionit botëror. Me këtë Enisi dëshmoi se përveç që është Trajner i mirë është edhe luftëtar i mirë dhe njëherit – Kampion bote.

Pra Kampioni ka një emër, ky emër quhet – E N I S I M E R I.
Qëllimi i tij është që ta jep edhe Provimin e Shkallës Master 4. Dan dhe ti avancoi shkollat e tija të Karatesë.
Në cilat luftëra do të marrë pjesë në të ardhmen Enisi është ende hapur. Kampionati botëror që do të mbahet në Gjermani, ai në Amerikë, a po në të dyja?
Presim e shohim. Enisi është i motivuar që të na sjell T I T UJ!!!!

Bajram Osmani
© by LD Gjermani 2010-11-22
Bajram Osmani:Kampioni ka një emër 75600_165961943443593_116519628387825_323855_518940_n
Drejtë fitoreve të reja...Edinburgh - Skoci
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi