Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Berisha: Ledi Shamku këndonte Alehandron me leje ndërtimi

Shko poshtë

Berisha: Ledi Shamku këndonte Alehandron me leje ndërtimi  Empty Berisha: Ledi Shamku këndonte Alehandron me leje ndërtimi

Mesazh nga Agim Gashi Thu Nov 25, 2010 11:08 pm

Berisha: Ledi Shamku këndonte Alehandron me leje ndërtimi


Berisha: Ledi Shamku këndonte Alehandron me leje ndërtimi  Nentor_berisha25
Tiranë- Kryeministri Sali Berisha akuzoi opozitën se në reagimet e saj politike nuk qëndrojnë shqetësimi për qytetarët, pasi ata nuk e njohin realitetin. Berisha u shpreh se deputetët socialist jetojnë në luks dhe nuk e njohin të vërtetën e popullit.
Ai u shpreh se ata i lenë paratë në bixhoz dhe për ata ekzistojnë “Kazino Rexhensi, ekziston kazinoja e Monte Karlos, ekzistojnë resortet turistike në Frjodet e Veriut, detërat e nxehta, eksitojnë të gjitha lukset, por nuk ekziston qytetarët, fëmijët shqiptarë nxënësit shqiptarë, i moshuari dhe pensionistët shqiptarë”, tha Berisha.
Ai ndal edhe në fjalimin e deputetit Namik Dokle duke thënë se nuk e njeh zonën ku është zgjedhur dhe se shpiku emra fshatrash që nuk ekzistojnë në realitet.
“Folklori i Namikut është njëlloj sikur shkruante fjalimit e Sotir Koçollarit”, tha Berisha.
Në sulmet e kryeministrit u përmend dhe deputetja Ledi Shamku. Berisha u shpreh se firma e saj ndërtuese ka marrë më shumë nga të gjithë ndërtuesit e tjerë në Tiranë.
Ledi u ke borxh ndërtuesve të Tiranës 70 % të lejeve të ndërtimit. Jo se duket e pafajshme ajo, por ajo Alehandron e ka kënduar me leje ndërtimit”, tha Berisha.
Nga ana tjetër ai ka folur dhe për deputetët e Matit dhe të Shkodrës, duke theksuar se deputetët nuk dinë nëse ekzistojnë zgjedhësit.
“Po ta shohin Matin nga kullat e Fidelit nuk sheh asgjë, Por të them unë se ne Mat do fillojë rruga Mat-Klos-Peshkopi. Do fillojë rruga Rrëshen-Klos. Or zotëri mati nga Kullat e Fidelit të duket hënor”, tha Berisha në seancën sotme.
Ai u shpreh se deputetët socialist nuk kanë çfarë të thonë më veç akuzave dhe ka kërkuar që të ndërpritet seanca e debateve për buxhetin e vitit 2011.
“Si nuk flisni një herë për pensionet e pensionistëve shqiptarë. Si nuk flisni për rrogat. Si mashtroni nga mëngjesi në darkë, e kini kthyer Parlamentin në mashtrim. Thoni se po pakësohen shpenzimet për qytetarët kur rriten me 4 miliardë lekë”, tha Berisha.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi