Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mentor Thaqi-Bajram Osmani:LD Gjermani:„ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2...Letër e hapur

Shko poshtë

Mentor Thaqi-Bajram Osmani:LD Gjermani:„ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2...Letër e hapur Empty Mentor Thaqi-Bajram Osmani:LD Gjermani:„ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2...Letër e hapur

Mesazh nga Agim Gashi Sun Nov 14, 2010 4:32 pm

Mentor Thaqi-Bajram Osmani:LD Gjermani:„ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2...Letër e hapur 13316_116519781721143_116519628387825_91582_634810_n
Mentor Thaqi-Bajram Osmani:LD Gjermani:„ZGJEDHJET E JASHTËZAKONSHME PËR KUVENDIN E KOSOVËS MË 12 DHJETOR 2...Letër e hapur

„KQZ Prishtinë
- Kryetares së KQZ-së
- Sekretariatit të KQz-së
- Organeve tjera vendosëse të KQZ-së
E nderuara Zonja Kryetare e KQZ,


Të nderuar zonja dhe zotrinjë,
Votimi përmes postës, çdo herë po na sjellë telashe dhe kokëçarje me "rregullat" e parregullta dhe formalitetet e përmbushjes së
të drejtës për votim! Është krijuar pershtypja dhe kjo krejt me vend dhe e bazuar (të paktën për ne mërgimtarët) se e gjithë
kjo odiseadë dhe ky komplikim bëhet me qëllim të heqjes qafe të Mërgatës: së pari nga UNMIK-u e tash edhe nga vetë Institucionet tona Shtetërore! Po si të spjegohet ndryshe kur gjithmonë në lidhje me këtë problematikë futen rregulla mbi rregulla, krejt të veçanta që e bëjnë pothuajse të pamundur votimin.

Afati i tanishëm për dorëzim aplikacioni deri me 16.11.2010 është një blamazh i llojit të vet! Po si ka mundësi që kjo punë të kryhet
kaq shpejt kur ju atje që i keni krejt afër Institucionet dhe nuk mund ta bëni kaq shpejt, po si mund ta bëjmë ne në të katër anët e Botës?! Pastaj, edhe përfaqësitë tona Diplomatike i kemi me qindra kilometra larg. Shkurt, kërkojmë që të paktën deri më 22.11.2010 (për një javë) të shtyhet a drejta e aplikimit dhe si bazë të mirret vula e Postës në Pliko në ditën e dorëzimit në postë! Kjo do ishte vetëm një lehtësim i vogël në rregullat e parregullta dhe shumë konfuze në proceduren e aplikimit për votim me postë!
Herave tjera do ishte mirë të mendohet që kjo procedurë të bëhet përmes Ambasadave-Konsullatave tona sikur në gjithë Botën demokratike, përmes pikave të votimit apo edhe me postë, por në Përfaqësitë tona, (shih Italinë, Greqinë, Turqinë, etj.), e mos të maltretohemi ne dhe ju pa pikë nevoje! Apo akoma jeni të interesuar të na përjashtoni nga procesi?! tingëllon paksa egër dhe vrazhdë, por kështu ndjehemi ne mërgimtarët nga gjithë ky konfuzitet me apo pa qëllim! Mbesim me shpresë në mirëkuptimin tuaj edhe pse e dijmë se këto janë zgjedhje të Jashtëzakonshme me kohë të shkurtër përgaditjeje dhe veprimi! Këtë e kemi marrë në konsideratë!


Përshëndetje vëllëzërore:
Mentor Thaqi dhe Bajram Osmani
nga LD Gjermani
VS., 14.11.2010“
P.S. Kësaj letre i bashkangjitem edhe unë Agim Gashi
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi